Arkiva

  • Në tryezën e nisur pak minuta më parë marrin pjesë grupet e interesit dhe përfaqësues të disa shoqatave rinore. Kreu i PS deklaroi se në 1milion të papunë në Shqipëri, shumica janë të rinj. Rama: "Politika e shqyrjes së dyerve të universiteteve është një minë më sahat që shpërthen në duart e të rinjve sapo dalin nga universiteti dhe nuk kanë vende pune". (Në foto: Kryesocialisti gjatë fjalës në tryezën për rininë)
  • Revolucion ne Kod: 3 vjet
    burg klientëve të prostitutave

    Mazhoranca dhe opozita miratuan sot në Komisionin e Ligjeve ndryshimet e fundit në Kodin Penal. Eshtë hequr neni 113 i Kodit Penal ku ku përcaktohet se “ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”. Për të ulur fenomenin e prostitucionit, hartuesit e këtij ndryshimi kanë menduar të dënojnë klientët dhe shfrytëzuesit. Hiqet dënimi për femrat që ushtrojnë prostitucion.
    SONDAZH - 3 vjet burg klientëve të prostitutave, jeni dakord?

  • Cruz Bechkam i rrëmben
     vëmedjen së motrës

    Që në çastin që ka ardhur në jetë Harper Beckham ka qenë në qendër të vëmendjes, si të prindërve të saj ashtu edhe të mediave. Megjithatë duket se këtë radhë ajo duhet t’a ndajë këtë vëmendje me vëllain e saj Cruz i cili festonte edhe 7-vjetorin e lindjes.

  • Jennifer Aniston dëshiron
    të martohet sërish

    Që pas divorcit të saj me Brad Pitt në 2005, Jennifer Aniston është treguar mjaft e kujdesshme në lidhjet e saj

  • Rikthehen reshjet, komunat
    e thella mbeten të izoluara

    Rikthehen reshjet e borës në veri, verilindje dhe juglindje të vendit duke shkaktuar probleme në qakullimin e mjeteve. Reshjet kanë nisur që prej mesditës së djeshme dhe kanë vazhduar gjithë natën. Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në akset ku ka prani të ngricave dhe akullit.

  • 21 Janari, gati akuza për 7
    gardistë, 5 të tjerë në diskutim

    Grupi hetimor i prokurorisë së Tiranës, që po heton vrasjet dhe plagosjet me armë zjarri të demonstruesve të 21 Janarit 2011, bënë gati komunikimin e akuzave të “vrasjes” për 7 efektivë të Gardës së Republikës me në krye ish-komandantin Ndrea Prendi. Prokurorët dhe hetuesit e çështjes, po analizojnë provat shkresore dhe shkencore të kësaj dosje për të nxjerr përgjegjësit penale për secilin nga 12 efektivët e Gardës së Republikës që janë ende nën hetim.

  • Komisioni hetimor publikon sot
    raportin për Kreshnik Spahiun

    Komisioni Hetimor pritet të publikojë sot raportin lidhur me detyrën e ish nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Komisioni pritet ti kërkojë parlamentit shkarkimin e Spahiut, ndonëse ky i fundit dha dorëheqjen e parevokueshme pak ditë më parë, për tju përkushtuar Aleancës KuqeZi

  • Oskar, triumfon"Artisti"

  • Reforma Zgjedhore, ekspertë të
    OSBE/ODIHR mbërrijnë në Tiranë

    Dy ekspertë të OSBE-ODIHR do të vijë në Tiranë për reformën zgjedhore. Pritet të zhvillohet një tryezë e posaçme me eksperëtët dhe komisionin e reformës zgjedhore. Në këtë tryezë do diskutohet për çështje të Kodit, më konkretisht, administrimin e zgjedhjeve dhe votimin elektronik.

  • Nis sot Top Fest 9
    120 artistë në sfidë

    Hapet sot sipari i spektalit të mirënjohur së muzikës moderne shqiptare, Top Fest. Në të do të prezantohen mbi 120 artistë shqiptarë, ku do të konkurrojnë me prodhimet e fundit muzikore. Spektakli do zhvillohet në tre faza konkurrimi, që do të zgjasë disa muaj. Faza e parë do të prezantohet nga dy bukuroshet e talentuara, Marina dhe Luana Vjollca dhe do zgjasë tetë javë.

  • Varri masiv në Dajt, gjendet
    gëzhoja, 13 skeletet pa emra

    13 skeletet e varit masiv që u zbuluan në Shkurt 2010 të paidentifikueshëm. Prokuroria e Tiranës, mbylli hetimet se s’kishte prova. Eshtrat në laburator. Prokuroria ekspertim balistik, por mungon arma për të bërë krahasimet e nevojshme  (Në foto: Eshtrat e gjetura në Dajt, shkurt 2010)

  • Pronat, Agjencia e Kthimit
    dhe kompensimit pa tagë

    Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës nuk ka asnjë fuqi ligjore, nga 31 dhjetori i vitit të kaluar, që të lëshojë vendime apo çfarëdolloj dokumenti zyrtar, duke qenë se ky ka qenë afati i saj i fundit, i parashikuar me ligj

  • Oskar, triumfon "Artisti"
    Aktorja më e mirë Meril Strip
    FOTO - Suksesi i filmit pa ze
    FOTO - Ja fituesit e mbremjes

    Filmi i Mishel Azanvisijus "The Artist", mori statujat më të rëndësishme për filmin më të mirë, regjinë më të mirë, aktorin më të mirë protagonisit, kostumografinë dhe muzikën. Aktori i vlerësuar është Zhan Dujardin.Oskari për aktoren më të mirë, për të tretën herë në karrierë, i është dhënë legjendares Meril Strip.

  • Webi “masakron” serialin
    e Xhuvanit “Në kërkim të kujt”

    Sapo ka mbaruar seriali televiziv me regji të Gjergj Xhuvanit “Në kërkim të kujt”, të dielën në mbrëmje në Top Channel dhe në facebook “shpërthen” debati që masakron filmin. Të gjithë komentet shprehin hapur pakënaqësinë ndaj serialit shqiptar, duke kritikuar zymtësinë, skenarin (e Dhimitër Xhuvanit), lojën e aktorëve (edhe pse më të mirët dhe më të famshmit e skenës shqiptare).

  • Taksa e pastrimit
    te uji? Pa Kontratë

    Kreu i i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi i ka kërkuar dje llogari bashkisë së Tiranës, për mënyrën se si do të kompensojë kategoritë, të cilat nuk paguajnë tarifën e pastrimit, por që kjo u ka ardhur tashmë bashkë me faturën e ujit. Dalipi ka denoncuar edhe faktin se Ujësjellësi e ka futur këtë tarifë te fatura e tij ende pa u nënshkruar marrëveshja me bashkinë e Tiranës.

  • Bashkia e Tiranës vendos
    të rregullojë rrugët e amortizuara

    Bashkia e Tiranës do të nisë punën për rehabilitimin e rrugëve, të cilat janë të armotizuara. Aktualisht ka përfunduar identifikimi i të gjitha segmenteve rrugore që paraqesin problem. Lajmi u bë i ditur sot, nga drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli.

  • Serbët therin një goran
    mendonin se ishte shqipta

    Në kryeqytetin serb, ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, kur disa huliganë e therën me thikë në qafë një djalë pasi menduan se ai është shqiptar.

  • Kafshon karabinierët italianë
    arrest shtëpie shqiptares

    Karabinierët e Tavianos në provincën e Lecces kanë arrestuar paraditen e 24 shkurtit 37-vjeçaren Evis Hyska për dhunë, rezistencë dhe lëndime të zyrtarit të shtetit. Me urdhër të Prokurorisë së Leçes (lidhur me hetime për të cilat nuk jepen detaje), karabinierët e policia lokale kanë shkuar të kontrollojnë vendbanimin e gruas, por për t'i bllokuar gruaja ka kafshuar në gisht njërin prej karabinierëve.

  • Menaxhimi i keq i plehrave
    gjobiten 3 komuna në Elbasan

    Agjencia Rajonale e Mjedisit në qytetin e Elbasanit ka gjobitur 3 komuna në këtë qark, për shkak të ndotjes që kanë shkaktuar venddepozitimet e plehrave. Tre komunat janë gjobitur për shkelje të rregullave të parashikuara në ligjin për mbetjet urbane.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv