Arkiva

  • Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik ku deklarohet se Ministria e Mbrojtjes synon t’i shesë avionët për përdorim jo ushtarak, pasi nuk gjejnë përdorim të mëtejshëm në Forcat e Armatosura.
  • Çefa: Kushtetuesja na e ndalon rishqyrtimin

    Kryetari i AKKP në një intervistë për gazetën “Panorama” në tetor të vitit 2011 flet për përplasjen mes komunës dhe kësaj agjencie për pronën në plazhin e Spillesë. Elvis Cefaj pohon se rishqyrtimi i dosjes me 6 pretendë pronesia nuk mundësohet ligjërisht.

  • Manipuluan pronat në bregdet
    Pranga 6 zyrtarëve të AKPP

    Burimet policore thanë për Shqiptarja.com se 6 zyrtarë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave akuzohen për korrupsion në çështjen e pronave pasi kanë manipuluar sipërfaqe toke gjatë procesit të shpronësimit në komunën Kryevidh në zonën e Spillesë. Aksioni për ndalimin e tyre ka ditë që ka nisur dhe pas sigurimit të provave është bërë arrestimi i zyrtarëve, të cilët janë drejtorë drejtorie, topografë, juristë etj. (Në foto: Sipërfaqja në Spille ku janë kryer manipulimet nga zyrtarët e AKKP)

  • Vendimi: Qeveria licenson
    llotarinë kombëtare

    Gjatë diskutimit të këtij vendimi, kryeministri Berisha sugjeroi që një përqindje e të ardhurave nga ky aktivitet të përdoren për të siguruar fonde për të mbështetur sportet, talentet e reja dhe të sëmurët me neoplazi.

  • PS nis vitin zgjedhor, Rama
    mbledh krerët në rrethe 

    Në 15 janar nis viti elektoral i PS, i cili përfundon në datën kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Burimet pranë takimit thanë për Shqiptarja.com se krerët e rretheve janë informuar për mënyrën e organizimit të aktiviteteve për 20 vjetorin e FRESSH dhe një vjetorin e 21 Janarit. Ndërsa, sipas njoftimit zyrtar të Partisë Socialiste mbledhja me kryetarët e PS në rrethe, nën drejtimin e Ramës ishte kryesisht raportuese, por edhe u vendosën piketat për shumë drejtime si jetësimi i reformës statutore, fuqizimi i rolit të anëtarit dhe të forumeve të partisë.

  • New York, majmuni Gjyshi
    parashikon zgjedhjet

    Majmuni me origjinë afrikane, i quajtur Grandpa (gjyshi) e që jeton në kopshtin zoologjik të Staten Island, është zgjedhur për të parashikuar fituesin e ardhshëm në primari GOP, zgjedhjet në partinë Republikane për kandidatin e tyre në Shtëpinë e Bardhë .

  • Omonia e PBNJ reagojnë për Dishon

    Duke e konsideruar procesin e zhvilluar ndaj tij si politik Organizata Omonia e Qarkut Korcë dhe PBDNJ, e kanë konsideruar si të pafajshëm Dishon dhe kanë kërkuar që Gjykata e Lartë të shpallë pafajësinë e tij.

  • Korçë, 82 vjeçari vrasës
    i shpëton burgut përjetë

    Gjykata e Korcës ka pranuas sot kërkesën për gjykim të shkurtuar për Gaqo Dumkën të paraqitur nga mbrojtja. I këtij mendimi ka qenë edhe prokurori i çështjes, i cili ka kërkuar kohë për paraqitjen e konkluzioneve të hetimit.

  • Pedonalja, hiqen kioskat
    Rikthehet tregu në pranverë

    Mbrëmjen e djeshme, është hequr edhe kioska e fundit prej druri për të cilën çdo biznes në një muaj pagoi një qera prej 3 mijë eurosh.
    Bashkia e Tiranës parashikon në këtë rrugë pedonale krijimin i një panairi të artizanatit, që do të ndikonte pozitivisht në eksperiencën e një turisti, pasi ato vazhdimisht kërkojnë diçka autentike nga qyteti i Tiranës.

  • Thaci si Berisha:
    Aleanca Kuq e Zi, faqezi

    Pas lajmit të lëvizjes së Vetëvendosjes për bllokimin e pikave kufitare me Serbin, Hashim Thaçi ka reaguar duke akuzuar Vetëvendosjen se po ndjek modelin serb me paralajmërimet për bllokimin e pikave kufitare. Thaci i ka dhënë një emër të ri lëvizjes,“Vetëfundosje”. Ndërkohë ka sulmuar edhe Aleancën Kuq e Zi, e cila mbështet vendimin e Vetëvendosjes, duke e quajtur aleanca “Faqezi”.

  • Rama: Bujqësia si në mesjetë,
    ktheu Shqipërinë në gropë septike

    Kryetari i Partisë Socialiste reagon menjëherë pas deklaratave të kryeministrit bërë në mbledhjen e sotme të qeverisë për dixhitalizimin e bujqësisë, dhe zgjidhjen e cështjes së kanalizimeve të ujrave të zeza. Nëpërmjet rrjetit social Twitter Rama bën me faj Berishën për gjendjen mesjetare në të cilën ndodhet bujqësia sot dhe deklaron se vetëm programi i PS-së mund ta zhvillojë atë.

  • Greqia mbyll dy pika
    doganore me Shqipërinë

    Kriza ekonomike që ka përfshirë Greqinë ka bërë që të vendoset, me vendim të qeverisë, mbyllja e dy pikave kufitare me Shqipërinë. Pikat kufitare që do të mbyllen janë ato që lidhin Sarandën me Igumenicën.

  • Vetëvendosja kërkon ndihmën
    e shqiptarëve për të bllokuar kufirin

    Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar sot Tiranën për të prezantuar aksionin e 14 janarit, gajtë të cilit do bllokohen pikat e kalimit kufitar të Merdarës dhe Dheut të Bardhë.

  • Ministri i jashtëm grekë: Mbrojtja
    e minoritetit, prioriteti i Greqisë

    Ministri i Jashtëm grekë Stavros Dimas, u takua ditën e martë me përfaqësuesin e minoritetit grekë në Shqipëri. Dimas siguroi se mbrojtja e të drejtave të minoritarëve grekë në Shqipëri do jetë një nga prioritetet kryesore të Greqisë.

  • Studimet e larta në Francë
    vetëm 177 euro në vit

    Në Francë, shpenzimet për regjistrim në universitet dhe në institucione publike, janë nga më të ultat në botë. Ata variojnë nga nga 177 euro deri në 580 euro në vit. Kjo pasi pjesa më e madhe kostos reale, nga 8.000-14.000 euro mbulohet nga shteti. Dhe nga ky mekanizëm mund të përfitojnë edhe të rinjtë shqiptarë.

  • 21 Janari, Prokuroria:
    Nuk ishte grusht shteti

    Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, bëjnë të ditur për “Shqiptarja.com” se gjatë shqyrtimit të dosjes nuk është gjetur asnjë element për veprën penale të grushtit të shtetit, një veprim i organizuar nga ushtarakët që kanë si qëllim rrëzimin e qeverisë dhe marrjen e pushtetit nga ana e tyre dhe jo rrëzim të qeverisë nga populli. (ne foto pamje nga vrasja e Ziver Veizit, 21 janar 2011)

  • Toefl-i në rrezik diplomat
    e 14 mijë të rinjve

    Të gjithë të rinjtë që këtë qershor diplomohen për master profesional, dhe ata të vitit të ardhshëm për master shkencor, nuk mund ta marrin diplomën nëse më parë nuk rezultojnë kalues në testin e TOEFL-it për njohuritë e gjuhës angleze.

  • BKT në dorë të Turqve
    Calik kërkon kontrollin total

    Sipas Osservatorio Italiano, konglomerati turk Calik Holding, do të marrë kontrollin total të Bankës Kombëtare Tregëtare (BKT). Grupi turk ka dorëzuar në Bankën qendore të Shqipërisë kërkesën për të rritur pjesëmarrjen e saj nga 45,6% në 99,99%, duke u bërë kështu aksioneri i vetëm i BKT-së. Që prej vitit 2008 Calik ka në pronësi median e dytë më të madhe në Turqi, me gazetën Sabah dhe stacionin televiziv ATV, të cilat i bleu për 1.25 miliard dollarë. Shitja ngriti shumë diskutime në Turqi.

  • Berisha: Të zgjidhen kanalizimet
    ujrat e zeza jo më në det

    "Nga Velipoja në Sarandë po punohet në kolektorë e kanalizime, por një agresivitet më i madh dhe displinë më e fortë duhet të përqëndrohet. Pushteti qendror dhe ai vendor duhet të marrin masa të forta për zgjidhjen e problemit të kanalizimeve"- deklaroi kryeministri Berisha.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv