Arkiva

  • Një konflikt ndërmjet dy komshinjve ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve duke e kthyer qendrën e Kamzës në skenografin e filmave “Western” të Sergio Leone. Konflikti për motive të dobta ka shkaktuar dy të plagosur.
  • Ujgurët, nga të burgosur
    në pica – bërës në Tiranë
    |

    Shqiptarja.com sjell një artikull të zgjeruar që Agjencia Franceze e Lajmeve shkruan mbi jetën e ish të burgosurve të Guantanamos. Sot, ata punojnë në biznesin e picave në Tiranë dhe kanë krijuar familjen e tyre, duke u bërë edhe me fëmijë pas martesave dhe mësimi i gjuhës shqipe. ( Në foto: Abu Bakker Qassim dhe 5 ujgurët që punojnë për picat në Tiranë)

  • Itali, dorëhiqet për korrupsion
    pasardhësi i Skënderbeut

    Detyra e fundit e Carlo Malinconico Castriota Skanderbeg, si nën-sekretar në këshillin e ministrave i deleguar për editorinë, zgjati pak më shumë se një muaj. 61 vjecari nga Roma është pasardhës i familjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

  • Ksera: Pensionet rriten
    këtë vit me 4 - 7 %

    Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera bëri sot analizën e 12 muajve të ardhshëm. Ndryshimet në ligjin për ndihmën ekonomike shpjegoi Ksera garanton përfshirjen në skemë të çdo familjeje që jeton në varfëri.

  • Djali i Meidanit, drejtori i ri
    i SHKB-së, tek Burgjet

    Gazeta "Shqiptarja.com" shkruan sot se Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani është rikthyer ne administratën shtetërore. Prej 29 dhjetorit ai është drejtor i SHKB-së në Drejtorinë e Burgjeve pranë Ministrisë së Drejtësisë. (ne foto Denion Meidani me kengetaren Aferdita Dreshaj)

  • Tiranë, 65 vjeçari var veten,
    merret në pyetje bashkejetuesja

    Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Tiranë, pranë shkollës ‘Kushtrimi i Lirisë’. Gëzim Çome, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, ndërsa policia ka marrë në pyetje gruan që jetonte me të.

  • Robert Ndrenika feston 70-vjetorin

    Robert Ndrenika , aktori i qindra rolave në kinema dhe në teatrin shqiptar feston sot 70 vjetorin e lindjes . Prej rreth 4 vitesh ai i mungon skenës shqiptare pasi ka vendosur të jetë më pranë bashkëshortes së tij Polikseni duke u kujdesur për të

  • Presidenti, Blendi Klosi:
    Jo nga klani i Berishës

    Sekretari i organizimit në PS Klosi tha dje se për zgjedhjen e presidentit të ri duhet që palët të arrijnë konsensusin për një figurë mbi palët dhe president të shqiptarëve jo të partive. Por ai është shprehur prerë se opozita nuk do të pranojë asnjë kandidaturë të dalë nga PD apo sipas tij nga "klani Berisha".

  • Dule në Athinë për censusin

    Vizita në kryeqytetin grek, duket se është arsyeja e mungesës së kreut të PBDNJ, Vangjel Dule në takimin e PS me aleatët. Vangjel Dule, pas takimit me ministrin e Jashtëm te Greqisë, Stavro Dhima, ka konfirmuar se biseda me shefin e diplomacisë greke, është përqendruar tek procesi i censusit, i cili sipas tij është i dështuar dhe shkon kundër interesave te minoritetit grek.

  • Opa, opa, opa! Me ritmin e valles
    së deputetes Mesila Doda!

    Deputetët janë njerëz që shumë rrallë i shohim se si sillen në mjedise private, por kur janë brenda tyre nuk kufizohen në pasionet e tyre, madje tregohen të hapur për të shfaqur ndonjë talent të fshehur.

  • Berat, Topalli merr pjesë
    në 21 vjetorin e PD

    Gjatë takimit me simpatizantë dhe qytetarë të Beratit, Topalli tha se ky përvjetor përkon me një festë jubilare për vendin, 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit. Më pas ajo ka sjellë në kujtesë momente nga krijimi i PD-së, në dhjetor të vitit 1991.

  • Lëvizte me pistoletë në brez,
    prangoset në rrugë 21 vjeçarja

    Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku Drilona Gega është arrestuar pasi në trup i është gjetur pistoleta “Zastava” dhe një krëhër me fishekë.

  • Energjia, ZMK: Ministria bllokon
    ankesat e konsumatorëve

    Në një deklaratë shpërndarë mediave sot, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, e cilëson si të papranueshëm pasivitetin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, e cila, sipas ZMK, ka pezulluar de facto nga funksioni prej dhjetra muajsh Këshillin e Bashkërendimit të Konsumatorëve.

  • Tragjedia e 9 janarit, familjarët:
    Ku u zhduk gomonia e dytë

    Familjarët e viktimave të tragjedisë së 9 janarit, udhëtuan sot drejt Vlorës për të hedhur lule, në ujrat e Karaburunit që i mori jetën 28 të afërmve të tyre. Familjarët: Atë natë udhëtuan në ujrat e Karaburunit dy gomone. “Ku u zhduk gomonia e gjetur nga autoritetet shqiptare. (ne foto nje nga viktimat e nates se 9 janarit 2004)

  • Urrejtje etnike, AK: Shkupi të dënojë
    tifozët racistë, jo aktivistët tanë

     Aleanca Kuq e Zi dënon paditë penale të ngritura ndaj dy aktivistëve të saj në Maqedoni, të cilët vizatuan me 28 Nentor 2011 sloganin e AK "Nje komb, nje gjuhe" në hyrje të Tetovës. Nëpërmjet një deklarate për shtyp AK i kërkon Gjykatës së Tetovës shfuqizimin e dy padive penale të ngritura ndaj aktivistëve të saj.

  • Beyonce shpenzon 1.3 mln dollarë
    për dhomën private në spital

    Me një lindje cezariane këngëtarja Beyonce ka sjellë në jetë Blue Ivy Carter, vajzën e saj të parë.
    Ylli i popit së bashku me bashkëshortin e saj Jay-Z kanë marrë me qera të gjithë katin e katërt të spitalit, për një vlerë prej 1.3 milionë dollarësh.

  • Një vit burg kreut të Omonias
    dhunoi varret në Boboshticë

    Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit Korçë. Prokuroria kërkoi 2 vjet burg për Naum Dishon dhe 3 muaj burg për punëtorët e varreve Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi. Të pranishëm në seancë ishin dhe përfaqësues të konsullatës greke në Korçë. Prokurora u provua se u dëmtuan 10 varre.(ne foto Naum Disho)

  • Topi nderon Xhevat Hanën
    Berisha mungon në homazhe 

    Sot në mesditë iu dha lamtumira e fundit, prokurorit Hana, i cili u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë. Në homazhe morën pjesë presidenti, kryeprokurorja, kryetari i Ps, ndërkohë që në librin e zisë mungoi mesazhi i kryeministrit të vendit. Homazhet u mbajtën në ambientet e Qendrës Kulturore të Ushtrisë. Xhevat Hana, humbi jetën më 5 janar në një spital në Itali, për shkak të një sëmundje të rëndë.

  • Durrës, brenda 202 kg kanabis
    fshiheshin dhe 10 kg heroinë
    VIDEO-Heroina kushtonte 300 mije euro

    Policia e Durrësit deklaron se brenda sasisë prej 202 kg të sekuestrues një natë më parë është zbuluar dhe 10 kg të tjera lëndë narkotike e llojit heroinë. Droga është zbuluar kur autorietet policore në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit po peshonin lëndën narkotike. (ne foto droga e sekuestruar)

  • Jensen: Plotësoni kriteret
    të merrni statusin në 2012

    Me rastin e marrjes së presidencës BE-së, Presidenti i Republikës Bamir Topi, priti sot paradite, ambasadorin danez. Topi: Integrimi, objektivi ynë këtë vit. Dialogu dhe bashkëpunimi politik institucional, kritere kryesore për marrjen e statusit. Jensen: Plotësoni kriteret, do të ishte shumë e mirë sikur statusin e vendit kandidat në BE ta merrni në 100 vjetorin e pavarësisë.( ne foto takimi i ambasadorit Jensen me presidentin Topi)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv