Arkiva

  • Liqeni artificial i Tiranës po shkon drejt tharjes së plotë nga dita në ditë. As shirat e ditëve të fundit, nuk kanë mundur të ndikojnë në mbushjen e tij. Fundjava e vë më shumë në dukje rrënimin e zemrës së parkut të vetëm të kryeqytetit.
  • Ortek në Malësi të Madhe
    Moti i keq izolon komunat

    Në rrethin e Pukës, të gjitha fshatrat janë të bllokuara nga dëbora. Ndërsa në fshatin Udace të komunës Kelmend ka rënë edhe një ortek, duke dëmtuar një shtëpi të fshatit. Problematik mbetet rrethi i Pukës, ku të gjitha fshatrat janë të bllokuara nga bora. Në këtë rreth janë të pakalueshme akset Fushë Arrës-Kukës, Fushë Arrës-Fierzë, ndërsa mund të kalohet me zinxhirë aksi Fushë Arrës-Mirditë.
    Policia: Ja akset rrugore problematike

  • Petro Koçi: Rama e ftoi, tani
    Nano duhet të korrigjohet

    Petro Koçi, kreu i PSV shprehet se është shumë e rëndësishme që opozita të bashkohet për të arritur objektivin e saj për të ardhur në pushtet. Ndërkohë që e sheh pjesë të opozitës dhe LSI-në, nëse kjo e fundit del nga qeveria dhe e rrëzon atë. Ai thotë se vendit i duhet një qeveri teknike, në mënyrë që të bëhen reformat, ndërkohë që sheh si zgjidhje të vetme për afrimin e Metës me të majtën, braktisjen prej tij të Berishës dhe rrëzimin e kësaj qeverie.

  • Elbasan, mbytet
    një 4 vjeçar në kanal

    Mbytet në kanal një 4 vjecar në Belsh. Fëmja ka humbur jetën aksidentalisht pasditen e sotme në fshatin Guri i Bardhë. 4 vjecari, Xh. H., ka dalë të luaj në oborr në kohën që po binte shi.

  • Gjendet një kufomë
    në bregdetin e Durrësit

    Shfaqet një tjetër kufomë në bregdetin e Durrësit. Pas trupit të pajetë të gjetur pak javë më parë, deti ka nxjerrë një tjetër kufomë në Durrës. Policia e qytetit bregdetar bëri të ditur se trupi i pajetë është parë nga peshkatarët rreth 1 milje larg bregdetit, në Bishtpallë.

  • Bashkia e Tiranës:
    Bashkëpunim me Uashingtonin

    Me mbylljen e vizitës në SHBA të kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, bashkia e Tiranës ka nxjerrë në një deklaratë për shtyp detajet dhe arsyet e vizitës. Bashkia deklaron se është arritur të vendoset një linjë bashkëpunimi me Bashkinë e Uashingtonit.

  • Vrasja e Elenit, flet ortaku: Ilia
    mallkoi ditën që erdhi në Tiranës

    Ilia Basho, bashkëshorti i Eleni Bashos, e vrarë tri ditë më parë, kishte vendosur të linte biznesin që kishte me ortakun e tij Ilirian Bituni në nëntor të 2011 dhe të merrte 100 mijë eurot që i takonin. Kështu thotë ish-ortaku i tyre Bituni në intervistën me “Shqiptarja.com”.

  • Rama: Berisha turp për Shqipërinë

    Rama deklaroi nëpërmjet rrjeteve sociale se kryeministri prej kohësh vazhdon të bëjë Shqipërinë qesharake me fjalime groteske jashtë vendit. “Flet në mes të Gjermanisë për 18% rritje ekonomike e për një model suksesi imagjinar që e bën Shqipërinë të duket si s'ka më keq nëpër botë!”, tha ai.

  • I hodhi bombën këshilltarit PS
    prangoset Astrit Xheka

    Sot në orët e para të paradites, Xeka është vënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe prishje të qetësisë publike. Pas denoncimit që ishte bërë nga autoritetet e këshillit komunar të Luzit, ditën e sotme, ai pretendonte të kalonte në kufirin grek. Por, nuk ka mundur, është vënë në prangat e policisë.

  • Tentoi të grabisë banesën
    Pranga adoleshentit të armatosu

    16-vjeçari, me një pistoletë, ka tentuar të grabisë banesën e Haki Saraçit në banues në fshatin Karinë të Peqin. Por në momentin e që ka hyrë në banesë, adoleshenti është ndjerë nga pronari i banesës dhe është larguar.

  • Scarlett Johansson, befason me hijeshinë e saj

    Scarlett Johansson vazhdon te magjeps me hijeshinë e saj. E pranishme në edicionin e 47- të Golden Camera Awards, që u zhvillua në Berlin, Johansson pozoi në tapetin e kuq dhe konfirmoi se është në formën e duhur.

  • Ish komandanti i FNSH
    Prenci përplasje me Pekën

    Shemsi Prençi, ish-komandanti Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është larguar nga Tirana duke u transferuar në qarkun e Dibrës. Kjo lëvizje duket si një hakmarrje Prençit, i cili në 2011 guxoi të kallëzonte në prokurori Avenir Pekën, me pretendimin se ai i bënte presion, duke e detyruar për të dërguar në Kamëz një grup të forcave speciale.

  • Drejtori Çaushaj paditi PS-në
    emërohet kryepolic i Tiranës

    Rrokadë në policinë e Tiranës, Korçës, Vlorës dhe Dibrës. Si pasojë e rritjes së kriminalitetit në kryeqytet, dje është shkarkuar nga detyra drejtuesi Saimir Muça, shkarkim ky që u pasua më pas me një sere ndryshimesh të tjera. (Në foto: Megi Jakiçi dhe Eleni Basho të vrara brenda një nate në Tiranë si edhe Burgaj e Peka pas shkarkimeve dje në polici)
    Ish komandanti i FNSH Prenci përplasje me Pekën

  • Berisha mbyll vizitën në Gjermani
    “Gjithçka për rritjen ekonomike”

    Në një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar, Berisha tha se do të shfrëtëzohen të gjitha potencialet e vendit për të nxitur zhvillimin jeshil. “Ky model ka nevojë të përsoset më tej. Natyrisht, jo me masa që godasin në palcë rritjen dhe biznesin”, tha ai.

  • Tiranë, digjet magazina
    e mbeturinave në Shkozë

    Një magazinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në ambjentet e ish Uzinës së Autotraktorëve në kryeqytet. Zjarri ka djegur gjithçka brenda magazinës së mbeturinave, por pa shkaktuar dëme në njerëz.

  • Prokuroria: Prendi qëlloi i pari

    Ish-komandanti I Gardës së Republikës, Ndrea Prendi ishte i pari që qëlloi drejt turmës thotë Prokuroria, duke akuzuar atë se shkaktoi viktimën e parë, Faik Myrtaj, i cili ishte i vdekuri i parë që shkoi në spital.

  • Një vit pa Aleks Nikën, Rama:
    Hetimi do lehtësojë shpirtrat

    Kryetari i PS, Edi Rama ka qenë sot në familjen e Aleks Nikës, i cili disa ditës pas plagosjes humbi jetën në një spital të Turqisë. Shkruan në Twitter: “Sot një vit u nda nga jeta dëshmori i katërt i 21 janarit Aleks Nika pas një agonie të gjatë. Drejtësia për 21 janarin është jetike për shtetin e së drejtës dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ndëshkimi i fajtorëve themelor për BE!”

  • Policia: Ja akset rrugore problematike

    Për shkak të kushteve që këqija meteorologjike disa nga akset kryesore rrugore vazhdojnë të jenë të bllokuara, apo të kalueshme vetëm me zinxhirë. Sipas njoftimit për shtyp nga Policia e Shtetit, në qarkun e Kukësit aksi B.Curri – Qafë Morinë dhe pjesa më e madhe e akseve të tjera janë të pakalueshme, ndërkohë që me zinxhir mund të kalohet në aksin Morinë – Kalimash, Kukës – Krumë dhe Kukës- Topojan.

  • Trafiku bën me nerva Jolie

    Nuk ka gjë më të keqe se të ngecësh në trafik. Kjo i ka ndodhur edhe aktores hollivudiane Angelina Jolie, e cila duket tejet e nevrikosur dhe e mërzitur teksa po zhvillonte një bisedë të gjatë telefonike.

  • Regjistrimi i minoriteteve, Omonia
    ngre komisionin, Bollano në krye

    Sipas burimeve zyrtare pranë kërsaj organizate është mbledhur Komisioni i Regjistrimit, i kryesuar nga kryetari i kësaj organizate, Vasil Bollano. Në një komunikate për shtyp njoftohet se në mbledhje ishte vendosur hartimi i planit te veprimeve parapërgatitore të procesit të shpallur nga Omonia, regjistrimin e pjesëtarëve të komunitetit etnik grek.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv