Arkiva

  • Një aksident me pasojë një të plagosur është shënuar në fshatin Fermë Çlirim, në Fier. Shtetasi Qemail Hyseni, 21vjeç teksa drejtonte automjetin e tij është përplasur me një tjetër automjet që gjendej i parkuar.
  • 21 janari, PD: Rama ka frikë
    bërtet “Hetomëni dhe mua”

    Në një dalje për median, zëdhënësja Albana Mustafaraj tha me deklaratën e një dite më parë, Rama, faktoi se ishte ai që qëndronte prapa pretencës televizive të kryeprokurores Ina Rama.

  • Policia: Situata e rrugëve
    për ditën e sotme

    Nisur nga përkeqësimi i motit, Drejtoria e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka marrë masa për vënien në efiçencë të plotë të shërbimeve të policisë rrugore në të gjithë vendin. Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, porosit përdoruesit e rrugës që të tregohen të kujdesshëm, si dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore.

  • Rritet pensioni për Grabockën e disa artistë

    Qeveria ka vendosur sot të miratojë aktet ligjore për për “Dhënie shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”, disa prej personaliteteve të artit,kulturës dhe të historiografisë e shkencës shqiptare.

  • Qeveria do të transformojë 99
    monumente në bare e disko

    Kryeministri Berisha e konfirmoi këtë fakt në mbledhjen e së mërkurës me kabinetit qeveritar. Ai ka vlerësuar nismën për koncesionet të ndërrmarrë nga ministria e kulturësm ndërsa ka deklaruar se mirëpret edhe kritikën. Por, sipas Berishës, privatizimi është zgjidhja e duhur për të mos shkatërruar kulturën dhe historinë.(Në foto: Kryeministri Berisha gjatë një vizite në kalanë e Petrelës)
    Apollon Baçe: Pse duam t'i privatizojmë monumentet

  • Sofia Vergara, femra më e dëshiruar e botës

    Kryeredaktori i AskMen.com shkroi se kjo përzgjedhje është një tregues i qartë se meshkujt tashmë pëlqejnë më shumë femrat e pjekura dhe me forma të rrumbullakosura

  • PS e PD bien dakord
    për kalendarin e punimve

    Opozita ka dhënë dritën jeshile për përfshirjen në shqyrtim edhe të ligjeve që kërkojnë shumicën e cilësuar të votave. Sipas marrëveshjes së 14 nëntorit, Kodi Civil dhe Kodi Penal, tashmë në kalendarin e punimeve, duhet të miratohen në Kuvend deri në fund të muajit shkurt.

  • Gjykata e Lartë, presidenti Topi
    dekreton Artan Zenelin

    Presidenti Bamir Topi dekretoi Artan Zenelin, kryetarin aktual të Gjykatës së Tiranës si anëtar të Gjykatës së Lartë. Vendimi i presidentit të Republikës vjen për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën më të fuqishme në vend. Emri i tij do të votohet në Kuvend.

  • KShH: Ne gjendje të mjeruar
    dhe romët te Liqeni Artificial

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit nëpërmjet një letre të hapur i tërheq vëmendjen Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale e Bashkisë së Tiranës për të marrë masa për sigurimin e një mjedisi të përshtatshëm jetese për një tjetër grup të komunitetit rom.

  • Gjobë 12 subjekteve,
    shkatërruan lumenjtë

    Gjatë ushtrimit të kontrollit në basenet, përgjatë shtretërve të lumenjve Mat, Drin, Kir, dhe Erzen rezultuan se 12 subjekte fizike/juridike, të cilat shfrytëzonin materiale inerte gjatë periudhës së ndaluar. Subjektet u penalizuan nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

  • Madona rrëfen incidentin me të brendshmet në “Like A Virgin”

    “Isha në skenë kur më humbi këpuca dhe mendova o zot si mund ta marr tanimë jam në skenë dhe në televizion

  • Sali Shijaku në garë për
    100 vjetorin e Pavarësisë

    I biri i autorit, skulptori Orges Shijaku, drejtues e zbatues i projektit, në një prononcim për ATSH-në, u shpreh se Shijaku e ka cilësuar veprën "Monumenti i lirisë", një dhuratë e bukur nga duart dhe mëndja e artistit, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

  • Taulant Balla, nga Kuvendi
    reporter i kronikës së zezë

    Deputeti socialist Taulant Balla ka treguar se di ta bëjë shumë mirë punën e një reporteri për lajmin e fundit. Nëpërmjet profilit në Facebook, Balla ka publikuar lajmin e një aksidenti rrugor në mes të ish Bllokut në Tiranë, të shoqëruar me foton përkatëse. (Në foto: Aksidenti në Tiranë i fotografuar nga deputeti Balla)

  • Taksat, Berisha: Shoku Rama
    ndjen klithmën e etërve
    Rama: Problemi monopolet

    Në mbledhjen e qeverisë kryeministri prezantuar shtyllat kryesore të programit ekonomik për vitet 2012 – 2014. Ai sulmoi sërish kreun e opozitës se gënjen shqiptarët me modele komuniste. "Dua të informoj shqiptarët se ky sulmi që bën shoku Rama me taksën marksiste tek fidelët e tij është i tëri i motivuar nga ndjenja personale dhe inate personale të klithmës së të parëve" shprehet Berisha.
    “Thithja e trurit”, qeveria rishikon programin

  • Rama: Problemi monopolet, jo taksat

    Kryesocialisti Rama ka shprehur qëndrimin e tij ndaj deklaratave të kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë. Ai tha se modeli që PS do të përdorë për taksën progresive po përdoret në SHBA dhe BE, ndërsa rithekson se vendit i duhet ndryshim.

  • Reforma në polici
    ngrihen grupet e punës

    Policia e shtetit po pregatitet të bëjë një tjetër reformë. Këtë radhë e ndikuar nga kushtet në të cilat ndodhet dhe nga rritja e vazhdueshme e kriminalitetit. Për të përballuar më mirë, efikasitetin në punë dhe për të ulur shpenzimet në qendër, është propozuar, rritja e numrit të punonjësve të rolit bazë dhe shkurtimi i tyre në qendër.

  • “Gazprom”, anashkalohet
    Shqipëria dhe Maqedonia

    Në faqen zyrtare të internetit të kompanisë ruse, më të madhen në Evropë për gas është publikuar harta e re, e cila tregon se ku do të kalojë koridori ndërkombëtar i tubacioneve të gasit që do ta furnizojë Evropën me gas nëpërmjet Italisë.

  • Ngrica në Bulqizë, minatorët
    ndërpresin punën në zonën D

    Në qarkun e Dibrës temperaturat janë shumë të ulëta dhe ngrica e akulli ka shkaktuar probleme për banorët e zonës. Në Bulqizë, policia nuk ka lejuar transportimin e kromit, nga zona D drejt Durrësit për shkak të akullit dhe ngricave që kanë pushtuar akset e kësaj zone.

  • Komisioni hetimor: Raporti më
    15 shkurt; Spahiu: Nuk e njoh

    Komisioni hetimor zhvilloi sot takimin e tij të dytë. Alibeaj: Në 9 muaj Spahiu organizoi 43 tubime të AK. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklaron se nuk e njeh komisionin hetimor të ngritur në mënyrë antikushtetuese për hetimin e tij. "Nuk e njoh këtë komision. Ai është ngritur në mënyrë antikushtetuese, si zyrtar i një shteti do respektoj parimet Kushtetuese."

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv