Arkiva

  • Ministria e mbrojtjes përmes një njoftimi për mediat bënë të ditur se një helikopter AB-205 i ngarkuar me 40 pako ndihma ushqimore u nis drejt fshatrave Ndreaj dhe Nicaj të komunës Shosh të qarkut të Shkodrës, ndonëse ka tentuar disa herë të kryejë uljet, nuk ka mundur të realizojë misionin dhe është kthyer në Bazën Ajrore në Farkë. Por pa përfunduar ende puna për zhbllokimin e shumë zonave në veri, kanë rinisur reshjet e borës.
  • Matura, 4 lëndët
    që të bëjnë fitues

    Lëndët që do të shënojnë në formularin A1 maturantët, si lëndë të cilat do i japin provim me zgjedhje, do të varet në një masë të konsiderueshme edhe klasifikimi i tyre sipër vijës së kuqe të fituesve në universitete publike. Kjo pasi përzgjedhja me kujdes e tyre, të shton ose të ul deri në 400 pikë në klasifikimin përfundimtar.

  • "Punonjësi i ministrisë
    kërkoi 10 për qind të lotit"

    Sipas prokurorisë rezultoi e provuar se i pandehuri Artan Berberi i ka thënë Agur Sadikut se i pandehuri Bujar Murati kishte kërkuar 10% të vlerës së lotit me qëllim që ta shpallte fituese shoqërinë "MALBERTEX"sh.p.k. dhe se Aguri i është përgjigjur se nëse ishte e nevojshme të jepnin lekë ata duhet të jepnin më pas gjatë realizimit të kontratës në institucionet përkatëse dhe jo tek Bujar Murati pasi dokumentat e tyre ishin të rregullta dhe ata e meritonin të shpalleshin fitues, por Artan Berberi i është përgjigjur se e dinte ai atë punë dhe se kishte folur ai për atë çështje.

  • Igumenicë, arrestohen 2 grekë
    bllokohen 122 kg kanabis

    Policia greke ka arritur të bllokojë sot 122 kilogramë kanabis sativa, në kufirin me Shqipërinë. Gjatë këtij aksioni janë arritur të arrestohen edhe dy persona.

  • Grabitet me armë
    një kazino në Kucovë

    Në orët e para të mëngjesit një kazino në qytetin e kosovës është grabitur nga dy persona me maska dhe të armatosur. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Tafil Skëndo”.

  • Sharku:Deda, jo 'Qytetar nderi'
    Rama: Heqja e titullit, barbari

    Deklarata të forta kanë ardhur sot nga kreu i PS, Edi Rama, pas lajmit se prefekti i Dibrës i kishte hequr titullin “Qytetar nderi” Hekuran Dedës, i cili u vra gjatë protestës së 21 janarit. Rama e ka konsideruar një barbari përpjekjen e prefektit për ti hequr titullin Dedës. Rama: “Përpjekja e prefektit të Dibrës për t'i hequr titullin qytetar nderi dëshmorit të 21 janarit Hekuran Deda vazhdë e barbarisë qeveritare".

  • Mark Marku: PD si Byroja e
    PPSH? Pak a shumë e vërtetë

    Sa i përket krahasimit të Oketës se mbledhjet e grupit janë si ato të Byrosë politike gjatë regjimit komunist, deputeti demokrat  përgjigjet: "Është pak a shumë e vërtetë, ka një lloj formalizimi në mbledhjet e grupit parlamentar të PD. Por nuk shikoj ndonjë atmosferë të tipit që anëtari i grupit të PD të mos ketë mundësi që të shprehet.

  • Chris Brown rrezikon
    burgun për vjedhje

    Policia është duke hetuar mbi deklarimet e Christal Shanae Spann, 24 vjeç, sipas të cilës artisti i ka rrëmbyer telefonit, pasi ishte duke i shkrepur një foto gjatë daljes nga në lokal nate në Miami.

  • Vetëvendosje mbledh 7500
    firma për 'Mbrojtjen e Republikës'

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se për dymbëdhjetë orë ka mbledhur mbi 7.500 nënshkrime të qytetarëve në kuadër të peticionit, i cili kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të mbajë debat parlamentar rreth marrëveshjes për përfaqësimin rajonal të Kosovës pa termin Republikë dhe me Rezolutën 1244 në fusnotë.

  • Lushnje, motori përplaset me
    makinën, vdes 22 vjeçari

    Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” mëngjesin e sotëm. Shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave me të cilën udhëtonte i riu, ndërsa është shoqëruar në komisariat dhe drejtuesi i Fiatit.

  • Vdekshmëria foshnjore
    Shqipëria, vendi më i keq

    Vdekshmëria foshnjore në vendin tonë është më e lartë në rajon si dhe disa herë më i lartë se limiti i vendosur nga BE. Në Shqipëri vdesin 16 foshnja për 1000 fëmijë të lindur të gjallë.

  • Xhufi refuzon Spahiun
    Bojaxhi: Prioritet "Everest 2012"

    Deklarata e Kreshnik Spahiut se Pëllumb Xhufi, Gjergj Bojaxhi dhe Myslym Pashaj, do t'i sugjerohen Kuvendit si kandidatura të AK për President, ka shkaktuar debate brenda politikës shqiptare. Kanë qënë vetë Xhufi e Bojaxhi ata që kanë sqaruar pozicionin e tyre në lidhje me politikën dhe Aleancën Kuq e Zi. (Ne foto Gjergj Bojaxhi)

  • Rama me të rinjtë në Fier:
    Bashkë për ndryshimin e politikës

    Duke u shpërndarë teserat për anëtarësimin në PS, Rama tha se “politika u ka dhënë njerëzve modelin e gabuar, duke shkatuar një indiferentizëm tek këta të fundit ndaj proceseve politike në terësi."

  • Presin tubat e gazit për skrap
    Një vdes i asfiksuar, 1 plagoset

    Shpërthimi sot në mesditë në lagjen Sheq të Fierit. Dy të rinj kanë tentuar të vjedhin tubat e gazit për ti shitur më pas për skrap. Sipas policisë të rinjtë janë futur në pusetën ku kalonin tubat e gazit të ndërmarrjes Albpetrol dhe kanë prerë tubat. Nga shpërthimi i gazit gjeti vdekjen i asfiksuar J.P 22 vjeç, ndërsa është plagosur 19 vjecari me inicialet V.P (ne foto prane vendit ku jane gjetur te rinjte )

  • “Carlsberg” fillon udhëtimin
    kurajoz në Shqipëri

    Karsten Ankjær Jensen, Ambasadori Danez në Tiranë, beson se kjo është koha më e përshtatshme për Shqipërinë dhe Kosoven që të inspirohen nga kurajo e “Carlsberg”. "Që të dyja vendet janë në një fazë kritike të historisë, ku zgjedhjet që do të bëjnë, do të vendosin per fatin e tyre." ( ne foto Carlsberg Ambasador Peter Schmeichel)

  • Incidenti me Rusmalin lirohet
    dhe Gjergj Ndreca, goditi avokatin

    Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e detyrimit për paraqitje ndaj ish-të dënuarit politik Gjergj Ndreca pasi ky i fundit u arrestua pak ditë më parë për shkak se goditi dhe fyeu avokatin Agim Tirana.

  • Kume: Kod i ri zgjedhor
    në rrugën e duhu

    Tejkalimi i afateve për mbylljen e reformës zgjedhore nuk do të thotë as dështim dhe as bllokim i saj. Eksperti i reformës zgjedhore, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume argumenton se pritej që ligji i ri elektoral të tejkalonte afatet që Parlamenti i vuri komisionit për hartimin e tij.

  • Zbulohet vendi nga u qëllua
    Eleni Basho në Shkozë

    Daja i Eleni Bashos, tregon se personat që kanë ekzekutuar mbesën e tij janë treguar shumë të urtë dhe të zgjuar, por shteti  po të dojë i arreston. Daja i viktimës, nuk pranoi të jepte emra se për kë persona e kishte fjalën, por i kërkon shtetit që të zbardhë sa më parë vrasjen e mbesës së tij. ( ne foto vendi ku u vra Eleni Basho më 2 shkurt 2012)
    Hetimi: Yllka Shehaj e implikuar në vrasjen e Elenit
    Ilia Basho është përgjuar në shtëpi

  • Tenderi 1.7 mld për uniformat
    Ja implikimi i të pandehurve

    Ish-zyrtarët e lartë dhe tregtarët e implikuar në tenderin e uniformave në vitin 2009 dhe që u shpallën të pafajshëm tre ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë, kishin dhënë dëshmi të mjaftueshme për skemën korruptive të organizimit dhe të fitimit të tenderit. Gazeta "Shqiptarja.com" publikon dosjen e prokurorisë ku të akuzuarit pranuan bashkëpunimin në blerjen e fituesve për tenderin 1.7 miliardë lekë.

  • BB 5, hyjnë konkurente
    të reja, del Emirjeta

    Vajza nga Shkodra rezultoi të ishte banorja më pak e votuar nga publiku shqiptar nga votimi që “Vëllai i Madh” hapi për të, ndërsa me preferuara e publikut ishte Gentiana.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv