Arkiva

  • Ky është një video dokumentar, se si ka evoluuar në Vendet e Ulëta lëvizshmëria me anë të bicikletave ne zonat urbane dhe ekstraurbane. Për një kohë të gjatë rrugët ishin te zena nga trafiku i makinave dhe numri i viktimave, sidomos femijë, rritej dita dites. Kryebashkiaku aktual i Tiranës, Lulzim Basha, ka jetuar dhe ka familjen në Holandë. Atëherë mendojmë se është njeriu i duhur të punojë për të sjellë këtë shembull dhe në Tiranë.
  • Privatizimi i Monumenteve
    Ja përplasja sot në komision

    Ideja e Ministrisë së Kulturës për kthimin e kalave në restorante cilësohet nga specialistët si shumë e rrezikshme. Gjatë seancës dëgjimore në Komisonin e Medias ata kanë deklaruar se po dëmtohet palca kurrizore e trashëgimisë kulturore shqiptare. (Në foto Kalaja e Lezhës - e destinuar të bëhet me restorante e lokale)

  • Autoriteti i Konkurrencës vë nën
    hetim kompanitë e sigurimit

    Pas rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm për automjetet, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hap një hetim paraprak në tregun e sigurimeve. Kreu e Komisionit të Konkurrencës, Lindita Milo, ka konfirmuar, se pas mbledhjes së informacioneve, është vendosur zyrtarisht hapja e një hetimi. Kompanitë e sigurimeve dyshohen se kanë lidhur marrëveshje të ndaluar për të fiksuar çmimet.

  • Rama: Shqiptarët do zgjedhin
    me votë Shqipërinë tjetë

    Gjatë një aktiviteti të Akademisë Politike, Rama ka ftuar të rinjtë politikanë të mos heqin dorë nga politika pavarësisht modelit të keq aktual në vend. “Duhet të shtrini e të bashkoni duart. Gjysmën tjetër do ta bëjmë bashkë duke fituar me votë nga populli shqiptar që kjo punë të kryhet”, tha kryesocialisti.
    LIVE TV - Ndiqni Akademinë politike
    Rama: Kryeministrit i dhimbset vjedhja e votës

  • Elbasan, tritol bunkerit për
    skrap, arrestohen tre të rinj

    Burimet zyrtare policore thanë se Rafael Çota, 26 vjeç, Elton Çota, 29 vjeç, Denis Dosku, 26 vjeç, që te tre banues në fshatin Togëz po tentonin që pa shpërthimin të bunkerit, ta përdornin hekurin për skrap.

  • Shijak, humb 9 vjecari
    kërkohet prej 48 orësh

    Policia e Shijakut është vënë në alarm që prej ditës së shtunë për humbjen e një 9 vjecari. Gjyshi i tij Sh. Meta të shtunën pasdite kërkoi ndihmën e forcave të policisë, pasi vogëlushi vuan nga një sëmundje mendore.

  • Fusnota, Vetëvendosja
    proteston, policia kundë

    Protestuesit mbështetës të Vetevendosjes iu afruan rrethojës së oborrit të Qeverisë së Kosovës ndërsa  brohorisnin parullat “Kosova Republikë”, “Poshtë Thaçi”, etj. Protesta e nisur në mesditë sipas Lëvizjes Vetëvendosje kishte për qëllim që “bllokojë për katër orë punën e Qeverisë së Kosovës”. (Në foto pamje nga protesta)
    FOTO - Lirimi i rrugës nga aktivistët
    Kuvendi refuzon peticionin e Vetevendosjes

  • Grabiti shtëpinë e turkut
    arrestohet 26 vjecarja

    Policia e Elbasanit ka arritur të vërë në pranga një vajzë, 26 vejc, e cila ishte shpallur në kërkim për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim.

  • Tiranë, nis pastrimi, bashkia:
    Mos hidhni mbeturina në Lanë

    Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e Lumit të Lanës. Punonjësit kanë vendosur edhe zgara metalike përgjatë rrjedhës së lumit për të ndaluar mbeturinat të përshkojnë lumin.

  • Suedi, Wikileaks: Bildt
    nuk pëlqen shqiptarët

    E-maili i parë që sulmon ministrin e jashtëm suedez, Carl Bidt, ka ardhur nga Wikileaks. Faqja ueb ka filluar të publikoj sot, rreth 5 milion dokumente të detajuara se si kompania e inteligjencës së SHBA, Stratfor, ka grumbulluar informacionet. “Nga eksperienca e tij në Ballkan ai shprehet se nuk pëlqen kroatët dhe shqiptarët. Ai është shumë kritik edhe ndaj Rusisë” lexohet në SW501. (Ne foto: Ministri Carl Bildt)

  • Raporti, PD: Kreshnik Spahiu
    të ndiqet penalisht, abuzoi

    Në përfundim të hetimeve dy mujore, komisioni hetimor kuvendor, në përbërje të të cilit kanë qenë vetem deputetët e djathtë ka publikuar raportin përfundimtar për veprimtarinë e ish zëvendëskryetarit të KLD. Spahiu ka shpërdoruar postin, ka trajtuar me negativitet cështjen e Censusit si dhe ka tentuar të cënojë marrëdhëniet me shtetet fqinje.

  • Rruga e Kombit, 5 kompani
    në garë për koncensionin

    Sipas informacioneve zyrtare të ofruara nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, 5 kompani dorëzuan këtë të hënë ofertat e tyre, mes të cilave edhe kommpania “Aktor”. Kësaj të fundit, qeveria i ka besua ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan.

  • Rama: Kryeministrit i dhimbset
    vjedhja e zgjedhjeve

    Rama tha në Twitter se sulmi që kryeministri i bëri edhe sot socialistëve lidhet me pamundësinë e tij për të fshehur papunësinë në vend apo mungesën e shtetit të së drejtës. Rama deklaroi se shqetësimi i vetëm i kryeministrit Berisha është vjedhja e zgjedhjeve.

  • Rinas, SHKB 4 hetim zyrtarëve
    favorizuan personat me probleme

    Furtunë hetimesh dhe pezullimesh në administratën e aeroportit “Nënë Tereza”. Shërbimi i kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme ka identifikuar 4 punonjës, të cilët kanë lejuar kalimin për në zonën Shengen të disa personave qe kanë patur probleme me ligjin për lëvizjen pa viza. Hetim edhe zyrtarëve në Komisariatin e Policisë së aeroportit.

  • Kuvendi refuzon peticionin
    e Vetevendosjes

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka refuzuar sot të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit, të kërkuar me peticionin e Vetëvendosjes, me 15 mijë nënshkrime qytetarësh.

  • Brukseli diskuton
    kandidaturën e Serbisë

    Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të diskutuar arritjet e Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit evropian.

  • Energjia, Berisha: Gjendja kritike
    emergjenca do të vazhdojë

    Kryeministri Berisha deklaron se situata energjitike në vend është shumë e vështirë. Kjo për shkak se niveli i ujit në Kaskada është më i ulti në histori. “ Do blejmë energji me çdo çmim”. Ndonëse pjesa më e madhe e zonave veriore apo verilindore të vendit tashmë janë të kalueshme, qeveria do të mbajë gjendjen e emergjencës.

  • Berisha:Rama bllokon se s'ka
    peshë, ka dalë në pension

    Kryeministri Berisha tha sot se Rama urdhëron bllokimin e ligjeve dhe reformave sepse nuk do integrimin e vendit. Berisha tha se kryesocialisti kërkon t’i kufizojë kohën e fjalës në Kuvend kryeministrit, sepse e ka kuptuar që s’do bëhet kurrë kryeministër. "Shqiptarët e kanë nxjerrë Ramën në pension politik për detyrën e kryeministrit", tha ai.

  • Kosovë, 30 ditë burg për
    punonjësit e policisë serbe

    Gjashtë pjesëtarët e dyshuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), të cilët u arrestuan të shtunën në Gjilan dhe akuzohen për ushtrim të padrejtë të presionit ndaj banorëve të Parteshit për mosnjohjen e institucioneve të Kosovës, kanë dalë para gjykatësit.

  • Itali, gomone me klandestinë
    kapet skafisti shqipta

    Klandestinët, me origjinë afgane dhe irakiane ishin nisur me gomone nga Greqia dhe do të zbrisnin në brigjet italiane. Në prangat e policisë ra shqiptari Oltion Gergali ( ne foto)me banim në Genova.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv