Arkiva

  • Ndryshon ligji për privatizimin e tokës shtetërore. Qeveria ka adoptuar edhe një herë praktikën e “ofertës me skontim” për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve të interesuar për të blerë truallin shtetëror, por edhe për të mbledhur menjëherë ca para në arkë.
  • Pastruan paratë në SHBA
    Pranga bashkëshortëve shkodranë

    Policia bëri të ditur se shtetasit Zoge Dash Ahmetaj, 69 vjeç dhe Qerim Zymer Ahmataj, 77 vjeç, u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku janë dënuar për veprat penale të "mashtrimit" dhe "pastrimit të parave".


  • Pronat, Halimi: Dixhitalizimi
    i tokës, zgjidhje për konfliktet

    Gjatë analizës vjetore të ministrisë së drejtësisë, Halimi tha se regjistri i tokës do të vlejë për një shërbim efektiv e të shpejtë të publikut. Ministri pohoi se do të vijohet me procesin e njohjes së pronësisë për subjektet e shpronësuara.

  • Zhega kthehet në Atdhe
    shtrohet në spitalin nr 5

    Ish trajneri i kombëtares shqiptare është transportuar nga një spital në Kanada ku ndodhej i shtruar që prej qershorit të 2011, pas një aksidenti të ndodhur në banesën e kunatit të tij. Mjekët e Spitalit nr 5 thonë për „shqiptarja.com“ se gjëndja shëndetësore e Zhegës vazhdon të mbetet e rëndë.

  • Aksidenti tragjik në Itali, trupat
    e shqiptarëve do u bëhet ADN-ja
    FOTO- Makina e djegur dhe viktimat

    Trupat e shqiptarëve të vdekur në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Treviso të Italisë do ti nënshtrohen analizave të ADN-së. Analiza do të verifikojë se cili është trupi i 17 vjeçarit Roxher Nani, dhe cili i Valon Morinës 21 vjeç. ( ne foto makina e djegur)

  • BB:Keni borxh të lartë
    do ju ndihmojmë ta ulni

    Banka Botërore shpreh „shqetësimin" për borxhin publik, dhe defiçitin buxhetor dhe deklarohet e gatshme për të ndihmuar në reduktimin e këtij borxhi. Një grup ekspertësh nga Washingtoni ndodhen në Tiranë për të negociuar me qeverinë. BB: "Keni nivelin e borxhit publik ndër më të lartit në rajon.Shqipëria ka varësi të madhe nga ajo që ndodh në Europë. Rritja ekonomike për 2012-tën parashikohet 2%.

  • Gramsh, rrëshket toka
    shkatërrohen 7 banesa

    Rrëshkitja tokës ka shkatërruar banesat e 7 familjeve në fshatin Katërlis të Gramshit. “Banesat janë fundosur komplet. Janë krejtësisht të pabanueshme. Po të jesh këtu do të tmerrohesh”- deklaroi në një prononcim telefonik për “Shqiptarja.com” Refik Bërdëllima, kryetari i komunës Tunjë. Banorët janë evakuuar dhe zyrtarët lokalë ndodhen në vendngjarje për të verifikuar dëmet e shkaktuara. (foto ilustruese)

  • Vlorë, eksploziv
    banesës, nisin hetimet

    Shpërthimi ndodhi në një banesë në katin e tretë të një pallati në lagjen "29 Nëntori". Sasia e eksplozivit është vendosur pranë banesës së Artan Mehmetit, i cili punon si hidraulik në ujësjellësin e Vlorës.Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

  • Qeveria dëmshpërblen
    investitorët me 1.9 mln USD

    Në nëntor të vitit 1992, italianët nga Mantova morën me koncension për 90 vjet 600 hektarë troje bujqësore në Hamallaj, Sukth e Rushkull, me qëllim prodhimi dhe eksporti të produkteve bujqësore e blegtorale, por më pas gjithshka u ndërpre për faj të palës shqiptare.

  • 21 janari, prokuroria shtyn
    hetimin edhe për 3 muaj

    Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e një "Grushti shteti", i ngritur me urgjencë vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës, mbrëmjen e 21 Janarit 2011, pas vrasjeve të 4 qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, duke shkelur çdo ligj, nuk kanë raportuar asnjëherë për punën e tyre në Kuvend. (ne foto pamje nga vrasja e Ziver Veizit, 21 janar 2011)
    Prokuroria: S"ka elementë të grushtit të shtetit
    Berisha: Ishte puç politik

  • Luixhino Hala, solist shqiptar
    në trupën e baletit të Selanikut

    Një solist shqiptar interpreton sonte me trupën e Selanikut në premirën e rëndësishme "Arrëthyesi". Balerini shqiptar Luixhino Hala, do të jetë ai që do të udhëheqë trupën e baletit grek për më shumë se dy orë, duke realizuar kështu një tjetër ëndërr dhe ambicie në jetën e tij profesionale

  • Presidenti, Holtkemper:
    Mbështesim konsensusin

    Zërave të diplomatëve të huaj që komentojnë mbi zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit, u është shtuar edhe ambasadorja gjermane në Tiranë, Karola Holtkemper. Gjatë një vizite në qytetin e Burrelit, Holtkemper, tha se presidenti duhet të zgjidhet sipas rregullave dhe kushtetutës vendase.( ne foto ambasadorja gjermane)

  • Lady Gaga zhvishet për “L’Uomo”

    Ajo befason gjithmonë sipas mënyrës së saj. Edhe pse këtë muaj është shfaqur në të paktën 5 kopertina revistash, Lady Gaga është zhveshur për revistën italiane “Luomo Vogue”.

  • Berisha: Unë, jo kandidat për
    president, Topi ta harrojë

    Kryeministri Berisha tha në ABC News se kandidati i PD për president do të jetë figurë drejtuese e PD. Ndërkohë kryeministri nuk kurseu akuzat ndaj presidentit aktual Bamir Topi. “Respektoj institucionin e presidentit. Por ai duhet të ishte negociator dhe nuk duhet të sulmonte mazhoranën. Presidenti perdori pushtetin për bllokim. Për Topin nuk flas këta 6 muaj”, - tha Berisha. Berisha refuzoi edhe prekjen e sistemit zgjedhor sikundër e kërkon opozita.

  • Një diamant për fejesën e Halle Berry

    Pak ditë më parë u përfol se ata ishin në prag fejese, por duket se tashmë gjithçka është zyrtarizuar, pasi aktorja Halle Berry është parë me një diamante në gisht.

  • Michael Douglas harron tumorin…!

    Pas sëmundjes që u përfol se bllokoi totalisht impenjimet në kinema të aktorit Michael Douglas, ai është shfaqur në plazhet e Panamasë me gruan e tij Catherina Zeta Jones.

  • Johnny Depp blen një shtëpi në Angli

    Ndërsa u përfol për divorcin mes tij dhe gruas Vanesa Paradis, duket se Johnny Depp ka vendosur të jetojë më vete, duke blerë një shtëpi në Angli, ku edhe mendon të kalojë pushimet.

  • Topi: 21 janari jo grusht shteti,
    nuk ia bëja dot vetes

    I ftuar në emisionin Fiks Fare presidenti Topi tha se se ky është një moment që ka më shumë vend për ta trajtuar me seriozitet se sa me humor”. Sa i takon zgjedhjes së presidentit të ri, Topi deklaroi sot se nuk ka ndërmend të shfrytëzojë hapësirën që ja njeh Kushtetuta për të ju drejtuar Gjykatës për interpretim të procedurës së zgjedhjes së Presidentit dhe nevojës apo jo të kuorumit prej 84 deputetësh.

  • Rikthimi i Adi Krastës
    "E para është fjala"

    Mungoi vetëm dy muaj, por tashmë Adi Krasta i rikhehet ekranit të vogël dhe jo vetëm atij. Për herë të parë në Shqipëri, ai do të vërë në skenë një shfaqje personale , kryesisht të folur. E pas kësaj, 14 seri në Vizion Plus me prodhimin “ A show”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv