Arkiva

  • Fatmir Merkoçi sot është avokat. 21 vite më parë ishte një teknik që punonte në ndërmarrjen e Bonifikimit. 21 vite më parë, ishte ndër perosnat e vetëm që u plagos dhe desh vdiq, në momentet kur mbi 100 mijë sahqiptarë dolën në sheshin “Skënderbej” për të rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës, 17 metra të lartë të vendosur në 1988, për t ëmbajtur përjetë kultin I ish-dikatorit komunist. (Në foto: Avokati Fatmir Merkoçi, protagonist në demonstratën e 20 shkurtit 1991 në Tiranë)
  • Sequi, ndihmë për të izoluarit

    Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sequi është solidarizuar sot me banorët e izoluar në veri të vendit, duke dërguar ndihma ushqimore për ta.
    “Mendoj që solidariteti mund të tregohet edhe me gjëra të vogla. Në ditët në vijim kam planifikuar të shkoj të vizitoj disa prej zonave të bllokuara. Me që sot është pushim dhe mua më pëlqen të bëj pazar mendova të blej dicka edhe për këta banorë në shenjë solidariteti”, tha ambasadori.

  • Droga me kuaj nga Lazarati
    prangosen 7 persona

    Gjatë aksionit “Sopoti”, të realizuar në bashkëpunim dhe me komisariatin e Gjirokastrës janë vënë në pranga të dyshuarit që transportonin lëndë narkotike, nëpërmjet kuajve nga fshati Lazarat përmes malit të Sopotit deri në fshatin Kopaçëz, ku më pas transportohej drejt Greqisë.

  • Përmirësohet moti, ende
    komuna të bllokuara

    Ndërprerja rënia e reshjeve të borës dhe rritja me disa gradë e temperaturave ka përmirësuar disi situatën e krijuar në veri dhe verilindje prej 19 ditësh. Përmirësimi i motit ka bërë që të hapen më shumë akse rrugore e tu vihet në ndihmë banorëve të bllokuar në komunat në veri.

  • Kukës, rrënojat e qytetit
    dalin mbi liqenin e ngrirë

    Mëngjesin e sotëm, mbi akujt që mbulojnë ende liqenin e Fierzës, kanë dalë në sipërfaqe rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit. Sipas specialistëve, një gjë e tillë është treguesi i rënies së nivelit të liqenit të Fierzës, që tashmë është rikthyer në nivelin e rreth 282 metrave mbi nivelin e detit.

  • Të përndjekurit: Policia presion
    pse goditëm Ilir Rusmajlin

    Kreu i shoqatës së ish të përndjekurve, Skënder Tufa i kontaktuar nga gazeta “Shekulli”, ka sqaruar se është mbajtur për disa orë në komisariat dhe i është ushtruar presion për të pranuar organizimin. “Po ushtrohet presion psikologjik nga policia për të cilësuar goditjen me grusht të deputetit të PD-së, Ilir Rusmali si një rast i organizuar”, tha Tufa. (Në foto: Gjergj Ndreca i arrrestuar nga policia)

  • Energjia, shqiptarët me sytë
    nga Serbia, KESH merr 2 mld lekë

    Serbia njoftoi se nuk po kufizon tranzitimin e energjisë elektrike, të kontraktuar nga shtete të tjerë dhe që kalon përmes saj. Por, një situatë e tillë nuk dihet se sa do të zgjatë. Prurjet në kaskadën e Drinit janë në pikat më të ulëta, pasi rreshjet janë depozituar si dëborë dhe mund të shfrytëzohen vetëm kur të shkrijë.

  • Xhamia e re, Basha mbledh
    komisionin, vendoset për vendin

    Komisioni për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë drejtohet nga kryebashkiaku Basha. Komuniteti mysliman propozon që mes të tjerash godina të ketë dy kate nëntokësore për parkim. Vendoset së shpejti edhe vendi ku do të ndërtohet xhamia.

  • Kryesocialisti: Në PS s’ka sherre

    Kryetari i PS, Edi Rama i ka cilësuar normale debatet brenda Partisë Socialiste. Në profilin e tij në Tëitter Rama tha se disktuimet janë e mira e madhe e partisë së drejtuar prej tij.“Në PS ka pasur, ka dhe do ketë gjithnjë diskutime për mbarevajtjen e familjes sonë politike.Kjo është e mira e madhe, jo problemi i PS”, shkruan Rama

  • Rama: Mos flisni me median
    ose mbledhje të hapura

    Kryesocialistit Rama do t'i duhet të zgjedhë ditën e martë për kreun e ri të PS në Tiranë. Vendimi në mbledhjen e kryesisë. Ndërkohë,  në mbledhjen e zhvilluar me deputetët jo anëtarë kryesie, Rama ka debatuar në lidhje me nxjerrjen e informacioneve për median jashtë mbledhjes së grupit, duke paralajmëruar se mund të bëhen atëherë të hapura. Alfred Dalipi e Ruka kanë replikuar: Kryesia vetë nxjerr gjithçka.

  • PS, Braçe i bindet Ramës
    pranon të shkojë në Korçë

    Burime të sigurta brenda PS bëjnë të ditur se Braçe pritet të konfirmojë zgjedhjen e Ramës për të marrë përsipër Qarkun e Korçës. Kryesia e Partisë Socialiste, që do të mblidhet ditën e martë, do të japë edhe përgjigjen përdelegimin e Erjon Braçes në këtë qark, pas një
    kundërshtimi gati njëmujor.

  • Ambasadori holandez: Vendi
    rrezikohet nga përmbytjet

    Kryediplomati holandez në Tiranë Henk van den Dool shpreh simpatinë dhe solidaritetin banorëve të zonave të bllokuara nga bora, por hedh edhe një mesazh alarmant: "Duket se përmbytje të mëdha do të jenë të paevitueshme!". Ai thotë se shqiptarët nuk duhet të jenë objekt ping-pongu politik në këtë situatë dramatike. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që mbështetja të jepet në një mënyrë të koordinuar, në mënyrë që kjo fatkeqësi natyrore të mos bëhet pre e përfitimeve apokeqpërdorimeve politike.

  • Rrezikohet plotësimi i formularit A1
    Ministria ua kthen universiteteve

    Sipas rregullores, plotësimi i formularit A1 dhe A1Z duhet të nisë ditën e hënë, me datë 20 shkurt. Por duket se ky është një mision i pamundur,
    pasi koeficientët e lëndëve me zgjedhje nuk janë ende gati. Mësohet se ministria e Arsimit ua ka kthyer mbrapsht universiteteve, pasi ata nuk kishin pasqyruar ndryshimet e reja.

  • Parashikimet: 2012-ta,
    ekonomia edhe më keq

    Të dhënat kryesore makroekonomike, duke filluar nga rritja e prodhimit të brendshëm, shifra të borxhit, investimeve, shpenzimeve e të ardhuravebuxhetore janë korrigjuar çdo vit në ulje nga qeveria. Kjo del nga krahasimi i programeve ekonomike e fiskale trevjeçare, të hartuara që nga viti 2010 deri më 2012.

  • Sanremo, triumfon Emma
    Çelentano kundër kishës

    Kënga “Non e' l'inferno” e kënguar nga Emma Marrone është shpallur fituese mbrëmjen e së shtunës në natën e fundit të aktivitetit më të rëndësishëm për muzikën italiane.

  • Këpucët e rralla të Arbana Osmanit

    Këpucët e veshura nda moderatorja e spektaklit “Birg Brother Albania 5 kanë tërhequr jo pak vëmendje mbrëmjen e së shtunës, sikundër edhe fustani, i cili mësohet se është dizenjim i MSGM / Cruise Collection 2012. .  Në fakt këpucët, binin në sy mbi të gjitha për mungesën e takës së fashme të lartë. Ato janë dizenjim i stilistit Giuseppe Zanotti, në koleksionin “Adele”, Vjeshte-Dimër 2011-12.

  • Big Brother 5, hyn 52-vjeçari
    i mori 25 mijë euro Llakajt

    Kanë qënë 16 konkurrentët që kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. E para që hyri ishte Gentiana nga Devolli, e cila do të thyejë mentalitetin e vendit ku ajo jeton. Ai që shkaktoi shumë komente edhe në rrjetin social facebook ishte konkurrenti 52 vjecar Edgar Cani. Cani është fitues i çmimit prej 25 mijë euro I quiz show-it, "Kush do të bëhet Milioner," i Agron Llakaj.

  • Prefekti i Berishës, peng në
    malet e Korçës

    Prefekti i Korçës Andrea Mano u bllokua dje pasdite bashkë me disa gazetarë në malet e Korçës, ndërsa ishte për të parë nga afër ekipet e emergjencës në Lekas. Ai ishte në kohën kur Berisha në Korçës deklaroi se gjithçka ishte nën kontroll.
    Shkrimi i plotë i kryetarut të PS

  • Hapja e ambasadës
    nuk ftohen Topi e Rama
     

    Protokolli i shtetit nuk ftoi dje Presidentin e Republikws Bamir Topi dhe kryetarin e opozitës, Edi Rama në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Kosovës në Tiranë. Në ceremonin e zhvilluar mbrëmë ra në sy mungesa e kreut te shtetit dhe kryetarit të PS-së

  • Topi e Rama te paftuar, amb.
    e Kosoves: S'i bëmë ne ftesat

    Sqarojmë se nuk është kompetencë e ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë që të bëjë ftesa për ceremonitë apo veprimtaritë që organizojnë institucionet e shtetit shqiptar, të nivelit qendror apo lokal.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv