Arkiva
-
Gjatë vizitës që po vijon në SHBA, kryebashkiaku Basha ka ftuar biznesemenët ta shohin Tiranën, si mundësi të mirë për të shtrirë investimet e tyre, duke i garantuar se Bashkia e Tiranës është e gatshme të ndërmarrë çdo masë, për të garantuar suksesin e çdo investitori.
3 Shkurt 2012, 20:14 -
Bisht-Palla “ha”
3 Shkurt 2012, 19:55
dy koka ushtarakëshDy ish-drejtues të bazës detare të Bisht-Pallës, Kudret Çela dhe Artur Meçollari janë shkarkuar brenda pak javësh njëri pas tjetrit nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami, sepse kundërshtuan mbylljen e bazës dhe dorëzimin e saj te privati. Baza e rojes bregdetare do të transferohet në Pashaliman, ndërsa aty mund të ndërtohen dy TEC-e.
-
Të mjatët: Basha në SHBA
3 Shkurt 2012, 19:44
të tregojë vrasësit e 21 janaritNë një deklaratë të mbajtur nga kreu i grupit të këshilltarëve Aldrin Dalipi i kërkhet Bashës që të mos jetë cinik me të vërtetën dhe të mashtrojë shqiptarët e amerikës apo zyrtarët amerikanë duke folur për bëma në krye të bashkisë, kur në të vërtetë në bilanc ka vetëm shkatërrimin e disa punëve të mira të nisura më parë.
-
Amnesty: Autoritetet shqiptare
3 Shkurt 2012, 19:27
dështuan me romët
Totozani: Kthehuni në çadra
KSHH: Heshtja e shtetit, shkeljeAmnesti International jep alarmin se për vite të tëra autoritetet shqiptare kanë dështuar me premtimet e tyre kombëtare apo ndërkombëtare për strehimin dhe të drejtat e komunitetit rom si dhe të gjitha komuniteteve të rrezikuara në Shqipëri. Në një deklaratë zyrtare drejtori për Europën dhe Azinë Qëndrore, Jezerca Tigani tha se zgjedhjet e përkohshme s’mund të jenë zgjidhje.
BLOG - Romët, media dhe integrimi - Nga XHAFER RAKIPLLARI
-
KSHH: Heshtja e shtetit, shkelje
3 Shkurt 2012, 18:38Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, situata të tilla me komunitetin rom janë të njohura prej vitesh, ndërkohë që shprehet shqetësim për mungesën e reagimit të strukturave të shtetit.
-
Gjykata e Apelit vendos më 8 shkurt
3 Shkurt 2012, 18:30
për të arrestuarit për 21 janarinGjykata e Tiranës nuk pranon të marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për zëvendësimin e masës së arrestit në shtëpi me atë të arrestit burg, ndaj Ndrea Prendit. Në seancën me dyer të mbyllura, që u zhvillua sot paradite në gjykatën e Tiranës, i pranishëm ka qenë dhe një prokuror amerikan, Majk Kein, që ka asistuar në hetimet e 21 janarit.Gjykata e Apelit do të shprehet më 8 shkurt lidhur me kërkesën e prokurorisë për lënien arrest shtëpie të 3 të akuzuarve.
-
Eleni Basho, 36 vjeçarja vllehe,
3 Shkurt 2012, 17:12
varroset në GjirokastëQë në orët e para të mëngjesit, trupi i Eleni Basho (mbiemri i vajzërisë së saj është Dobi) është dërguar drejt Gjirokastrës. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë njerëz. Gazetarët, të cilët nuk janë lejuar për të pyetur nga të afërmit të cilët janë futur në dhimbjen e tyre, raportojnë se origjina e fisit Dobi është vlleh.
-
Vrasja e Megit, sekuestrohen kamerat e kazinosë
3 Shkurt 2012, 17:07Oficerët e policisë gjyqsore kanë sekuestruar të gjitha kamerat e subjekteve private që kanë qenë aty. “Një ndër kamerat që ka skenat më të qarta është ajo e një kazinoje aty pranë. Të tjerat kanë pasur edhe defekte” tha një burim nga policia.
-
Vrasjet, KSHH: Shqiptarët
3 Shkurt 2012, 16:56
ndjejnë pasiguri Farmacistja Eleni Basho varroset në GjirokastëNë një deklaratë shpërndarë mediave sot pasdite, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, shprehet se kriminaliteti në vend po rritet dhe shqiptarët ndjejnë pasiguri për jetën e tyre. KSHH bën thirrje për bashkëpunim më të mirë për parandalimin e krimit në vend.Një mbledhje urgjente u zhvillua sot në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës në lidhje me dy vrasjet e mbrëmshme që tronditën kryeqytetin, pasi 2 viktimat ishin vajza.Të pranishëm kanë qenë drejtori i Krimeve të Rënda Tonin Vocaj dhe zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Agron Kuliçaj.(Në foto: Stomatologia 25 vjeçare Megi Jakiçi, e cila u vra në rrugën Komuna e Parisit. Sot kurora dhe lot në varrimin e saj.)
BLOG - Një përgjigje për këta sy - Nga ALBA MALLTEZI
Ambasadorja Gjermane: Stop dhunës ndaj grave
Brace, Balla, Veliaj: Kush po vret?
Analizë - Të trembim frikën - Nga ANILA BASHA
FOTO - Nga vendngjarjet
-
Vrasjet në Tiranë, Ambasadorja Gjermane:
3 Shkurt 2012, 16:36
Stop dhunës ndaj graveNjë ditë pas vrasjes së dy femrave në Tiranë, diplomatja gjermane në Tiranë Carola Muller Holtkemper tha se dhuna ndaj grave është e papranueshme. Sipas saj përballë prezencës së këtij fenomeni, iniciativa e grave ambasadore ka patur mundësi që t’i japë zë këtij shqetësimi.
-
Tiranë, vrasjet e dy grave
3 Shkurt 2012, 16:08
Policia, mbledhje urgjenteMbrëmje tragjike për Tiranën mund të quhet nata e së enjtes (2 shkurt) kur brenda pak orësh 2 femra, njëra 35 vjeçe farmaciste dhe tjetra 25 vjeçe, stomatologe kanë gjetur vdekjen në dy ngjarje të ndryshme. Zbulohet pronari i automjetit të braktisur, në vrasjen e Megi Jakicit. (ne foto makina ku ndodhej viktima, Megi Jakiçi)
36 vjeçarja vllehe po varroset në Gjirokastër
ANALIZE - Të trembim frikën - Nga ANILA BASHA
ANALIZE - Qeveria dështoi në sigurimin e jetës - Nga ASLLAN DOGJANI
SONDAZH - Sa e ndjeni veten të sigurt në Tiranë?
-
Bllokohen 30 kamionë
3 Shkurt 2012, 15:53
në Qafë Thanë30 kamionë kanë mbetur të bllokuar në piken kufitare të Qafë Thanës, për shkak të borës së madhe në Maqedoni.
-
Fundjava vjen
3 Shkurt 2012, 15:35
me temperatura të lartaDuke filluar që sot fundjava pritet të regjistrojë temperatura më të larta, nga 48 orët e fundit gjatë të cilave i gjithë vendi u përfshi nga i ftohti i acartë që pritet të rikthehet në fillim të javës tjetër.
-
Eleni Basho, 36 vjeçarja vllehe
3 Shkurt 2012, 14:58
po varroset në GjirokastëQë në orët e para të mëngjesit, trupi i Eleni Basho (mbiemri i vajzërisë së saj është Dobi) është dërguar drejt Gjirokastrës. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë njerëz. Gazetarët, të cilët nuk janë lejuar për të pyetur nga të afërmit të cilët janë futur në dhimbjen e tyre, raportojnë se origjina e fisit Dobi është vlleh.(ne foto viktima Basho duke u transportuar ne spital)
-
Përdhunimi, burri i tezes
3 Shkurt 2012, 14:54
mashtron 15-vjeçaren për trafikimNjë vajzë 15 vjeçare ka denoncuar në polici ish- burrin e tezes së saj i cili me anë të mashtrimit kishte arritur ta fuste në banesë dhe të kryente mardhënie seksuale me të. Vajza me iniciale K.M. banuese në Paskuqan ka deklaruar para Inspektorëve të Anti- Trafiqeve se personi në fjalë e kishte marrë në apartamentin e tij, ndërsa pasi kishte arritur të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.
-
Vaso Tole: Monumentet me qira?
3 Shkurt 2012, 14:26
Të mos dëmtohen objektetNuk duhet cënuar vlera e monumenteve, nga çfarëdo ndërhyrje, qoftë për qëllime restaurimi apo rijetëzimi të objekteve. Kështu parashikon Ligji për Trashëgiminë,, i cili duket se bie në kundërshtim me nismat për ndërhyrje madhore në kalatë e Shqipërisë, ku parashikohet të ngrihen restorante bare e motele. Por a duhen përfshirë të gjithë kategoritë e monumenteve në këtë nismë. (Ne foto: Vasil Tole)
-
Emergjenca, Olli: Puka më keq
3 Shkurt 2012, 14:24
ja situata e dëborës në vendDrejtori i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme në një intervistë për shqiptarja.com, jep një panoramë të situatës së qarkullimit në gjithë vendin për shkak të kushtetve të motit. Sipas Ferdinand Ollit, në pjesën verilindore të Shqipërisë problematike është furnizimi me energji elektrike, ndërkohë që akset kryesore në vend, janë të hapura. Në rrugën e Kombit, po punojnë gati 10 borëpastruese ( ne foto bora Pogradec)
Dibër, gjendet i vdekur në borë 63 vjeçari
Mbyllen shkollat në qarqet ku ka borë
Policia: Ja akset rrugore problematike
-
Robert Elsie prezanton
3 Shkurt 2012, 14:14
dy fjalorë të rinj për historinëNë fondin e studimeve albanologjike janë shtuar dy fjalorë të rinj për historinë e Shqipëri dhe Kosovës të autorit Robert Elsie. Pas botimit të tyre në anglisht, pjesë e një kolane librash në SHBA, këto libra u botuan edhe në shqip me qëllim për të sjellë të dhëna të sakta për të huajt dhe shqiptarët.
-
Qeveria, kërkesa
3 Shkurt 2012, 14:12
të ulta për lotarinëKërkesat e qeverisë shqiptare për operatorin e vetëm të lotarisë kombëtare janë tepë të ulta, pagesa do të shlyhej vetm në një vit nga fitimet e saj, ndërkohë që mund të garojnë edhe subjekte të vogla, me mbulim nga të huajt.
-
Zbulohet e moshuara që
3 Shkurt 2012, 14:08
i mori tokën Bamir Topit92 vjeçaria Hanke Topi, në vitin 1997 ka falsifikuar çertifikatën e saj, duke pretenduar se ka qënë gruaja e katërgjyshit të presidentit Bamir Topi, ku për pasojë në vitin 2004 i ka marë presidentit dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij një sipërfaqe toke prej 9100 m2 që ndodhet në fshatin Linxë. E moshuara Hanke Topi, është vërtetuar se s'ka asnjë lidhje farefisnie me familjen e presidentit.