Arkiva

  • Sipërmarrësit shqiptarë, me anë të një kërkese drejtuar ministrit të financave dhe ministrit të ekonomisë, kanë kërkuar të shtyhet afati për amnisitinë fiskale, në mënyrë që edhe ata të marrin pjesë në proces.
  • Privatizimi i Albpetrol, Kuvendi
    Civil: Nuk ka transparencë

    Në një deklaratë për shtyp, Kuvendi Civil ka denoncuar mënyrën se si qeveria shet pasuritë kombëtare jashtë çdo norme ligjore. Kuvendi Civil i ka kërkuar prokurorisë dhe institucioneve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, që të reagojnë përballë këtij abuzimi.

  • Gjinushi Milo dhe Koci
    me një grupim të ri politik

    Vazhdojnë largimet nga koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia Socialiste dhe kreu i saj Edi Rama. Pak ditë pasi një ndër themeluesit e kësaj partie, Elmaz Sherifi, shpalli shkëputjen nga PS dhe lindjen e Partisë për Progres dhe Drejtësi, janë aleatët e Ramës, Gjinushi, MIlo dhe Koçi që deklarojnë lindjen e një grupimi të ri politik.

  • Bari, ndalohet 760 kg droge
    vinte nga Durrësi 

    Gjatë operacionit antidrogë të “Guardia di Finanza” në bashkëpunim me zyrën doganore, në portin e Barit është ndaluar një kamionin i drejtuar nga 39 vjecari shqiptar, ku u gjetën 760 kg marijuanë që vinte nga Durrësi.

  • Kosovë, ish-guvernatori
    i BQK deklarohet i pafajshëm

    Një nga gjyqtarët e misionit EULEX në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër ish guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.

  • Aktivistët e Vetëvendosjes
    denoncojnë presione nga pushteti

    Denoncimi nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të presioneve nga pushteti vendor ka shkaktuar sot panik e tension në radhët e pushtetarëve lokalë. Ky denoncim ndaj pushtetit vendor është bërë në ekspozitën “Mandati i fundit”.

  • Taulant Balla akuzon
    ambasadat për trafik droge

    Gjatë seancës së sotme Parlamentar deputeti Taulant Balla ka akuzuar qeverinë dhe ministrinë e jashtme për implikim në trafikun e drogës, në të cilin janë përfshirë ambasadat shqiptare, duke përmendur skandalin e drogës së gjetur në një makinë zyrtare të ambasadës shqiptare në Ceki.

  • Rama: Avokat për popullin,
    jo për pushtetin sot apo nesë

    “Shqiptaret sapo panë një prove se PS është gati për një administrim publik europian. Avokat për Popullin jo për pushtetin sot apo nesër!” shkruan Rama në Twitter.

  • Rama në Burrel: Lufta
    e Farricit në bashkinë pa fonde

    Vazhdon turi i kreut të opozitës, Edi Rama, në qytetet e Shqipërisë për promovimin e librit të tij të fundit “Kurban”. Kreu i opozitës ka vizituar sot Burrelin. Rama ka përshëndetur punën e kryetares së bashkisë, Adelina Farrici, në rrjetin social Twitter.

  • Igli Totozani kandidati i PS
    për Avokatin e Popullit

    PS përzgjodhi sot kandidatin e saj për Avokatin e Popullit. Kryetarja e grupit të punës, Eglantina Gjermeni komunikoi sot për mediat vendimin pas seancave dëgjimore me 12 kandidatët që kaluan fazën përzgjedhëse.

  • Nano president?
    Meta: Herët për të folu

    Në një konferencë për shtyp, kreu i LSI-së Meta ka theksuar se ende është shumë herët për t`u shprehur në lidhje me presidentin e ardhshëm ndërsa ka shtuar se vendimi i LSI-së do të jetë pas konsultimeve me Partinë Demokratike.

  • Prostitucioni, sekuestro
    2.5 mln euro vëllezërve Shehu

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendos dje sekuestron e pasurisë së dy vëllezërve Sokol dhe Aleksandër Shehu, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe pastrim parash.

  • Prodhonin drogë në mullar
    Arrestohen babë e bi

    Policia e Shkodrës ka njoftuar se nga shërbimet e anti-drogës janë arrestuar Sadri Shpend Kuçaj, 55 vjeç dhe djali i tij Kujtim Kuçaj 29 vjeç , të dy këta lindur në Pult, Dukagjin dhe banues në shatin “Rrash Kullaj”, Komuna Gruemirë, rrethi M. Madhe.

  • Terrorizon studentët me armë
    Prangoset 23 vjeçari

    Ngjarja ka ndodhur në konviktin e universitetit të Elbasanit, kur Kostandin Dedja prej kohësh qëllonte shpesh në ajër me armë zjarri. Policia e ka arrestuar nën akuzën e prishjes së qetësisë publike.

  • Norvegji, 4700 azilkërkues
    deportohen në Kosovë
    VIDEO - Kthimi i detyrueshëm

    Një television norvegjez realizon një reportazh mbi kthimin në mënyrë të detyrueshme të azilkërkuesve nga Kosova. Nga 9300 persona të deportuar brenda 2 vitesh, 529 prej tyre janë rikthyer në Norvegji për të provuar edhe një herë fatin. Sipas NRK, numri i azilkërkuesve të kthyer me dhunë nga Norvegjia është rritur në mënyrë drastike me kërkesën e qeverisë. Në vitin 2010, 4.600 persona janë deportuar, ndërsa këtë vit numri arrin deri në 4700.

  • Çelçima fushatë në
    Shqipëri, i kërkuar në Itali

    Ervin Çelçima, anëtar i këshillit bashkiak të Kavajës, i arrestuar pak ditë më parë në Itali, ka konkuruar për të qenë përfaqësues i popullit në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, edhe pse ka qenë në kërkim ndërkombëtar, me akuzën për trafik droge, qe nga viti 2005.

  • Strategjia për pronën
    Halimi: Gati në jana

    Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha sot se në janar qeveria do të bëjë publike, modelin për shpërblimin e drejtë e të plotë të pronave
    Gjatë fjales në konferencën e Këshillit të Europës për vendimet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Halimi deklaroi se janë bërë përpjekje maksimale për reformimin rrënjësor të një prej të drejtave më themelore të njeriut, atë të pronësisë.

  • Vidhte duke mashtruar
    Pranga hajdutit të makinave

    Mondi Avdi Murati, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, është arrestuar pas akuzave se ka grabitur dy makina, duke mashtruar pronarët e tyre. Ai ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, sepse ndaj tij ka bërë kallëzim vajza me inicialet E. Bakiri dhe një administrator i një firme makinash në Tiranë

  • AK: Qeveria braktisi emigrantët
    por i numëron si turistë

    AK shpreh shqetësimin se në procesin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, që u mbajt në muajin tetor dhe kushtoi plot 14 milion euro, hartuesit harruan emigrantët shqiptarë, ndërsa në periudhën e verës përdoren "në shifrat e turistëve dhe keqinformon shqiptarët”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv