Arkiva

  • Në Kuvend, opozita kërkoi interpelancë me ministrin e nergjitikës. Naço u shpreh se projekte të rëndësishme kanë nisur të ndërtohen dhe se pas 35 vitesh HEC-et do bëhen pronë e gjithë shqiptarëve. Braçe: Qeveria dështim total me energjinë.
  • Ankand për shtëpinë e Whitney Houston

    Vetëm pak ditë pas largimit nga jetë është nxjerrë në ankand, shtëpia në New Jersey e artistes Whitney Houston. Banesa ku jetoi këngëtarja pas ndarjes nga ish-burri për 15 vjet u vlerësua 1.75 milionë dollarë: ka 5 dhoma gjumë dhe po kaq banja, një garazh për 5 makina, plot 116 metra katrorë.

  • Gara në OKB, Majko humb
    përballë kandidates turke

    Kreu i OKB-së, Ban Ki Moon ka zgjedhur kandidaten Cihan Sultanoglu, si shefen e re të Zyrës Rajonale për Evropën dhe ish-vendet sovjetike. Ndonëse nuk mundi dot të ishte i përzgjedhuri, Pandeli Majko është politikani i parë shqiptar që hyri në garë për një post kaq të rëndësishëm në organizatat ndërkombëtare.

  • “Falja e Gjakut”, Joshua Martson:
    Pse u skualifikua filmi nga Oska

    Historia e gjakmarrjes me personazhet shqiptarë: Si u përzgjodhën. Falja e Gjakut” që fillon në 24 shkurt është një dramë nga shkrimtari/drejtor Joshua Martson që fokusohet në një familje shqiptare që është në gjakmarrje.

  • Jenn Aniston dhe Justin Theroux, puthen për herë të parë në publik

    Kanë 9 muaj që janë të lidhur por kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë romancën e tyre. Përpara se Jennifer Aniston të mbante një fjalim për filmin e tyre më të ri Wanderlust, aktori Justin Theroux e ka puthur atë në buzë.

  • Ministria e Jashtme tani lajme
    dhe në facebook e Twitte

    Për ministrinë e Jashtme me diplomacia dixhitale synohet të sillet sa më pranë qytetarëve diplomacia publike, si një rrugë e mënyrë e re për të bërë diplomaci në erën e Internetit dhe të medias sociale.

  • Skrapar, autobuzi del nga rruga
    aksidentohen gjashtë nxënës

    Autobuzi privat i linjës Vëndresh-Çorovodë, me targa SK: 0907A kishte dhe një kontratë me Drejtorin Arsimore për transportimin e nxënësve të shkollave. Ai doli nga rruga mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur ‘Ura e Orizaj”, në aksin nacional Berat-Çorovodë, kur kishte 30 fëmijë në bord.

  • Dëshmia: Natën e vrasjes
    Eleni ndaloi te klinika e Shehajt

    Viktima Eleni Basho, duke pasur marëdhënie pune me shtetasen Yllka Shehaj, i ka kërkuar kësaj të fundit që të ndërpriste marëdhënien intime që kishte filluar me burrin e saj Ilia Basho. Mirëpo sipas burimeve diskutimi mes dy grave ka përfunduar në sher, duke rënduar akoma dhe më tepër marrëdhëniet e tyre.

  • Nesër Basho në gjykatë, Akuza:
    Pagoi 2 vrasës ordinerë

    Burime pranë prokurorisë thanë se do kërkojnë në gjykatë caktimin e masës së "arrestit në burg", pasi personi i arrestuar deri në këto momente është implikuar në vrasjen e bashkëshortes së tij. ( ne foto Ilia Basho)

  • Rama: Berisha do të
     vjedhë zgjedhjet

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ju kundërpërgjigj menjëherë kryeministrit Sali Berisha. Rama: Nuk jam i befasuar. Të huajt të reagojnë, zgjedhjet do të vidhen sërish.

  • KQZ: Ja propozimet për zgjedhjet

    Sipas materialit të siguruar nga Shqiptarja.com, KQZ ka propozuar ndryshime në numërimin e votave e mes të tjerash edhe shtimin e KZAZ-ve të cilat aktualisht janë 66.Po kështu KQZ propozon që regjimi ifletës së votimit të mos jetë e lidhur me kutinë e votimit.

  • Vrasja e Elenit, komunikimet
    Basho-Shehaj në Facebook

    Komunikimet e dokumentuara online në rrjetin Facebbok mes Ilia Bashos dhe dentiste Yllka Shehaj, datojnë së paku që në maj 2009. Aty Shehaj del si pjesë e kompanisë dentare, ku kishte pjesë edhe Ilia Basho dhe ku në letra figuronte e shoqja. Komentet e tyre të përbashkëta, janë bërë te fotot e shumta që dentisja vendoste në faqen personale.

  • PD-PS: Protestat, jo lidhje me terrorizmin

    Deputetët e mazhorancës dhe opozitës gjatë debateve të ditës së djeshme për nenin që ka të bëjë me terrorizmin në Kodin Penal kanë rënë dakord se nuk kanë lidhje protestat me sfond politik me elementët e terrorimit. Konsensusi u arrit pas debateve dhe ndërprerjes së punës së Komisionit të Ligjeve përmbi një orë.

  • Gjyqi i Ndrea Prendit, Sollaku:
    Pse e larguan Zegjinenë

    Gjenerali Ndrea Prendi që akuzohet se në 21 janar ka vrarë me pistoletën e tij Faik Myrtaj, është lënë sërisht në arrest shtëpie, për shkak se gjykata e Apelit nuk ka marë si provë bindëse mandatin e hyrjes dhe daljes së armës, të sjellë si provë të re nga prokuroria. Tashmë beteja ligjores mes Prendit dhe prokurorisë, është zhvendosur në Gjykatën e Lartë.

  • Aleksandër Peçi
    transportohet në Gjermani

    Aleksandër Peci, i shoqëruar nga një ekip mjekësh të specializuar, është transportuar nga Spitali Amerikan i Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit drejt Gjermanisë. Në orën 8 45 minuta ka mbërritur në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani.

  • Gjunkshi: Berisha e dinte
    për viktimat para festës

    I pranishëm në emisionin "Intervista" të gazetarit Alfred Peza në Vizion Plus, gjenerali konfirmoi se kryeministri Berisha ishte në dijeni për viktimat përpara nisjes së festës së organizuar nga FRPD në Pallatin e Kongreseve. Ai sqaroi se është procedurë e Ministrisë së Mbrojtjes që në raste të tilla të lajmëroje menjëherë për ngjarjen Presidentin, kryetaren e Kuvendit dhe kryeministrin.

  • BB5, Flori: Vajzat në shtëpi
    rrëmujaxhie, Edi i rreptë

    Emirjeta dhe Floriani kanë diskutuar në sallon duke komentuar sjelljet e Edit dhe të vajzave brenda në shtëpi. Emijeta shprehet se Edi përpiqet që të vërë rregull në shtëpi. Flori: Vajzat bëjnë më shumë rrëmujë se djemtë,ianë të papërgjegjshme.

  • BB5, lakmohet Genta, një
    set fotografik vetëm për të

    Një zarf i ardhur nga Vëllai i Madh i mundëson Gentës realizimin e një photoshooting.  Gentës do t’i vihen në dispozicion disa veshje dhe fotot do të realizohen kudo brenda shtëpisë së BB, ndërsa banorët e tjerë duhet të qëndrojnë spektatorë, pa marrë pjesë.

  • Shkoder, zjarr në banesë
    vdes i moshuari invalid

    Banesa ndodhet në katin e parë të një pallati në lagjen Qemal Stafa. Ajo është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës duke u gdhirë mëngjesi i sotëm. Viktima Zija Tahiri, 78 vjeç, jetonte i vetëm dhe në momentin kur ka rënë zjarri nuk ka mundur të dalë pasi ishte i paralizuar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv