Arkiva

  • Elbasan: Është bllokuar përreth një orë qarkullimi në aksin Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Papërr. Shkak për këtë bllokim është bërë një maune rreth 5 metra e gjatë e cila ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës, duke rënë në mes të rrugës
  • Tiranë, rrihet dhe hidhet
    në rrugë polici bashkiak

    Një polic bashkiak është rrahur dhe më pas është hedhur në rrugë nga dy kolëgët e tij. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në afërsi të një një dyqani. I dëmtuari tentoi të mohonte të vërtëtën dhe s'pranoi të denonconte kolegët në polici.

  • Komisioni i Ekonomisë
    miraton kredinë për KESH

    Opozita votoi kundër pasi sipas tyre marrja e kredisë nuk e zgjidh situatën financiare të KESH.Nevoja për huamarrje vjen në një kohë, kur stina e vjeshtës ka qenë e thatë dhe KESH-it i duhet të importojë me çmime shumë të larta energjinë nga tregjet e huaja.

  • Islami: Rama si Stalini
    Më përjashtoi se mbrojta PS

    Pak minuta pas çrregjistrimit nga grupi Kuvendor, deputeti  Kastriot Islami ka akuzuar kryetarin e PS, Edi Rama se me projektin e tij ka shkatërruar Partinë Socialiste dhe të ardhmen e saj.
    Berisha i shtrëngon dorën Nanos, Islamit: Eja në PD s'të përjashtojmë

  • Shqipëria rrezikon të
    humbë 60 mln euro

    Në rast se largohet nga Shqipëria, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike përfiton një shifër deri në 60 milionë euro. Ky penalitet përmbahet në një ligj të posaçëm, të miratuar nga Kuvendi më 11 maj të vitit 2009, ku përcaktohen kushtet e garancisë për investitorin e huaj .

  • SHBA, 40 vjet burg
    shqiptarit, vrau gruan

    Një shqiptar me banim në SHBA është deklaruar fajtor për vrasjen e gruas së tij, Andoneta Nazarko, 41 vjece, dhe është dënuar me 40 vjet burg. Leonard Nazarko i ka thënë dje gjyqtarit të një Gjykate në Miçigan se ishte penduar për vrasjen dhe kërkonte mëshirën e fëmijëve

  • Dhuna ndaj grave, Shqipëria
    miraton konventën e KiE

    Shqipëria nënshkroi Konventën e Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, dokument ligjor që përcakton një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje të të drejtave të grave.

  • AI: Dhuna vepër penale
    17 gra u vranë në 2011

    Amnesty International përshëndet dhe firmosjen, nga ana e Shqipërisë së konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën e dhunës kundër grave. Nga Janari në shtator të 2011, raportohen 260 raste të dhunës në familje më shumë se një vit më parë, 82% e viktimave janë gra.

  • Administrata publike
    leksione në gjuhën frënge

    Aplikimi do të nisë vitin e ardhshëm, pas nënshkrimit të memorandumit mbi Zbatimin e një Programi Shumëvjeçar për mësimin e Gjuhës Frënge në administratën shqiptare.

  • Censusi, Greqia:U manipuluan
    shifrat e minoriteteve

    Greqia hedh hije dyshimi mbi besueshmërinë e rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri. Ministri i jashtëm grek Stavros Dimas në një letër drejtuar parlamentit ka deklaruar se ka pikëpyetje besimi, në rezultatet për rregjistrimin e minoriteteve në Shqipëri si edhe për vendndodhjen e tyre.

  • Mafia në minierë, METE:
    PS ti çojë provat në prokurori

    METE e cilëson letrën “show mediatik”të deputetëve të rinjt të Partisë Socialiste pasi “shumica e pyetjeve i takojnë viteve 2000-2005 kur deputetët firmëtarë nuk kanë qënë pjesë e Partisë Socialiste.

  • Tiranë, zhduket 20 vjeçarja
    2 javë pas martesës

    Inesa Dushku rezulton të jetë e zhdukur që prej të premtes, kur pasi ka dalë nga shtëpia e bashkëshortit të saj nuk është kthyer më. Bashkëshorti denoncoi zhdukjen në polici.

  • Elbasan, vështirësi
    qarkullimi në Qafë Krrabë

    Moti i keq dhe me reshje bore ka shkaktuar shtresë të hollë akulli dhe policia bën thirrje që makinat të mos lëvizin pa zinxhirë. Rreshjet me intensitet të dëborës rrezikojnë të bllokojnë aksin rrugor.

  • Heqja e TVSH-së, Komisioni
    i Ekonomisë rrëzon PS-në

    Nënkryetari i grupit PS-së, Erion Braçe akuzoi maxhorancën për monopole në treg. Nga ana e tjetër deputeti PD Flamur Noka akuzoi opozitën se me propozimin e saj kërkon favorizimin e kompanive ushqimore që kanë përfaqësues të PS-së.

  • Ligji i mbetjeve, KQZ shqyrton
    sot kërkesën për referendum

    Sipas ligjit KQZ duhet të pajisë kundrejt pagesës grupin nismëtar për mbledhjen e e nënshkrimeve të 50 mijë zgjedhësve për referendum të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve".

  • I dënuari largohet me leje
    nga burgu, s'kthehet më

    Lulzim Paja, vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit. Dje përfundonte lejen që i kishte dhënë drejtoria dhe duhej të kthehej në qeli, por nuk ka ndodhur. Të dënuarit për vrasje i kishin ngelur 2 vite burg pa bërë.

  • Llogara, reshje dëbore
    Bllokohet kalimi për në Jug

    Qafa e Llogarasë prej disa orësh është e bllokuar për shkak të dëborës së dendur. Me mbërritjen e mjeteve borëpastruese ka nisur puna për hapjen e rrugës, ndërkohë që policia rrugore ka ndaluar kalimin e të gjitha automjeteve, të cilat nuk janë të pajisura me zinxhirë.

  • Merr leje për të afërmit
    I burgosuri s’kthehet në qeli

    Ngjarja ka ndodhur në burgun e Peqinit, ku Lulzim Paja i dënuar që prej vitit 1999 nuk është paraqitur të djelën. Ai kishte marrë leje dyjavore për të takuar të afërmit e tij, por në ditën e fundit ai nuk është kthyer në qeli. Policia nis kërkimet.

  • Kakavijë, kapen 5 kg heroinë
    në autobusin Sarandë- Athinë

    Policia kishte ndaluar automjetin rreth 5 km pasi kaloi pikën doganore të Kakavijës, dhe kishte bërë kontrollin e imtësishëm.
    Lënda narkotike është gjetur e paketuar dhe e vendosur në depozitën e ajrit të kondicionerit. Policia prangosi shoferin e autobusit dhe një pasagjer.

  • Tiranë, sherr me thika për
    një femër, plagosen 2 të rinj

    Dy të rinj janë plagosur rëndë nga goditje me thika mbrëmë rreth orës 23. 30 minuta në zonën e Porcelanit në Tiranë. Sipas policisë, të plagosurit Klajdi Murataj, 20 vjeç dhe Ilir Ruçi 19 vjeç janë plagosur nga tre persona të tjerë, të cilët janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv