Arkiva
-
Në kujtim të 21 vjetorit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet një njoftimi për shtyp bën apel për të mos lejuar ringjalljen e modelit. “Dita e rrëzimit të monumentit të Enverit është ditë historike. Të mos lejojmë ringjalljen e modelit." 20 Shkurt 2012, 11:26
-
Ngrijnë rrugët në veri
20 Shkurt 2012, 11:06
hapen shkollat në KukësProbleme të reja për zonat e bllokuara në veri. Reshjet e shiut të shoqëruara nga temperaturat e ulëta kanë bërë që rrugët të ngrijnë, duke vështirësuar qarkullimin e akseve rrugore të sapo hapura.
Berisha në Dibër: Evakuoni banorët, rrezik ortekësh
Vdes vogëlushja 2 vjeç iu dha ndihma me vonesë -
Greqi, Eurozona vendos sot
20 Shkurt 2012, 11:03
për kredinë 130 mld euroPakoja ka për qëllim që të pengojë falimentimin e Greqisë për shkak të pamundësisë pë të paguar borxhet. Një falimentim i tillë do të sillte pasoja për monedhën euro si dhe për ekonominë globale.
-
Hapja e ambasadës kosovare
20 Shkurt 2012, 10:51
Presidenca: Topi ishte ftuaSipas presidencës, kreu i shtetit ka qenë i ftuar, por për shkak të një gjëndje virale nuk ka mundur të marrë pjesë, ndërsa i ka telefonuar Ambasadorit të Kosovës për ti uruar për Pavarësinë e Kosovës si dhe për ftesën. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp presidenca reagon ndaj mos prezencës së presidentit Topi në ceremoninë e përurimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë.
-
Berisha: Rama do diktaturën
20 Shkurt 2012, 21:00
Kreu i PS: Je sekretar i Enverit
FOTO-Për të mos Harruar...
VIDEO - Fjalimi i Ramiz AlisëNë 21 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, që solli dhe rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri, Kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozitës kanë shkëmbyer replika duke akuzuar njëri tjetrin se po pengojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Berisha: Me mburrje, rrahje gjoksi bllokoi për 2 vite procesin e integrimit. Rama reagon në Twitter: “Askush ndër ata që rrëzuan monumentin e Enverit s'e imagjinonte dot që 21 vjet më vonë Shqipëria do mbahej peng nga një sekretar i Enverit. ( ne foto pamje nga momenti i rrezimit te bustit te Enverit, 20 shkurt 1991)
BLOG - Rrëzuam një bust, po sa të tjerë ngritëm? - Nga ALBA MALLTEZI
20 shkurti, Berisha takim me forumin Rinor
Berisha: Rama riktheu bijtë e bllokut në drejtimin e PS
20 shkurti, Aleanca Kuqezi: Të mos lejojmë ringjalljen e modelit
{4:11302} -
Rama: Nano shpalli ambicien
20 Shkurt 2012, 09:14
për president mbi palëtNë një intervistë ekskluzive për portalin Express.mk kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë deklaron se PS do të fitojë zgjedhjet e 2013 me kushtin që ato të mos vidhen. Duke folur për gjendjen aktuale politike në Shqipëri, Rama deklaron se Fatos Nano është distancuar nga jeta politike e PS-së, dhe përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Ilir Metën.
-
Incidenti me Ilir Rusmalin
20 Shkurt 2012, 09:00
lirohen dy ish të përndjekuritLirak Bejko u arrestua më 16 shkurt 2012, pasi qëlloi me grusht Rusmalin, ndërsa Gjergj Ndreca u prangos pasi kundërshtoi dhe u përplas me forcat e policisë, të cilat po arrestonin Bejkon. Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, Kreshnik Omari, me kërkesë të përfaqësuesit të akuzës dha masën e sigurisë detyrim për paraqitje. ( ne foto deputeti Ilir Rusmali dhe Gjergj Ndreca, nje nga 2 te arrestuarit)
Të përndjekurit: Policia presion pse goditëm Ilir Rusmalin -
Universitetet publike votojnë
20 Shkurt 2012, 08:36
sot për drejtuesit e rinjTë shoqëruar me debate dhe dyshime, këto zgjedhje për dekanë dhe rektorë i kanë përngjarë disi zgjedhjeve politike në vend. Megjithëse kandidatët kanë deklaruar se në këtë garë nuk ka të humbur, sërish përplasjet e forta mes tyre nuk kanë munguar. Janë 5 mijë pedagogë, 140 mijë studentë dhe 3 mijë punonjës të administratës që sot do ti drejtohen qendrave të votimit.
-
Luan Rama: Meta në qeveri
20 Shkurt 2012, 07:18
një kontribut me rëndësiSekretari i Përgjithshëm i LSI, në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur se një përfshirje e Metës në qeverinë 'Berisha' do të ishte një kontribut, jo vetëm për LSI por dhe për qeverisjen e vendit. Ndërkohë ai është deklaruar pro ndryshimeve në kabinetin qeveritar, por pas analizave. Në të njejtën kohë, duke folur për kandidaturën e Fatos Nanos për President, numri dy i LSI tha se do të ishte në nderin e PS nëse ajo do ta propozonte për këtë post.
-
Propozimet e PS për Kodin Penal
20 Shkurt 2012, 08:13 -
Kodi Penal, komisioni i Ligjeve
20 Shkurt 2012, 08:06
diskuton sot ndryshimet
Propozimet e PS për Kodin PenalNdryshimet në Kodin Penal do të diskutohen sot në komisionin e Ligjeve, duke vënë në provë marrëveshjen mes PD e PS për miratimin e ligjeve me 3/5-tat. Mbledhja do të nisë në orën 09:00 për të diskutuar 4 draftet e qeverisë si dhe mbi propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimet e Kodit Penal, i fundit që ka ngelur pa u miratuar në Parlament.
-
Xhafaj: Jemi të shqetësuar
19 Shkurt 2012, 22:15
për sistemin e drejtësisëDeputeti i selisë rozë, Fatmir Xhafaj në një prononcim për televizionin News 24 u shpreh se "situata në sistemin gjyqësor është alarmante dhe në veçanti në raportin e mazhorancës me prokurorinë". Sipas tij, nuk mund të ketë integrim në BE, pa një reformë europiane në drejtësi.
-
Gjobat rrugore,policia: Tani
19 Shkurt 2012, 09:32
do vihen poshtë derësPolicia rrugore është duke vënë një sistem të ri, për sa i përket gjobitjes së drejtuesve të mjeteve në rrugë. Dhjetëra kamera po montohen, të cilat janë në gjëndje të kapin shkeljet e shoferëvë. Gjobat që do vendosen, do dërgohen me postë në derën e shtëpisë ku kundravajtësi i kapur me shkelje banon.
-
Vdes vogëlushja 2 vjeç
19 Shkurt 2012, 21:04
Iu dha ndihma me vonesëVogëlushja F. Lusa nga fshati Kabash i Pukës nuk ka mundur të mbijetojë edhe pse është transportuar në Tiranë me helikopter. Për të voglën, e cila vuante nga një sëmundje e rrallë, çdo ditë vonesë ka qenë fatale për fatin e saj. Vetëm dje është mundur të kryhet transportimi i vajzës në kryeqytet për t’i dhënë ndihmën, por ka qenë tepër vonë.
Kukës, rrënojat e qytetit dalin mbi liqenin e ngrirë
Përmirësohet moti, ende komuna të bllokuara
Sequi, ndihmë për të izoluarit
{5:3650} -
Ndizen qirinjtë në Qësarakë
19 Shkurt 2012, 20:35
para 2 vitesh u zbulua varri masivNë vendin ku 2 vjet më parë u zbulua një varr masiv, i cili është kthyer në një vend pelegrinazhi për ata që ende nuk kanë gjetur trupat e të afërmve, të afërmit kanë nderuar kujtimin e familjarëve të tyre.
-
Berisha në Dibër: Evakuoni
19 Shkurt 2012, 19:39
banorët, rrezik ortekëshKryeministri Berisha në takimet e zhvilluara me Shtabet e Emergjencës në Bibër, ka thënë se “vitin e ardhshëm do të ketë një rritje në fondin për mirëmbajtjen e rrugëve”.
Sequi, ndihmë për të izoluarit
Përmirësohet moti, ende komuna të bllokuara
{5:3650} -
MB: 22 komuna ende
19 Shkurt 2012, 19:06
të bllokuara nga bora22 komuna në të gjithë vendin janë ende të bllokuara nga bora. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme.
-
INSTAT denoncon
19 Shkurt 2012, 18:14
rënie të konsumitTë dhënat e tre-mujorit të tretë të vitit 2011 të Institutit të Statistikave konfirmojnë një rënie të mëtejshme të konsumit në vend, një shqetësim i ngritur vazhdimisht edhe nga Banka e Shqipërisë.
-
Konfindustria: Tregu për
19 Shkurt 2012, 17:44
bonot e thesarit, jo korrektNë një njoftim për shtyp, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, shpreh shqetësimin për mënyrën me të cilin funksionon në vazhdimësi tregu shqiptar i bonove të thesarit me shenja të dukshme të mungesës së konkurrencës ndërmjet operatoreve bankare. Konfindustria do të kërkojë zyrtarisht, që sa me shpejt të vlerësohet mbi marrjen e masave për përmirësimin e gjendjes së papranueshme të tregut të bonove të thesarit. (Ne Foto: Gjergj Buxhuku)
-
Makina përfundon në lumë
19 Shkurt 2012, 17:06
shpëton momentin e fundit drejtuesiNjë makinë ka rrëshqitur si pasojë e akullit në rrugë dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin. Fatmirësisht 35 vjecari që drejtonte mjetin ka arritur të dalë nga makina momentin e fundit duke shmangur tragjedinë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Cezma e Myftarit, në Librazhd.
