Arkiva

  • Artistja Jennifer Lopez ka nxjerr në treg parfumin e saj më të ri Glowing. Në posterin promovues të parfumit, J.Lo shfaqet nudo, me flokë të lagura dhe e lyer e gjitha me vaj, për të treguar sesi shkëlqen trupi i saj.
  • Kosovë, orteku zë 3 banesa
    dyshohet për 2 të vdeku

    Një ortek bore ka zënë tri shtëpia në fshatin Reselelicë, në rajonin e Dragashit në jug të Prizrenit. Sipas kosovapress, e cila i referohet policisë së Kosovës dy persona mendohet se janë nxjerrë pa jetë nga banesa, ndërsa dyshohet se brenda shtëpisë gjenden edhe 9 anëtarë të tjerë

  • Kukës, orteku bllokon 2 furgonë
    me paragjerë, ndërhyn policia

    Në Kukës dy furgona me 20 pasagjerë janë bllokuar në austradën nacionale Kukës- Shishtavec për shkak të një orteku që ka rënë në Luginën e Vanave. Furgonët të cilët ishin nisur nga Kukësi drejt Topojanit.( foto Kukesi, pamje nga Arben Çela)

  • Has, 2 persona rezultojnë
    të zhdukur, nisin kërkimet

    Nga policia e Kukësit mësohet se Isa Qarri, 45 vjec dhe Myrteza Qarri, dje kishin hipur në malin Oklas për të rregulluar një antenë të një prej kompanive të telefonive celulare që operojnë në Shqipëri. Ata humbën kontaktet me familjarët e tyre që prej ditës së djeshme.

  • Johansson dhe Naylor sëbashku në Hawai

    Ndonëse e kanë mbajtur të fshehur, për një kohë të gjatë lidhjen e tyre aktorja e famshme Scarlett Johansson dhe i dashuri i saj i ri Nate Naylor janë fotografuar sëbashku në një plazh në Hawai.
    E veshur me bikini ngjyrë të kaltër, syze të zeza dhe me flokë të kapura, Scarlett ka treguar edhe njëherë format e saj perfekte trupore.

  • Makinat, Autoriteti Mbikqyrës
    mbështeti rritjen e sigurimit

    Ka pranuar dje Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) se ka qenë ai, që u ka kërkuar kompanive të sigurimeve të rishikojnë në rritje tarifat e primeve të sigurimit të detyrueshëm motorrik

  • “21” i Adele, më i preferuari në Amerikë

    Ndonëse është hedhur prej kohësh në treg, albumi “21” i këngëtares britanike, Adele mbetet ende më i preferuari për publikun.
    Të dhënat e fundit që mbërrijnë nga tregu amerikan, thonë se ky album në dy javët e para të këtij muaji ka regjistruar shitje rekord duke mbetur në vendin e parë me mbi 115 mijë kopje të shitura.

  • Kukës, Vasili:Ndërhyni dhe
    në këmbë, Ferati: S'mundemi

    Ministri i Shëndetësisë ka udhëtuar sot drejt Kukësit për të parë vetë situatën nga afër, dhe për ti përcjellë urdhrin strukturave të shëndetësisë për të qëndruar në gadishmëri 24 orë, pasi “jemi në situatë emergjence, të jashtëzakonshme”. Vasili: "Të ndërhyhet me çdo mjet qoftë dhe në këmbë dhe me ski në zonat e bllokuara për të dërguar medikamente”. Reagon drejtori i ISKSH Kukes: Nuk mundeni. Te hapen rruget. ( ne foto pamje nga takimi sot i ministrit Shendetesise Petrit Vasilit ne Kukes)
    Bora në veri, moti i keq pengon shpërndarjen e ndihmave
    Apeli nga Puka: Ndihmë! Kam frikë se fëmijët më vdesin urie
    Shishtavec, Nela: Banorëve po u mbarojnë ushqimet të hapet rruga

  • Shishtavec, Nela: Banorëve po u
    mbarojnë ushqimet të hapet rruga

    Kryetari i komunës Shishtavec, Dyleman Nela në një bisedë telefonike për shqiptarja.com tregon për situatën mjaft të vështirë ku po jetojnë këto 1700 famileje, 600 prej të cilave trajtohen me ndihmë ekonomike. “Situata është mjaft, mjaft e vështirë. Një dimër i tillë ka vite që nuk është parë. Shyqyr zoti nuk kemi pasur raste vdekjeje” tregon zoti Nela ndërsa bën apel për hapjen e rrugës Kukës- Shishtavec, mënyra më e mirë pë ti ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone.”

  • Europë, numri i të vdekurve
    nga dimri kalon shifrën 500

    Një pjesë e mirë e Europës është përfshirë nga një valë e re të ftohti e cila është shoqëruar nga temperatura të ulëta, rreshje të shumta dëbore si dhe erëra të fuqishme. Për shkak të këtyre kushteve të ashpra klimaterike janë regjistruar rreth 540 viktima. Hungaria ka ndërprerë lundrimin shkak të shtresës së trashë të akullit dhe ku transporti përgjatë lumit më të frekuentuar evropian pothuajse është ndërprerë. Në vendet e tjera përgjatë Danubit, duke përfshirë Austrinë, Kroacinë, Serbinë dhe Bullgarinë, tashmë janë ndërprerë komunikimet

  • Elbasan, plagosen me thika
    pas zënkës në qendër interneti

    Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së premtes, kur shtetasi Pëllumb Sulmina, 35 vjeç banues në Cerrik për një konflikt të çastit, për motive banale, ka goditur me thikë, në një qendër interneti, shtetasin O.Sadushi, 30 vjeç.

  • Tirana 92 vjet kryeqytet
    Berisha: Përmbysi diktatorin

    Me rastin e 92- vjetorit të shpalljes së saj si kryeqytet, Bashkia e Tiranës organizoi sot një simpozium me këtë temë, ku merrnin pjesë edhe kryeministri Berisha, kryebashkiaku Basha, krerë të komuniteteve fetare, pjesëtarë të familjeve të vjetra tiranase dhe studiues të ndryshëm. Kryeministri e cilësoi “një ditë të veçantë në historinë e kombit tonë, një akt madhor” përzgjedhjen e Tiranës si kryeqytet. (Ne foto bulevardi i vjeter i Tiranes, Vitorio Emanueli III, 1920)

  • Bora në veri, moti i keq pengon
    shpërndarjen e ndihmave

    Reshjet e borës nuk kanë të ndalur dhe sa vijnë e vështirësojnë situatën, sidomos në veri dhe verilindje të vendit. Ndërkohë që trashësia e borës, dhe mjegulla e bëjnë të pamundur ndërhyrjen nga ajri. Në shumë zona mungon dhe uji i pijshëm dhe ka ndërprerje të energjisë. Mbrëmë në Pukë temperaturat arritën në -16 gradë Celcius. (bora ne Tropoje)

  • Apeli nga Puka: Ndihmë! Kam
    frikë se fëmijët më vdesin urie
    Shishtavec, Nela: Po mbarohen ushqimet
    Moti i keq pengon shperndarjen e ndihmave

    Ajo çka realisht ndodh në komunat e izoluara prej gati 2 javësh në veri të vendit e tregojnë vetëm banorët. Ato të cilët prej ditësh, bora u ka bllokuar banesat, rrugët dhe i vetmi ushqim është misri i zier; edhe ky drejt përfundimit. Me lot në sy, me zë që i dridhen nëpër telefona, dhe me shpresën te zoti, presin që dikush ti afrojë ndihmë. Hysni Haxhi Paja nga fshati Trun i komunës Blerim, të Pukës bën apel për ndihmë.  Kryefamiljari 64 vjeçar mban mbi supe përgjegjësinë për mirëqënien e 10 familjarëve të tij, më i vogli fëmija i djalit, 9 muajsh, të cilin deri tani e ka ushqyer me atë pak miell, por tani edhe ai është drejt fundit. (Në foto pamje nga bora në Pukë)

  • Hyn për të grabitur delet
    pronari vret 17 vjeçarin

    I riu Francesko Dervishi, në një tentativë për të grabitur delet në stanin e bashkëfshatarit të tij nga fshati Kololonjë, ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e goditjes me çifte nga 65 vjeçari Ibrahim Gjolena. Policia e Lushnjës ka arrestuar në kushtet e flagrancës autorin e krimit, i cili gjatë marjes në pyetje ka pranuar autorësinë e krimit.

  • Gjykata Administrative
    shtyhet shqyrtimi i pr/ligjit

    Projektligji për Gjykatën Administrative nuk do të futet për shqyrtim për të paktën edhe dy javë, pavarësisht njoftimit publik të pak ditëve më parë të kryeparlamentares Jozefina Topalli, në takimin me drejtorin për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino.

  • Prifti: Grupe mafioze pranë
    LSI, përgjojnë Topin e Ramën

    Ish-deputeti i LSI, në emisionin "Debat" me Alfred Pezën akuzon grupe mafioze pranë LSI-së se përgjojnë Presidentin, liderin e PS e Ina Ramën. Ish-ministri: "Nuk e di nëse në krye të këtij grupi përgjimesh është Braho. Rama është gati për të qeverisur vendin. Mund të ketë zgjedhje para kohe pas krizës së Presidentit. Berisha ikën dhe i lë vendin Bashës" (në foto Presidenti Topi me Dritan Priftin, kur ishte ne postin e Ministrit të Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës)

  • Leku zhvlerësohet ndaj
    të gjitha valutave

    Ka qenë një ditë jo e favorshme e premtja, në tregun valutor të Tiranës. Sipas njoftimeve nga agjencitë valutore dhe kursit mesatar zyrtar, të publikuar çdo ditë nga Banka e Shqipërisë, të gjitha valutat e huaja janë rivlerësuar në këmbimet ndaj lekut, pavarësisht nga lëvizjet e tyre në tregjet ndërkombëtare.

  • Gent Mati: Ju rrëfej magjinë e skive

    Të bësh ski është një fëmijëri e dytë, tregon Gent Mati skiator dhe njëkohësisht drejtuesi i agjencisë Outdor Aalbania. Dhe në të vërtetë, në kërkimet tona rezultoi se të gjithë ata që ushtrojnë skitë në thelb përjetojnë në mënyrë të përsëritur një aventurë fëminore krejt të vecantë teksa rrëshkasin të lirë në dëborë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv