Arkiva

  • Aleanca Kuq e Zi, deklaron se është kundër copëtimit të territoreve në Kosovë, ndërsa shprehet se mbështet projektin amerikan për Kosovën.
  • Rruga e Kombit, shtyhet tenderi
    BB sqaron kushtet për firmat

    Ministria e Transporteve shtyn dy javë pranimin e dokumentave për tenderin e mirëmbajtjes dhe investimeve shtesë në "Rrugën e Kombit", me sa duket, për shkak të mungesës së interesit nga subjektet.

  • Ministria rrit çmimin
    e librave shkollorë

    Librat shkollorë këtë vit do tëkushtojnë nga 70-80 lekë më shumë se ata të një viti më parë. Megjithatë botuesit e librit shkollorë janë sërish të
    pakënaqur, pasi për tekstet nën 5 mijë kopje çmimet janë shumë të ulëta, ndërkohë që ata po i penalizon shumë edhe TVSH-ja.

  • Braçe: Iku“banda” e Bashës

    Sipas deputetit socialist dje u shpërbë “banda elektorale” në policinë e kryeqytetit, e cila punoi për fushatën elektorale të Lulzim Bashës, duke qenë se u emëruan në detyrë nga ky i fundit. Sipas Braçes, këto shkarkime u bënë shumë vonë dhe me pasojë të rënda për qytetarët e Tiranës.

  • Tiranë, aksident pas mesnate
    2 të plagosur, dëme në biznes

    Aksidenti ka ndodhur pranë Kryesisë së Kuvendit, përballë Hotel Rogner. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë. Burimet pranë Spitalit Ushtarak pohojnë se ata gjenden në situatë kritike për jetën si pasojë e plahëve të marra.

  • Tentoi të hidhej nga vinçi: Pse
    ta ndërtojë pallatin komunisti?

    Një ditë pas skenave të tmerrit në majën e vinçit zbardhen të rejat për 53 vjeçarin Xhemal Zhuri. Është ish-tregtar dhe ish- i përndjekur politik, madje edhe ish-pjesmarrës i grupit që rrëzoi bustin e Enver Hoxhës. Kur efektivët e policisë, së kryeqytetit, morën për ta pyetur 53 vjeçarin Xhemal Zhuri, për të mësuar se për se e kishte kryer një veprim të tillë ai iu përgjigj atyre shkurt. “Hipa se këtu po ndërton pallatin një komunist". (Në foto: Xhemal Zhuri në vinç mbrëmjen e djeshme dhe qendra TID, pranë PD)

  • Një ylber konkuron shiun
    dhe dëborën në Tiranë

    Pas ditëve të ftohta, qiellit gri apo dëborës në majën e malit të Dajtit kryeqytetasit sot shijuan disa minuta pamjen e mrekullueshme të ylberit. Rreth orës 14.30 minuta në qiellin blu të Tiranës, pas disa orëve reshje shiu papushim, u shfaq ylberi, i cili kënaqi banorët e Tiranës, të madh e të vogël.

  • Korçë, dhunohet e moshuara
    i vjedhin paratë e shtëpisë

    Policia tha se është marrë njoftim se persona të paidentifikuar, të pajisur me mjete maskimi (kapuc), kanë vjedhur në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës banesen e shtetases me iniciale L.B, ku e kanë goditur me mjete të forta në pjesen e kokës, dhe më pas autoret kanë përvetësuar në banese një sasi lekësh.

  • Makina rrëshqet në akull
    humb jetën 28 vjeçari

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në hyrje të qytetit të Korçës, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me shtyllën një person ka humbur jetën edhe tre të tjerë janë plagosur.

  • Romët, PBDNJ: Qeveria
    të mos rrijë duarkryq

    Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për zgjidhjen e problemit të strehimit të romëve. Nënkryetari i kësaj partie Thanas Poci tha se zgjidhja e këtij problemi mund të vinte nga projekte konkrete e të mbështetura nga financat publike.

  • Ja rrugët e bllokuara në vend

    Policia e shtetit ka renditur të gjitha akset rrugore problematike në vend për shkak të motit të keq. Probleme në qarkullim vërehen në veri e jug të vendit.

  • Të prekurit nga virozat
    mësyjnë në spitale

    Sipas Institutit te Shëndetit Publik në një javë janë shënuar rreth 16 mijë raste me simptoma të virozave stinore, pjesa më e madhe e të cilave infeksione respiratore.

  • Stuhi dhe përmbytje në Vlorë
    e Durrës, pezullohet lundrimi
    |

    Moti i keq vazhdon të mbizotërojë në të gjithë vendin. Ndërsa në veri vazhdojnë reshjet e borës, në Durrës dhe Vlorë shtrëngatat kanë shkaktuar dhe përmbytje. Pezullohet lundrimi në porte. Tragetet e linjës Bari- Durrës, që kishin për tu nisur mbrëmë janë nisur, mëngjesin e sotëm, 7-8 orë me vonesë. Stuhia detare parashikohet të vazhdojë gjithe ditën. Shtrëngata shiu dhe në Tiranë, Fier, Gjirokastër. ( ne foto pamje nga permbytjet e Durresit)
    Ja rrugët e bllokuara në vend
    Balla: Ne Librazhd komunat eizoluara, qeveria të ndërhyjë
    CEZ: Kufizime të energjisë në disa zona të kryeqytetit

  • Rrokadë në Policinë e Tiranës
    ikën Drejtori e 2 nëndrejtorë

    Vrasja e Eleni Bashos, 35 vjeçare në Shkozë të Tiranës dhe vetëm pak orë më vonë të Megi Jakiçit, në “Komunën e Parisit” shkaktojnë furtunë në radhët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në vend të Sajmir Muçës, në postin e drejtorit të policisë së qarkut të Tiranës do të ulet Bernard Çaushaj. Ikin dhe 2 nëndrejtorët e policisë së Tiranës, Dorian Muça dhe Gjergji Jorgo, zv drejtor për rendin e sigurinë publike. Ata zëvendësohen nga Arjan Kurti dhe Gazmend Hamitaj. (Në foto: 2 Eleni dhe Megi e vrara në Tiranë si edhe Zv.ministri i rendit Peka dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Burgaj pas komunikimit të largimeve në drejtorinë e qarkut të Tiranës)
    FOTO - Burgaj e Peka në drejtorinë e Tiranës
    Vrasja e farmacistes, fqinjët: Menduam se i ra të fiktë
    Megi u vra në krah të fejuarit
    Kronika e ditës “feminilizon” ballinat e të përditshmeve - Respublica.al

  • Joe Jackson, tashmë shitës parfumesh

    Vite më parë ai formoi një grup shumë të mirë muzikor të quajtur “The Falcons” ndërsa sot shet parfume të lira.
    Bëhet fjalë për Joe Jackson, babanë e yllit të popit Micheal Jackson, të cilin e kanë fotografuar duke shitur parfume të lira në një qëndër tregtare në Las Vegas.

  • Varrezat çame, Idrizi: Negociata
    me qeverinë për projektin

    Varrezat monumentale janë projekti i parë i rëndësishëm që merr formën e realizimit për shqiptarët e Çamërisë që prej genocidit dhe spastrimit etnik të ushtruar ndaj tyre në fund të Luftës së Dytë Botërore nga ushtritë greke. Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi deklaroi se do të vijohet për realizimin e projektit dhe për këtë do të kërkohet ndihma e të gjithë shqiptarëve, si edhe e qeverisë.
    FOTO - Projektet fituese për varrezat e Qafë - Botës

  • Austri, Rama: PS zgjidh
    çështjen e pronës

    Gjatë prezantimit të librit të tij “Kurban” në kryeqytetin austriak, kryetari i Ps ka kërkuar edhe ndihmën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për largimin e keqqeverisjes.(Në foto: Rama gjatë bisedës me shqiptarë që jetojnë në Austri)

  • Besarti kthehet me gola
    FSHF-ja hesht!

    Skuadra Brisbane Roar ka ruajtur shpresat për të mbetur në garë për titullin e kampionit të Australisë, pasi ka mundur 2:0 kryesuesin Mariners, madje këtë e ka arritur në fushën e kndërshtarit. Protagonist i takimit sërish ka qenë Besart Berisha, i kthyer nga pezullimi një javor i dhënë nga Federata Australiane.

  • Masakroi 42 vjeçaren Arapi
    vdes në spital Gado Dumka

    Burime zyrtare nga Policia e Korçës thanë se Gaqo Dumka gjeti vdekjen në ambientet e spitalit të burgut, ndërsa të hënën priste të merrte pretencën për veprën e kryer.Liliana Arapi u gjend e masakruar në orën 23.00 të 12 gushtit, me trup të copëtuar futur në dy thasë, në një pikë grumbullimi plehrash afër fshatit Ravonik të rrethit Korçë. E pranë trupit të ndarë në shtatë copa, gjendeshin dhe rrobat e saj futur në një qese.

  • Kinema, ndërron jetë aktori Ben Gazzara

    Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare aktori i mirënjohur italo-amerikan Biagio Anthony Gazzara, i njohur nga të gjithë si Ben. Ben Gazzara ndërroi jetë natën e së premtes në New York.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv