Arkiva

  • Bora, ja akset me probleme
    drejtues bëni kujdes

    Policia e Shtetit informon mbi situatën në akset rrugore, për shkak të reshjeve të dendura që kanë mbuluar gjithë vendin. Policia kujton dhe i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore

  • Sequi: BE pret që Shqipëria
    të plotësojë 12 prioritetet

    Deklarata është bërë sot nga ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes Shqipëri-BE për projekte në infrastrukturë dhe në fushën e të drejtave të njeriut. "Ne presim përmirësim të funksionimit të parlamentit, zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, sundimi i ligjit të mos vonohet, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e pronësisë, shqiptarët të zotërojnë të drejta të barabarta, të respektohen të drejtat e paraburgosuve" (ne foto momenti i nenshkrimit te marreveshjes)

  • Mësuesit pro: Drejtorët
    të zgjidhen me votë

    Mësuesit, të bërë shpesh viktima të shkarkimeve nga puna për motive politike, e mbështesin idenë që drejtorët e shkollave apo të drejtorive arsimore të zgjidhen me votë dhe të mos kenë lidhje politike, duke e parë si një mundësi të mirë për t’i shkëputur një hallkë të fortë kontrollit të politikës mbi sistemin arsimor.

  • Partia e Topit, Biberaj:
    Gati strukturat e partisë

    Partia e re e Topit pritet të bëhet prezente në skenën politike shqiptare në fillim të pranverës, duke paralajmëruar se nuk do të përdorë si datë themelimi asnjë nga datat që janë pjesë e historisë së një partie tjetër. Organizimi nga qendra në bazë tashmë ka përfunduar, pritet vetëm momenti i deklarimit zyrtar.

  • U hiqet imuniteti, Balla, Doshi
    e Baraj: Te hetohet dhe Saliu

    Tre deputetët e Partisë Socialiste u shprehën pro heqjes së imunitetit dhe vënies në dispozicion të hetimeve për demonstratën e 21 janarit 2011, ndërsa kërkuan heqjen e imunitetit dhe përfshirjen në hetime të kryeministrit Berisha dhe të Ministrit Lulzim Basha si personat që dhanë urdhër për vrasjet. Për Taulant Ballën 118 deputetë votuan pro, 8 kundër dhe 2 abstenim. Për Tom Doshin, 116 vota pro, 9 kundër, e 4 abstenim, për Besnik Baraj, 107 vota pro, 19 kundër e 3 abstenim.
    Fjala e plote e Taulant Balles
    Fjala e plote e Tom Doshit
    Fjala e plote e Besnik Baraj

  • Qafë Muzinë, bllokohen 6 autobusë
    policia largon pasagjerët

    Rreth 40 pasagjerë kanë kaluar natën në 6 autobusë, të cilët ishin të bllokuar në Qafën e Muzinës, pjesë e aksit nacional Gjirokastër-Sarandë, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Autobusët u bllokuan rreth orës 22.00 të mbrëmjes së të mërkurës.

  • Letrat me vlerë, bie interesi
    i bonove të thesarit

    Ashtu sikurse ishte parashikuar edhe nga specialistët e fushës, në ankandin e fundit të letrave me vlerë të qeverisë është shënuar një normë më e ulët interesi, krahasuar me ankandet e mëparshme, ku ishte vërejtur tendencë e kundërt. Interesat e bonove të thesarit pësuan rënie në ankandin e djeshëm, duke ju përgjigjur pritshmërive, pas uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.

  • Tom Cruise do të bashkohet me Nicole Kidman

    Pas shumë vite ndarje, çifti Tom Cruise dhe Nicole Kidman, pritet të bashkohen së afërmi, të paktën këtë lajm shkruajnë mediat britanike…!

  • Vlorë, arrestohet i kërkuari
    nga gjykata Italiane

    Nga Seksioni për Kërkimin dhe Operacionet Speciale në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit të shumëkërkuar Sazan Metush Arapi, vjec 37, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë.

  • Aksident masivë në Koplik
    4 automjete dhe 20 të plagosu

    Një aksident automobilistik masivë ka ndodhur sot në aksin rrugor Koplik-Shkodër, ka shkaktuar rreth 20 të plagosur. Në aksidentin që ndodhi në segmentin rrugor në afërsi të fshatit Shtoj i Ri, u përfshinë dy fugonë që udhëtonin në drejtime të kundërta, si dhe një autoveturë tip Benz dhe një motorcikletë, të gjithë me pasagjerë.

  • Kim Kardashian, pa make up në palestë

    E habitshme! Kim Kardashian del nga shtëpia “ujë dhe sapun”, si asnjëherë tjetër. E hipur në makinën e saj Ferrari, ajo është drejtuar herët në mëngjes në palestër, pa make up në fytyrë dhe kjo ka bërë që paparacët ta ndjekin nga pas.

  • Arvizu: Pronësia e hetimit
    të 21 janarit është e Ina Ramës

    I ftuar në televizionin ABC News, ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu foli gjatë për situatën politike në vend dhe mbi të gjitha hetimet e 21 janarit.

  • Lulzim Basha del nga 'linja',
    apo telekomandohet nga Tirana?

    Lulzim Basha ka dhënë një intervistë në Zërin e Amerikës, ku bën të qartë qëndrimin e tij lidhur me 21 janarin e vitit të shkuar dhe lidhur me hetimin e gjykimin e kësaj çështjeje; dhe me siguri, shumë demokratë (anëtarë të PD-së) që e kanë lexuar me vëmendje, mund të kenë pyetur veten: Është çmendur ky njeri? Për dy arsye.

  • Tiranë, digjet një magazinë
    vetëm dëme materiale

    Pasditen e sotme një magazinë në kryeqytet është përfshirë nga flakët. Burime te policisë bëjnë me dije se një zjarr ka rënë në një magazinë me bateri të vjetra makinash.

  • 21 janari, Basha: Të hetohet
    sipas parametrave të shtetit ligjo

    Kreu i bashkisë së Tiranës gjatë vizitës së tij në Washington ka dhënë një intervistë edhe për Zërin e Amerikës, ku ka folur për zhvillimet më të fundit të politikës në vend, por edhe prioritet e bashkisë së Tiranës për të ardhmen.

  • Rama: Si të na pranojë BE
    kur qeveria pengon hetimin?

    Në mbledhjen e sotme të "Tryeza e drejtësisë" të PS, kreu Edi Rama foli për nevojën urgjente të një reformimi dhe sulmoi qeverinë për pengesat dhe sulmet që po zhvillohen ndaj sistemit gjyqësor dhe Prokurores së Përgjithshme. "Si është e mundur që ne të na lejohet kandidimi në BE kur në vendin tonë sulmohet drejtpërdrejtë prokurorja e përgjithshme. Si mund të na pranoi bashkimi evropian, kur qeveria pengon hetimin, fshi provat dhe bën cmos të pengojë luftën për të vërtetën. Ky grup pune do shërbejë si një qendër graviteti për të drejtuar një reformim" tha Rama.

  • Shfrytëzimi i interteve
    Gjoba 12 subjekteve

    Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar gjatë një aksioni të zhvilluar për kontrollin dhe shfrytëzimin e paligjshëm të disa baseneve ujore përgjatë shtretërve të lumenjve Mat, Drin, Kir dhe Erzen, rezultuan se 12 subjekte shfrytëzonin materiale inerte gjatë periudhës së ndaluar.

  • Kosovë, 11 persona në pranga
    sekuestrohen 17 kg heroinë

    Gjatë një operacioni të policisë së Kosovës është arritur të sekuestrohen 17 kg heroinë dhe të vihen në pranga 11 persona, 10 nga të cilët kosovarë dhe një turk.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv