Arkiva

  • Partia Socialiste ka mbledhur sot pasdite tryezën për sportin, pjesë e programit “Për një Rilindje shqiptare”. Në prani të përfaqësuesve edhe të grupeve të interesit, kryesocialisti Rama tha se ky sektor me rëndësi për jetën e shqiptarë duhet të rilindë. Sipas tij, duhet të ndalet ikja e talenteve drejt vendeve të tjera. (Në foto: Rama dhe deputetët socialistë gjatë një ndeshje basketbolli, viti 2011)
  • Tirana në vitet’14 -’80
    Shfaqen filmimet e rralla

    Nëndrejtori i Arkivit të filmit Flori Balliu, tregon për Shqiptarja.com, vlerën e rrallë të këtyre filmimeve, kush i ka xhiruar dhe çfarë përcjellin. Balliu tregon edhe për një dokumentar të veçantë të vitit 1973 realizuar nga Dhimitër Anagnosti dhe shumë surpriza që do të zbulojnë gjatë muajve në vijim me rastin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.

  • Qeveria, "dorëlëshuar" për licensat

    Gati të gjitha koncensionet, që janë dhënë pas vitit 2005 përndërtimin dhe shfrytëzimin eobjekteve të prodhimit të energjisë elektrike kanë kërkuar dhe kanë marrë nga qeveria shtyrje të afateve të ndërtimit. Madje, pavarësisht nga kjo, shumica, ose nuk kanë kryer asnjë lloj punimi, ose punimet në to kanë mbetur në një fazë fillestare. Shumica absolute e tyre duhej të kishin mbaruar, pasi shtyrja e afateve nuk e kalonte vitin 2011.

  • Eleni, Ja pse u divorcua Yllka
    Gjykata: Ilia ne arrest me burg

    Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se Yllka Shehaj, dentistja që kishte lidhje intime me Ilia Bashon, kishte bërë zgjidhjen e martesës në dhjetor 2010, pas tre vitesh martese, prej të cilës nuk kishte fëmijë. Ish-bashkëshorti, në aktin e padisë ndaj saj, e akuzonte se ajo e kishte harruar familjen, duke iu përkushtuar punës si stomatologe dhe vinte shumë vonë në shtëpi.
    Vëllai i Elenit: Kërkoj vrasësit, s'më intereson kush do jetë
    Eleni, përgjimet zbulojnë historinë e Ilias me Yllkën
    Komunikimet Basho-Shehaj në Facebook
    Akuza: Basho pagoi 2 vrasës ordinerë

  • William Tennessee përvjetor
    me të rinjtë, e mbështet SHBA

    “Koleksioni i Qelqtë” është një dramë kujtesë. Shfaqja që fitoi cmimin e parë në Festivalin Teatror të të Rinjve për vitin 2011 del para publikutme rastin e një përvjetori sic është ndarja nga jeta e dramaturgut amerikan Tennessee Williams, 25 shkurt të vitit 1983.

  • Gjuajti Rusmajlin, Bejko: Kuliçaj
    më goditi në komisariat

    Ish-i dënuari politik Lirak Bejko, që pak ditë më parë u arrestua pse goditi deputetin e PD-së, Ilir Rusmaili, pretendon se është goditur nga zv.drejtori I Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, që erdhi ta pyeste në komisariat bashkë me zv.ministrin Avenir Peka dhe agjentë të SISH-it. Intervista është botuar në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com.

  • Monika Kryemadhi: Ja pjata
    që i servira Berishës në shtëpi

    Monika rrëzon të gjithë portretin e një gruaje në karrierë dhe ngre atë të një zonje shtëpie ku i pëlqen aq shumë të jetë lidere. “Rosto me kumbulla është bërë e famshme nga darka me kryeministrin Berisha”, rrëfen ajo për Shqiptarja.com. Ajo tregon edhe për menunë në tryezën e familjes së Ilir Metës, në dimër pranë oxhakut me dru, mes rakisë dhe pastërmasë.( Në foto: Monika në shtëpinë e saj)

  • Marrin peng 29 vjecarin
    arrestohen 4 vlonjate

    Sipas policisë pengmarrja ndodhi dy ditë më parë kur katër të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rrëmbyer shtetasin G. F. dhe e kanë mbajtur atë në një banesë në qytetin e Vlorës me qëllim përfitimin e një sasie të konsiderueshme lekësh nga familjarët e tij.

  • Berisha: Vendorët e majtë
    refuzojnë bashkëpunimin

    Kryeministri Sali Berisha ka premtuar fonde nga buxheti i shtetit për te gjitha njësitë vendore që deri tani nuk kane përfituar.

  • HEC-et, shtyrja e afateve
    nuk shmang dështimin

    Gati të gjitha koncensionet, që janë dhënë pas vitit 2005 për ndërtimin dhe shfrytëzimin e objekteve të prodhimit të energjisë elektrike kanë kërkuar dhë kanë marrë nga qeveria shtyrje të afateve të ndërtimit. Madje, pavarësisht nga kjo, shumica, ose nuk kanë kryer asnjë lloj punimi, ose punimet në to kanë mbetur në një fazë fillestare.

  • HEC-e me koncension
    jepen për "fantazma"

    Vetëm pesë objekte energjetike të dhëna me koncension kanë arritur të përfundojnë dhe të lidhen me rrjetin kombëtar të transmetimit të energjisë elektrike. Qeveria ka dhënë licensa për 300 HEC-e, por në shumicën e rasteve procesi degjeneron në shitblerje letrash.

  • Amnistia për bizneset e familjarët
    Afati deri me 31 mars

    Qytetarët ata që duan të legalizojnë paratë e tyre, të rivlerësojnë kapitalin apo pronat, mund të përfitojnë nga amnistia deri më datë 31 mars. Pas kësaj date ata do të paguajnë detyrimet e plota sipas udhëzimeve në fuqi. Falen edhe të gjitha taksat e papaguara të automjeteve apo gjobat e vendosura deri në vitin 2010, nëse kryehen veprimet pranë drejtorisë së rrugëve. (Në foto: Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave)

  • Italia po shkon drejt thjeshtëzimit
    të procedurës për emigrantët

    Ai quhet Jurgen dhe eshte vënë në qendër të vëmendjes që kur është shpallur se shumë shpejt ai do të marrë nënshtetësinë italiane, ndërmjet 4535 fëmijëve të tjerë emigrantë, të lindur në Pesaro, dhe që janë vendosur në rrethina në 10 vitet e fundit. ( ne foto Jurgeni, femija me prinder shqiptare qe banon ne Itali)

  • Berisha i telefonon Peçit:
    Kryet detyrën me burrëri

    Zyra e shtypit pranë kryeministrisë informon për një bisedë telefonike që kreu i qeverisë Sali Berisha zhvilloi sot paradite me nëntetar Aleksandër Peçin. Nëntetari u plagos në sulmin e ndodhur 4 ditë më parë në Kandahar të Afganistanit, ku mbeti i vrarë kapiten Feti Vogli. Aktualisht Aleksander Peci ndodhet për një trajtim më të specializuar në spitalin ushtarak amerikan në Landstuhl, në Gjermani.

  • Partia e Topit, Selami
    merr lidhjet me SHBA

    Eduart Selami, ish-kryetari i PD, është angazhuar totalisht në partinë e re të Topit që pritet të bëhet zyrtare deri në fund të marsit. Ai deri sa të kthehet përfundimisht në Shqipëri, por dhe më tej do mbulojë marrëdhëniet me SHBA. Biberaj e Mustafaj do mbulojnë ato me BE. Bëhen publikë dhe të deleguarit në qarqe.

  • Qëlloi vëllezërit se tentuan të
    arratiseshin me not, arrestohet

    Eshtë arrestuar sot në Itali ish komandanti i postës kufitare në Velipojë i cili 20 vite më parë qëlloi me armë dy vëllezër të cilët po tentonin të arratiseshin me not.
    Policia e shtetit njofton sot se Besnik Zykaj, i njohur ndryshe si Bino Binaj 49 vjeç është arrestuar nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana në Firence të Itali me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

  • BB5, Klodi i përgjigjet Arbanës:
    Mjaft i shfrytëzuat konkurrentët

    Ish -konkurrenti i Big Brother Albania ka reaguar ndaj deklarates së moderatores së reality show e cila kishte thene se personazhi me antipatik ne sytë e saj ishte Klodi. 

  • Rrefehet Yllka: Lidhje intime me
    Ilian? Ai njihte të dashurin tim

    E cilësuar nga policia si femra që shkaktoi çarjen e çiftit Eleni dhe Ilia Basho, 29-vjeçarja Yllka Shehaj rrëfen për herë të parë versionin e saj mbi të gjithë historinë. Në një intervistë për “Shekullin”, vajza 29 vjeçare, hodhi poshtë aludimet që ajo ishte e dashura e Ilia Bashos. Vajza 29-vjeçare tha dje për “Shekullin” se kishte qenë në punë kur kishte ndodhur ngjarja dhe e kishte marrë vesh atë nëpërmjet lajmeve të televizioneve. ( ne foto Yllka Shehaj, Ilia Basho)

  • Deputetët "gjyq" Ramës për
    listat e zgjedhjeve të 2013

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është përballur dje në mbrëmje me një "gjyq" për listat e ardhshme të deputetëve. Në takimin e përjavshëm të Komitetit për Komunikimin me Qytetarët, ku janë të pranishëm deputetë që nuk janë anëtarë të Kryesisë, ka pasur një përplasje midis ligjvënësve dhe kryesocialistit.

  • KESH nuk ka vendosur
    për importin e energjisë

    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka ende një strategji për të siguruar energjinë për muajin mars. Sipas nëndrejtorit të përgjithshëm Robert Niko, Korporata duhet të vendosë brenda datës 26 shkurt lidhur me sasinë që nevojitet të blihet nga importi dhe çmimin e blerjes.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv