Arkiva

  • Në qarkun e Dibrës temperaturat janë shumë të ulëta dhe ngrica e akulli ka shkaktuar probleme për banorët e zonës. Në Bulqizë, policia nuk ka lejuar transportimin e kromit, nga zona D drejt Durrësit për shkak të akullit dhe ngricave që kanë pushtuar akset e kësaj zone.
  • Komisioni hetimor: Raporti më
    15 shkurt; Spahiu: Nuk e njoh

    Komisioni hetimor zhvilloi sot takimin e tij të dytë. Alibeaj: Në 9 muaj Spahiu organizoi 43 tubime të AK. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklaron se nuk e njeh komisionin hetimor të ngritur në mënyrë antikushtetuese për hetimin e tij. "Nuk e njoh këtë komision. Ai është ngritur në mënyrë antikushtetuese, si zyrtar i një shteti do respektoj parimet Kushtetuese."

  • Sejfulla Shtëpani: Ministri i
    Arsimit po politizon zgjedhjet

    Ministria e Arsimit dhe senati i Universitetit të Sporteve nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rregulloren e zhvillimit të zgjedhjeve për drejtuesit e rinj në këtë institucion publik. MASH ka ndërhyrë duke pezulluar zgjedhjet, por stafi akademik e shikon këtë, si cënim të autonomisë dhe shkelje të ligjit nga vetë ministri i Arsimit. (Ne foto Sejfulla Shtepani)

  • “Thithja e trurit”, qeveria rishikon programin

    Kryeministri Berisha tha se programi “Thithja e Trurit” duhet të ridimensionohet dhe këta studiues duhet të kenë më shumë hapësira punësimi në universitetet private dhe shtetërore.

  • Tiranë, i dehur kreu vepra
    turpi me 3 vjeçaren
    Tjeter arrestim në Gramsh

    Ylli Tafa deklaron në polici se nuk mbante mend për veprimet pasi kishte qenë nën efektin e alkoolit. “Kisha pirë një dopio e gjysëm konjak, nuk mbaj mend”. Flasin të afërmit e të miturës: Vajza u gjet me pantallona të ulura brenda në makinë.

  • Taksat, Berisha: Shoku Rama
    ndjen klithmën e etërve
    Rama: Problemi monopolet

    Në mbledhjen e qeverisë kryeministri prezantuar shtyllat kryesore të programit ekonomik për vitet 2012 – 2014. Ai sulmoi sërish kreun e opozitës se gënjen shqiptarët me modele komuniste. "Dua të informoj shqiptarët se ky sulmi që bën shoku Rama me taksën marksiste tek fidelët e tij është i tëri i motivuar nga ndjenja personale dhe inate personale të klithmës së të parëve" shprehet Berisha.
    “Thithja e trurit”, qeveria rishikon programin

  • Energjia, Berisha: Tregu
    do të liberalizohet tërësisht

    Kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë një seminari të ERE-s, për sektorin e energjisë tha se duhet përqendrim në sektorin e energjisë dhe energjisë së rinovueshme si mundësinë e parë dhe më të madhe për garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm në vend.

  • Moti i ftohtë mbulon vendin
    pasdite bie bora në Tiranë

    Temperaturat minimale që janë shënuar gjatë ditës së sotme kanë qenë në Kukës -11 gradë Celcius, në Peshkopi e Korçë, - 10 gradë, në Tiranë -1 gradë Celcius. Reshjet e borës nuk do të shkaktojnë probleme në lëvizjen e avionëve në aeroportin "Nënë Tereza" .

  • Gramsh, pranga 36 vjeçarit për
    "marrëdhënie seksuale me të mitur"

    Familjarët e 12-vjeçares me inicialet A.Ç kanë bërë denoncimin në polici, dhe pas kësaj është bërë dhe arrestimi i 36-vjeçarit Alfons Selmani.

  • Romët  "pushtojnë" Avokatin
    e Popullit, vendosin çadrat

    Romët "pushtojnë" Avokatin e Popullit. Siç kishin paralajmëruar rreth orës 10: 30 minuta, rreth 20 romë, burra, gra e fëmijë të hipur në 2 kamionçina të vogla janë parë sot paradite të hyjnë në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit. Në kamionçina kishin transportuar dhe plaçkat e tyre. Avokati i Popullit u liron sallën e mbledhjeve: Igli Totozani "Nuk mund ti linim në rrugë" (ne foto pamje nga momenti kur romet u futen ne ambientet e Avokatit te Popullit)
    BLOG - Buzëqeshja e romëve - Nga ALBA MALLTEZI

  • Portieri i "Manchester United"
    i fejuar me modelen kosovare

    Portieri i “Manchester United”, Anders Lindegaard është në lidhje me një femër nga Kosova. Misse Beqiri është emri i top-modeles kosovare që duket se i ka rrëmbyer zemrën portierit danez të skuadrës së famshme angleze.

  • Basha në SHBA me Reeker
    takimi vetem ne korridor
    Basha i paftuar në Washington

    Gazeta “shqiptarja.com” shkruan sot se në faqen zyrtare të DASH s'ka planifikim takimi mes Bashës dhe ndihmës sekretarit të shtetit, Reeker. Ish ambasadori në Maqedoni dhe njohës i mirë i Ballkanit e takoi Bashën, por jo në zyrë,a madje dhe ne foto shihet mire qe pajmet jane ne korridor. (Në foto: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha me ndihmës sekretarin Philip T. Reeker në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington)

  • Bonot dhe leku
    si do jenë më 2012-ën

    Sot zhvillohet një ankand i ri i madh i letrave me vlerë të qeverisë, ku parashikohet të shiten bono me afat tremujor maturimi, me vlerë 3.5 miliardë lekë të reja dhe bono njëvjeçare, me vlerë 12.3 miliardë lekë, në total 116 mln euro. Sipas ekonomistit Artan Gjergji, lektor në Fakultetin e Ekonomisë pranë UET, interesi i bonove do të vijë në ulje.

  • Përse qan Jennifer Lopez?

    Ndoshta Jennifer Lopez nuk është aq e lumtur me të dashurin dhe jetën e saj, aq sa shfaqet realisht para fotografëve teksa qesh pafund.

  • Fullani: Kriza globale nuk
    ka ndikuar në ekonominë e vendit

    “Kriza globale nuk ka mundur të ndikojë në ekonominë shqiptare megjithëse ekonomia jonë është e lidhur ngushtë me partneret ndërkombëtarë” ka thënë guvernatori i BSH-së gjatë takimit rajonal të zhvilluar në Fier, në kuadër të asaj që BSH-ja e quan rritje e transparencës së vendimmarrjes së saj ndaj publikut.

  • Basha në Washington
    i paftuar nga kreu i bashkisë

    Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, viziton SHBA dhe mediat pro-qeveritare kanë filluar të flasin edhe për natyrën e vizitës dhe cilat janë personalitetet që do të takohen, edhe pse bashkia ka dhënë vetëm pak detaje. Një prej zëdhënësve të kreut të bashkisë, Doxie McCoy, tha për Balcan Insight se nuk ekziston një ftesë e tillë.

  • Merren masa në rajon
    për të ftohtin, në Shqipëri jo

    Shqipëria po përjeton ditët e saj më të ftohta të gjithë vitit dhe fajtori ka origjinë Siberiane. Në të gjithë vendin shumë rrugë janë mbyllur ose kalohen vetëm me zinxhirë. Situata pritet të përkeqësohet ende më tepër. Drejtori i Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror, Kastriot Shurdhaj tha për “shqiptarja.com” se vlerat e temperaturave për 7 ditshin e parë të shkurtit do të jenë nën mesataren shumëvjeçare.

  • FMN: Rritja ekonomike
    për 2012-ën zbret në 0.5%

    Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rritje ekonomike prej 0.5 përqind për vitin 2012 për Shqipërinë. Sipas këtij intitucioni kriza europiane po infekton edhe Shqipërinë,e cila për këtë vit do të ketë rritje ekonomike më të ulët.

  • Televizioni Ora News
    feston 5 vjetorin e krijimit

    Sot, në ambientet e hotel Sheraton, televizioni Ora News ka festuar 5 vjetorin e krijimit të tij. Në mbrëmjen gala kanë qenë prezent shuam të ftuar të njohur, të botës së spektaklit dhe poltikës. Ndër të ftuarit janë pikasur edhe shumë nga ambasadorët e huaj në vendin tonë. (Ne foto: Pronari i Ora News, Ylli Ndroqi)

  • Tiranë, grabitja shkon keq
    vritet nga pronarët e biznesit

    Një grabitje e shkuar keq në një nga dyqanet e tregut çam, në Tiranë ka bërë që grabitësi të humbë jetën, gjatë përleshjes me pronarët e biznesit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në tregun çam, në rrugën e Kavajës. 25 vjecari ka hyrë në dyqan me synim grabitjen, por është pikasur nga 2 prej pronarëve të biznesit, Elson Ruci e Vilson Lako, gjë që ka shkaktuar përleshjen.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv