Arkiva

  • Kryeministri i vendit Sali Berisha i pranishëm në një aktivitet të organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike për rënien e komunizmit nën titullin “21 vjet liri”. Në fjalën e mbajtur me këtë rast Berisha uroi të pranishmit për këtë ditë të madhe të bekuar, ditë që sipas tij, çeli për shqiptarët dyert e mbyllura të lirisë të së ardhmes.

  • Kryesocialisti Rama reagon për vrasjen e komandove

    Rama thotë se dy familje të zakonshme shqiptare kanë humbur djemtë në një luftë ku Shqipëria është e angazhuar në emër të NATO-s. Ai thekson se është një humbje që ka rënë rrufe jo vetëm mbi të dy familjet, po mbi të gjithë ne.

  • Universitetet, mbyllet gara
    për drejtuesit e rinj

    Procesi përgjithësisht ka ecur normalisht, ndërkohë që votimi, i cili duhej mbyllur në orën 16:00 ka vazhduar deri në orën 19:00 pasi ka pasur shumë studentë në radhë në pritje për të hedhur votën e tyre. Vetëm pas kësaj ore ka nisur transportimi i kutive të votave për rektor, drejt rektoratit të universitetit të Tiranës. Ndërkohë që tashmë ka nisur votimi thuajse në të gjitha fakultetet për dekanët e rinj, dhe pritet që së shpejti të nis numërimi edhe për votat e rektorit.

  • Ditari i fundit i komandos Aleksandër Peçi

    Të shtunën e 18 shkurtit, Aleksandër Peci ka postuar në profilin e tij në Facebook, videon e tij  në një gëzim familjar bashkë me miqtë e tij.
    Pas kësaj, në profilin e tij nuk do të ketë më asgjë. E vizituam këtë faqe për të përcjellë ndjesitë e për komandon e mirë, i cili që prej 16 janarit të këtij viti nuk ka rreshtuar së menduari për vendin e tij, por edhe dashurinë e largët.

  • Topi: Akt terrorist, ndëshkim autorëve

    Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot pasdite, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe njëkohësisht Komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe pikëllimin e thellë për familjarët e paqeruajtësve shqiptarë, Kapitenit Feti Vogli dhe Nëntetarit Aleksandër Peçi, të cilët humbën jetën tragjikisht sot në Kandahar, Afganistan.

  • Sulmi në Afganistan, Nëntetar
    Peçi shpresë për të mbijetuar
    |
    Ditari i komandos Peçi |

    Ministri i Mbrojtjes viziton familjet e Feti Voglit, dhe Aleksandër Peçit.  Mjekët japin shpresa jete për nëntetarin 24 vjeçar. I riu ndodhet ne nje spital te Gjermanise.  Aleksandër Peçi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Ushtarak në Bazën Ajrore të Kandaharit në Afganistan. Imami: Plagët e rënda, por skanë prekur organet jetësore. Nga sulmi i djeshëm u vra oficeri i ushtrisë shqiptare, Feti Vogli. ( Foto te Feti Vogli me koleget e tjere ushtarak, familja e tij qe prej dites se djeshme ka hapur dyert e morit )
    Topi: Akt terrorist, ndëshkim autorëve
    Berisha: Feti Vogli në altarin e lirisë
    Kryesocialisti Rama reagon për vrasjen e komandove
    VIDEO - Nisja e Eagle 4 me 16 janar 2012

  • Invalidët, Ksera: Nuk
    do preken të drejtat e fituara

    “Qeveria shqiptare e konsideron çështjen e aftësisë së kufizuar një nga prioritetet e saj kryesore dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara i trajton në kuadrin e të drejtave të njeriut”, deklaroi Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Spiro Ksera, në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë gjatë diskutimit të ndryshimeve në ligjet “Për Statusin e të Verbërit” dhe “Për Statusin e Invalidit Para dhe Tetraplegjik”.

  • Shpifja mbetet në kodin
    penal, hiqet dënimi me burg

    Komisioni i ligjeve ka miratuar sot, me konsensus ndryshimet në kodin penal. Iniciativa e ndërmarrë për dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes për të garantuar kështu lirinë e plotë të medias, me anë të kalimit në kodin civil, duket se ka dështuar.

  • Sot ankandi i ri i 3 miliardë
    lekë obligacioneve 2-vjeçare

    Ministria e Financave synon një interes prej 8.40 përqindësh në vit, që është një shifër shumë fitimprurëse, por kohët e fundit norma e interesit të bonove dhe obligacioneve ka ardhur në rritje, si pasojë e një oferte më të madhe nga qeveria në tregun e letrave me vlerë.

  • Berisha kontrollon INSTAT
    Opozita voton kundra

    Komisioni i Integrimit Europian miratoi sot, ndryshimet në ligjin për statistikat zyrtare, ku parashikohet që Instituti i Statistikave të kaloi në varësi të kryeministrit. Deputët e opozitës votuan kundra dhe kritikuan ashpër këtë vendim. Balla: "Do ia kalojmë edhe Kinës edhe Gjermanisë me shifrat që do fabrikojë Saliu me INSTAT-in në zyren e tij”.

  • Moti, kreu i LSI-së
    viziton zonën e Mokrës

    Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka vizituar ditën e djeshme Komunën Trebinjë në qarkun e Korçës e cila gjendet në një situatë tepër të vështirë për shkak të reshjeve të jashtëzakonshme të dëborës. i shoqëruar nga Kryetari i Komunës Buçimas Rroshi Tollozhina dhe nga të tjerë drejtues të LSI-së në këtë qark Meta ka parë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e shumta të dëborës dhe ka siguruar banorët e këtyre zonave që do të ketë të gjithë vëmendjen e qeverisë për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë.

  • Bora, Rama: Qeveria dështoi
    Berisha: Ciu ciu 5 herë në ditë
    Kukesi hapen shkollat
    Meta viziton zonën e Mokrës

    Situata e reshjeve të dendura të dëborës dhe përballimi i saj kanë vënë përballë njëri tjetrit kryeministrin Berisha dhe kreun e Partisë Socialiste. Për kryeministrin Berisha situata e emergjencës u përballua me sukses dhe dëshmoi angazhimin e qeverisë qëndrore dhe vendore për ti ardhur në ndihmë banorëve. Nga ana tjetër Rama tha se tërbimi i motit dëshmoi se shteti nuk funksionon. Duke bërë një panoramim të situatës Berisha tha se para një jave 800 mijë banorë që kanë qenë të bllokur ndërsa sot janë 15 mijë banorë të bllokuar. Sipas tij, në një kohë rekord eshte realizuar lëvizja dhe heqja e miliona metër kub dëborë nga rrugët e këtyre qarqeve.
    MPPT: Situata ne akset rrugore për ditën e sotme

  • MPPT: Situata ne akset
    rrugore për ditën e sotme

    Sipas Ministrise se Puneve Publike dhe Transporteve rritja e temperaturave në të gjithë vendin ka përmirësuar qarkullimin e mjeteve në zonat veriore dhe juglindore të vendit. Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, përveç rrugës Qafë Mali - Qafë Shllak, që është e bllokuar dhe po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë.

  • Berisha: Rama riktheu në
    drejtimin e PS bijtë e bllokut

    Berisha sulmoi kreun socialist se ka rikthyer në krye të PS-së bijtë e bllokut që ndajnë qëndrimin e etërve të tyre për të mos integruar Shqipërinë në BE, ndërsa shtoi se maxhoranca do të mbetet e hapur për reformat.

  • Itali, bllokohen 180kg drogë
    arrestohen 3 shqiptarë |
    Itali,arrestohet trafikanti shqipta

    Policia e Ternit, në Itali, ka arritur të sekuestrojë 180 kilogramë marijuanë të ndarë në 170 pako dhe arriti të vërë në pranga tre shtetas shqiptar rezident në Narni. Kjo ishte sasia e drogës më e madhe e sekuestruar ndonjëherë nga policia e Ternit. Droga ka një vlerë në treg prej 2 milion euro. (Ne Foto: Droga e sekuestruar).

  • Itali, arrestohet 34 vjecari shqiptar
    drejtonte një bandë trafikantësh

    Kërkohej prej muajsh 34 vjecari shqiptar, i arrestuar sot në Terni, si kreu i një organizate kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar të drogës me bazë në Romë. 34 vjecari I.S. u arrestu të shtunën nga krabinierët e Ternit. (Ne foto: Droga e sekuestruar ne gusht 2011)

  • Vlorë, arrestohet 38 vjecari
    grabiti menaxherin e EUROMAX

    Pas operacionit dy javorë i koduar “EUROMAX”, i policisë së Vlorës në bashkëpunim me policinë e shtetit është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Shkëlqim Bërdëllima, 38 vjec, banues në lagjen “24 Maj“.

  • Korrupsioni, Mercedes Benz
    anulon kontratën me Kosovën

    Mercedes Benz ka anuluar kontratën për ti shitur automjete qeverisë së Kosovës nëpërmjet kontraktuesve vendorë, duke cituar korrupsionin e përhapur në vend. “Tani, nëse qeveria dëshiron të marrë automjete duhet të negociojë drejtpërdrejtë me prodhuesin në Gjermani” thuhet nga Mercedes Benz.

  • Pacientët e siguruar
    ekzaminimet e shtrenjta falas

    Të gjithë pacientët e siguruar mund të përfitojnë pothuajse falas 11 ekzaminimet më të shtrenjta që ofron Qendra Universitare Spitalore "Nënë Tereza".

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv