Arkiva
-
Shtatë djem të rinj u përpoqën të kapin Kryqin në ujërat e ftohtë, por fati i buzëqeshi 21-vjeçarit Fatjon Bushi, student në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. 6 Janar 2012, 12:46
-
Sot, dita e ujit të
6 Janar 2012, 12:49
bekuar dhe e BefanësNë Korçë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Berat, Elbasan, Durrës dhe në shumë qytete të tjera të vëndit mbahet ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë nga një klerik. Besimtarët më pas nxitojnë për të nxjerrë kryqin nga uji i cili hidhet në lumenj apo liqene. Sipas ritit, për të marrë kryqin duhet të futen në ujë të rinj meshkuj dhe ai që e merr i pari konsiderohet i bekuar dhe me mbarësi për këtë vit.
-
Presidenti Topi ngushëllon familjen Hana
6 Janar 2012, 12:25“Me hidhërim dhe dhimbje mësova për lajmin e ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të njeriut tuaj të dashur! Më lejoni që në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ju ngushëllimet e thella dhe të sinqerta”, shprehet kreu i shtetit.
-
Voskopoja, turizmi malor
6 Janar 2012, 12:12
tërheq shqiptarë e të huajKëto ditë dimri, fshatit turistik të Voskopojës i shtohet bukuria jo vetëm nga dëbora që e mbulon, por sidomos nga qindra vizitorë nga vendi, që i gjen çdo ditë aty. Sipas statistikave që ka zyra e turizmit e komunës, gjatë vitit 2011 Voskopojën e vizituan 53 mijë vizitorë vendas dhe të huaj, ndërsa pritet që këtë vit, ky numër të jetë shumë më i madh, pasi janë në përfundim edhe disa hotele që do të rritin kapacitetet e akomodimit.
-
Tadiç sot në Kosovë, protesta
6 Janar 2012, 15:00
në Deçan e Pejë|Qindra qytetarë në Deçan janë tubuar sot në mesditë dhe po protestojnë kundër vizitës së Tadiçit në Kosovë. Mediat kosovare bëjnë të ditur se protestuesit kanë bllokuar edhe rrugën për të mos lejuar ardhjen e presidentit serb Tadiç nga Beogradi: Nuk heqim dorë nga interesat kombëtare.
-
Tiranë, vodhën biznesmenin
6 Janar 2012, 11:09
Pranga grabitseve 19-vjeçareZëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini tha se se Afërdita Adem Pepmarkaj 19 –vjeçe, Olgerta Sulejman Pagushi 18 -vjeç dhe Laureta Sabri Kollaku 18 vjeçe dyshohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën në fillim të këtij viti dhe tetor-nëntor të vitit 2011 i kanë vjedhur në një banesë shumën 150 milion lekë të vjetra biznesmenit Avdyl Trojko, 42 vjec, me banim në Tiranë.
-
Shi dhe dëborë, probleme
6 Janar 2012, 19:17
në Jug dhe Veri të venditReshjet e dendura të shiut, që kanë përfshirë vendin kanë krijuar probleme në disa zona të vendit, mes të cilave edhe në qytetet bregdetare. Në disa qytete moti i keq ka shkaktuar probleme në trafik, ndërsa në porte vështirësohet puna me tragetet.
-
Korçë, vdes në maternitet
6 Janar 2012, 14:22
lehona, shpëton foshnjaPolicia e Korçës nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së gruas me banim në Symiz, në fshatin mes Maliqit dhe qytetit të Korçës. Mjekët: E reja pësoi hemoragji cerebrale, gjatë lindjes.
-
Ekstradohet në SHBA Hektor
6 Janar 2012, 09:49
Kelmendi, akuzohet për disa krimeKelmendi u arrestua më 4 tetor 2011, në pikë-kalimin kufitar të Morinit në Kukës pasi rezultonte të ishte ndër pesë personat më të kerkuar nga FBI-ja. Ai do të gjykohet në SHBA për akuzat e trafikut të drogës, organizim të emigracionit ilegal, plagosje me pasojë vdekjen, gjymtim dhe vrasje, si dhe organizim të trafikut të qenieve njerëzore.
-
Aksident në Rrugën e Kombit,
6 Janar 2012, 13:46
Një i vdekur, plagosen fëmijëtBurimet policore thanë se aksidenti ka ndodhur pas përplasjes se dy autmojeteve, një Hundai me targa italiane dhe një benzi me targa të Laçit. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit me targa të huaja dhe janë plagosur rëndë tre pasagjerët që udhëtonin me të, një e moshur dhe dy fëmijë.
-
Seminari “Bota e Re 2012"
5 Janar 2012, 22:41
Berisha: Të bëhemi të gjelbëKryeministri Berisha ndodhet në Paris ku po merr pjesë në punimet e Seminarit “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”, i cili u çel nga Kryeministri i Francës z. Fransua Fillon.
-
Sheshi "Skënderbej", hetim
6 Janar 2012, 08:31
për ndryshimin e projektitKëshilltarët socialistë, me anë të një kallëzimi penal të bërë në prokurorinë e Tiranës, i kërkojnë këtij institucioni të nisë procedimin ndaj kreut aktual të bashkisë, Lulzim Basha për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
-
Taksat, nga 1 janari nafta
6 Janar 2012, 08:20
2 lekë/litër më shumëJava e parë e janarit ka nisur me një rritje të ndjeshme të çmimit të hidrokarbureve në vend. Ashtu sikurse pritej, pas vendimit të miratuar disa muaj më parë nga qeveria, kjo rritje është vënë re në shumicën e karburanteve.
-
PS nis përgatitjet për 21 janarin
6 Janar 2012, 08:17
do kujtohen 4 viktimatSocialistët duket se nuk e kanë lënë në harresë ngjarjen e 21 janarit të vitit të kaluar, kur përballë kryeministrisë u vranë katër protestues dhe u plagosën disa të tjerë. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, PS pritet të nisë dhe vitin politik, përmes disa aktiviteteve të rëndësishme dhe me një shtrirje të madhe.
-
Presidenti, Braçe në facebook:
6 Janar 2012, 08:10
Jo zgjedhja nga BerishaNënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Braçe është shprehur kundër zgjedhjes së Presidentit të Republikës nga ana e kryeministrit dhe mazhoranca që ai përfaqëson. Sipas tij Berisha ka vendosur të gjejë dikë nga radhët e ushtarëve të tij të bindur, përderisa numri prej 71 votash, me të cilin zgjidhet presidenti, në raundin e katërt dhe të pestë ia mundëson këtë.
-
Prokuroria: Dy vjet burg Metës
6 Janar 2012, 14:00
Fjala e Gjykatës më 16 JanaNë Gjykatën e Lartë u mbyll sot gjykimi ndaj Ilir Metës.Vendimi pritet më 16 Janar. Prokuroria dha pretencën, sipas së cilës ish-zv kryeministri e ministri i Jashtëm, Ilir Meta duhet dënuar për veprën penale të korrupsionit aktiv dhe abuzimit me detyrën, me dy vite burg dhe një gjobë prej 1 milion lekësh. Dritan Prifti deklaroi dje sapo të mbyllet kjo çështje, Metës do t'i hapet një tjetër.
-
Ndahet nga jeta prokurori
6 Janar 2012, 08:09
që njihte sekretet e R.HoxhësNdahet nga jeta prokurori i krimeve të rënda, Xhevat Hana. Hana u shua dje, në moshën 58 vjecare në një spital në Bergamo të Italisë, ku po kurohej për një sëmundje të rëndë.
Presidenti Topi ngushëllon familjen Hana -
Një kompani në lëngim merr
5 Janar 2012, 21:28
75 % të hidrocentralit të ShalësKompania 3Power Energy Group Inc. ka arritur një marrëveshje me një grup investimi shqiptar, për të marrë 75% të të drejtave të koncesionit për projektin e hidrocentralit të Shalës, me një fuqi prej 127,6 MW. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja Business Journal Huston.
-
Vetëvendosja vendos të bllokojë
5 Janar 2012, 20:59
pikat kufitare me Serbinë“Serbia nuk kalon”. Me këtë moto lëvizja “Vetëvendosje”, më 14 janar do t’i bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë, atë të Dheut të Bardhë dhe pikës kufitare në Merdar, me qëllim të mbrojtjes së vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur për masën e reciprocitetit mes këtyre dy shteteve.
-
Ndryshohen drejtuesit
5 Janar 2012, 18:08
e Policisë së ShtetitPolicia e shtetit i ka filluar herët për këtë vit “pastrimet e pranëverës”. Me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, pas përfundimit të mandatit të dy zv-dretorëve të këtij institucioni, janë zëvendësuar nga dy të tjerë. Duket se numri dy i policisë shqiptare do jetë një femër, Anila Hoxha, e cila mbante më parë funksionin e këshilltares në kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
