Arkiva

  • Shqipëria po përballet me një rënie të fluksit të valutës që vjen nga jashtë, këto janë të dhënat e fundit të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së ka një rënie të investimeve të huaja dhe dërgesave të emigrantëve, që janë edhe dy nga burimet kryesore të valutës që futet në vend.
  • Plagoset lehtë argjendari
    tentuan ta grabisnin

    Rreth orës 13:35 në sallën Operative është marrë njoftim se në lagjen “Osmen Haxhiu” në afërsi të 6-Katëshit, dy persona me motor dhe me skafanda në kokë, kanë qëndruar përpara një dyqani argjendarie dhe qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të një argjendarie.

  • Haxhinasto: Diplomacia shqiptare
    ka arritur objektivat e saj

    Ministria e Punëve të Jashtme zhvilloi sot analizën vjetore të punës, duke evidentuar arritjet e diplomacisë gjatë vitit 2011 si dhe sfidat dhe objektivat për vitin 2012. Në fjalën e tij para diplomatëve të kësaj Ministrie, zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto bëri një përmbledhje të punës së diplomacisë për vitin e shkuar

  • "Universiteti në rrezik": Mediat
    çensurojnë e deformojnë Lëvizjen

    Në një komunikatë për shtyp Lëvizja “Universiteti në Rrezik” kërkon të sqarojë synimin e protestave kundër reformave të Ministrisë së Arsimit, që sipas tyre deformohen dhe reduktohen nga mediat sikur janë vetë kundër provimeve të anglishtes. "Lëvizja është kundë qëllimit të shkatërrimit të Universitetit shqiptare", sqarojnë në komunikatën që po japim të plotë.

  • Moti, i ftohtë polar
    në qarkun e Elbasanit

    Situatë emergjente për shkak të reshjeve të dëborës, temperaturave të ulëta dhe ngricave në qarkun Elbasan. Problem kryesor ka qenë bllokimi për një kohë të gjatë i aksit Elbasan-Tiranë në rrugën që kalon nga masivi i Qaf Krrabës. Ky segment rrugor u hap përkohësisht gjatë ditës, por ka qenë i vështirë në qarkullim edhe gjatë natës së kaluar si pasojë e ngricave.

  • Berisha: Të korrigjohet
    urgjentisht historia

    Në mbledhjen e sotme të komitetit administrator për 100 vjetorin e pavarësisë Kryeministri Berisha ka folur për nevojën urgjente për korrigjimin e historisë dhe ka deklaruar se axhenda për aktivitetin e 100 vjetorit të pavarësisë është tepër e ngjeshur.

  • Rama në Austri: Në qendër
    të bisedës, funksionimi demokracisë

    Kreu i PS, Edi Rama, gjendet në një vizitë në parlamentin austriak, ku ka takuar deputetët socialistë, të cilëve u ka ilustruar programin e PS. Rama falënderon nga rrjeti social Twitter deputetët austriak për interesin e treguar për programin e PS.

  • CEZ: Do garantojmë furnizimin
    me energji në zonat e bllokuara

    Kompania “CEZ Shpërndarje” lajmëron në një komunikim për mediat se ka marrë masa për të garantuar furnizim pa ndërprerje me energji në zonat e bllokuara nga dëbora.

  • Romët, Avokati i Popullit:
    Palestra jo zgjidhje e duhu

    Pas lajmit se strehimin e romëve, që kanë ngritur çadrat në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit, do e marrë përsipër bashkia e Tiranës duke i vendosur përkohësisht në palestrën e shkollës "1 maji", ka ardhur edhe reagimi i Avokatit të Popullit Igli Totozani. Totozani ka falënderuar bashkinë e Tiranës për ndihmën që po jep për këta qytetarë në nevojë, por ndërkohë ka kritikuar vendimin për strehim të përkohshëm në palestrën e shkollës. Sot dhe vizita të ambasadorëve te romët.
    BLOG - Buzeqeshja e romëve - Nga ALBA MALLTEZI

  • Romët, bashkia e Tiranës sajon
    një strehim të përkohshëm

    Pas stuhisë mediatike që pati lajmi i strehimit të romëve në zyrën e Avokatit të popullit, si pasojë e djegies së barakave të tyre disa muaj më parë, në zonën e stacionit të trenit, bashkia e Tiranës ka vendosur të reagojë. Bashkia e Tiranës ka vendosur ti jap një strehë të përkohshme romëve, duke i strehuar në palestrën e shkollës “1 maji”.

  • Auron Tare kundër Berishës:
    Po fal 99 monumente

    Ish-drejtori i Parkut të Butrintit dhe studiuesi kundërshton me forcë dorëzimin pa kushte të monumenteve të Shqipërisë. Ai thotë se kjo është shenjë e një falimentimi të rëndë dhe po jepen për sevap trashëgiminë e shqiptarëve. Në një intervistë të botuar sot në gazetën “Shqiptarja.com” Tare thotë se “nisma është shumë e nxituar, shumë radikale dhe që mban shumë erë.”
    Rritet pensioni për Grabockën e disa artistë
    Apollon Baçe: Pse duam t'i privatizojmë monumentet

  • Gjykata liron Ledio Rucin
    u ndalua me 1,5 gram kanabis

    Gjykata e Durrësit liron Ledio Rucin, djalin e deputetit socialist Gramoz Ruci, i cili u kap tre ditë më parë nga policia e Durrësit me 1.5 gram lëndë narkotike kanabis sativa.

  • Balla: Gjykata e Durrësit
    rrëzon kurthin e pisët të Saliut

    Deputeti i PS, Taulant Balla, prononcohet mbi ndalimin e paligjshëm të Ledio Rucit nga policia e Durrësit. Prononcimi vjen në rrjetin social Facebook pas vendimit të gjykatës së Durrësit, e cila e shpalli të paligjshëm ndalimin e djalit të deputetit Gramoz Ruci dhe lirimin e tij, 3 ditë pasi u ndalua me 1.5 gramë kanabis në Durrës.(Në foto: Ledio Ruci në gjykatën e Durrësit)

  • Brokaj: Nano është një
    politikan i pa princip

    Ish-anëtari i kryesisë së PS, ish-ministri i Mbrojtjes dhe një ndër anëtarët e komisionit të "të urtëve" pranë Ramës, Sabit Brokaj në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" ka folur për afrimin e Nanos, shpërndarjen e të deleguarve në bazë, për 21 janarin dhe për pamundësinë e një koalicioni mes PS dhe LSI.

  • Biblioteka e ish-diktatorit
    Nexhmija: Si e shkatërruan

    Sipas rrëfimit të Nexhmije Hoxhës, biblioteka e Enver Hoxhës përmbante rreth 25 mijë tituj librash. Përveç këtyre, secili nga të tre fëmijët kishte afërsisht nga 5 mijë libra, shumë nga të cilat ua kishte falur babai i tyre, sipas interesave profesionale. Në bibliotekë u vunë librat që kishte ruajtur familja e Enverit nga koha e studimeve në Liceun e Korçës e në Monpelie të Francës.

  • Arkivi i shtetit, vidhen
    ditaret e Enver Hoxhës

    Në një deklaratë për shtyp, Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha deklaroi dje se janë zhdukur dorëshkrimet origjinale të Ditareve politike e familjare të Enver Hoxhës, si dhe dorëshkrimet origjinale të Kujtimeve të tij që gjendeshin në fondet e dosjes. (Në foto: Enver dhe Nexhmije Hoxha në vitet ‘70 në shtëpinë e tyre).

  • Moti, lirohen akset nacionale
    ndërpritet procesi mësimo

    Reshjet e dendura të dëborës që kanë nisur pasditen e djeshme të shoqëruara nga era e fortë e temperaturat e ulëta kanë bllokuar mëngjesin e sotëm disa akse nacionale në veri dhe jug të vendit, ndërsa dhjetra komuna janë izoluar nga bora. Akset nacionale Peshkopi-Tiranë, Gjirokastër- Sarandë, te Qafa e Muzinës, Shkodër- Malësi e Madhe janë liruar gjatë paradites. (ne foto bora ne Rreshen)
    Borë në qytetin tënd? DERGO FOTO
    Qafë Muzinë, bllokohen 6 autobusë policia largon pasagjerët
    Bora, ja akset me probleme, drejtues bëni kujdes

  • Romët, ndërkombëtarët:
    Të gjendet zgjidhje afatgjatë

    Historia e familjeve rome të cilët që prej ditës së djeshme janë përzënë nga toka në Babrru dhe një pjesë e tyre janë strehuar në ambientet e Avokatit të Popullit ka tërhequr vëmendjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë të akredituar në Tiranë. Gjatë paradites së sotme, ky komunitet është vizituar nga vetë ambasadorja zvicerane e cila më pas ka zhvilluar dhe një takim me Avokatin e Popullit në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Jo vetëm kaq në orën 13:00 pranë tyre do të jetë dhe vetë ambasadori BE-së Ettore Sequi.

  • Luz, të djathtët, bombë ndaj
    kreut të këshillit të komunës

    Desh ka përfunduar në një gjakderdhje të madhe mbledhja e djeshme e këshillit bashkiak të komunës Luz në Kavajë, ndërkohë që kryetari i këshillit të Luzit që i përket PS, Daniel Xeka ka qenë më i rrezikuari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 mbrëmjen e djeshme, në një nga lokalet në komunën Luz të Kavajës. ( ne foto pamje nga komuna Luz)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv