Arkiva

  • Gjatë ditës së sotme, kreu i PS-së, Edi Rama, është parë të drekojë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Sipas burimeve mediatike kjo drekë ka zgjatur për rreth tre orë, ndërkohë që nuk dihet tema e diskutuar.
  • Cameron Diaz zmadhon gjoksin

    Aktorja Cameron Diaz përflitet së fundmi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks. Protagonistja e “Charlie's Angels”, 39-vjeçarja Diaz është shfaqur në plazhet e Hawaii-t ku po kalon disa ditë pushime me një gjoks disi më të madh se më parë.

  • Lady Gaga lahet në një vaskë gjaku?!

    Një kameriere e Hotelit Interkontinental në Londër nuk ka asnjë lloj dyshimi: Lady Gaga, gjatë muajit korrik ka bërë një banjë e mbuluar në gjak njeriu, në vaskën e suitës ku ajo po qëndronte prej disa ditësh.

  • Sinead O’Conor tenton vetvrasjen

    E zhgënjyer nga divorci i fundit, këngëtarja Sinead O’Conor ka tentuar disa herë t’i japë fund jetës. Sipas gazetës britanike “The Sun” artistja brenda një javë ka tentuar dy herë të vrasë veten, por falë ndihmës së të afërmve ajo ka shpëtuar dhe shkaku kryesor është pikërisht stresi që e ka pushtuar vetëm pak ditë pas ndarjes nga burri i saj.

  • Teatri i akullt, 150 litra naftë
    për të ngrohur sallën çdo natë

    Në Teatrin Kombëtar harxhohen miliona dhe sërish shfaqjet ndiqen me peliçe e xhupa . Një investigim në sallat e ftohta të kryeqytetit. Sa miliona harxhohen për t'i ngrohur, kur është ndërhyrë në sistemet e tyre të ngrohjes, dhe pse spektatorët shohin ende teatër dhe opera me peliçe e xhupa të trashë, të mpirë prej të ftohtit.

  • Arratiset në Greqi kreu
    i OMONIA, Naum Disho

    Dy ditë pas dhënies së dënimit ndaj kreut të Omonias për qarkun e Korçës, Nuam Disho, për veprën penale të për dhunimit të varreve të Boboshticës, mësohet se është larguar për në Greqi.

  • Dokumentari grek,  dritë
    mbi arvanitasit 

    Dokumentari është transmetuar për herë të parë nga kanali televiziv grek SKAI, në 25 Janar të vitit 2011, e mes të tjerash flitet për emra shqiptarësh ( të cilësuar arvanitas në material) por edhe për elementë kulturorë e të traditës shqiptare të cilët gjenden tanimë në historinë e popullit grek. Në materialin shooqërues të videos thuhet se ky dokumentar, u censurua nga kisha greke sepse ka të dhëna që populli grek nuk duhet ti dijë.

  • Tiranë, i ngacmonte gruan
    polici vret kolegun e FNSH
    FOTO - Nga vendi i ngjarjes

    Një vrasje tronditi sot Tiranën jo vetëm sepse ndodhi në mes të ditës, në qendër të Kombinatit, e cila njihet gjithmonë si shumë e populluar, por mbi të gjitha sepse, sipas dëshmitarëve, si autori dhe viktima ishin të veshur me uniformën blu. Jo vetëm kaq, por krimi është kryer me armën e shërbimit. Policia: Krimi ndodhi kur të dy efektivët ishin jashtë orarit të shërbimit. Merret masa e arrestit në flagrancë për Gerti Domin. Viktima Memia i ngacmonte gruan prej kohësh. (foto nga vendi i ngjarjes)

  • Heritage: Liria ekonomike
    sabotohet nga korrupsioni
    Raporti i Heritage Foundation

    Heritage Foundation ka kompiluar listën e vendeve sipas lirisë ekonomike. Shqipëria është e pozicionuar në vendin e 57 me 65.1 pikë, me një rritje prej 1.1 pikësh krahasuar me vitin e shkuar. Shqipëria listohet e 26-a nga 43 vendet në rajonin europian.

  • Hoxhaj të premten vizitë në Tiranë

    Pas bisedimeve, të dy ministrat Haxhihansto e Hoxhaj do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në Fushën e Përfaqësimit Konsullor

  • Hipotekat, bashkia jep lejen
    për 365 apartamente në Tiranë

    Kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë një takimi me ndërtuesit tha se Bashkia ka gati lejet e përdorimit për 11 objekte, të cilat i hapin rrugën hipotekimit të 365 apartamenteve në Tiranë.

  • S’ka energji, mbyllet Kurum
    Mbeten pa punë 700 punonjës

    Shkak i ndërprerjes së punës në Kurum është pamundësia e furnizimit me energji elektrike nga OSSH. Kjo ka bërë që 700 punonjësit që aktualisht janë duke kryer dy javët e lejes së zakonshme, të humbasin vendet e punës.

  • Thaçi: Nuk do të lejojmë
    21 Janarin e Tiranës

    “Nuk do të lejojmë përsëritjen e janarit të vitit të kaluar të Tiranës edhe në Prishtinë”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Këto zotime, zoti Thaçi i ka bërë si kundërpërgjigje ndaj paralajmërimeve të Vetëvendosjes për bllokimin e pikave doganore të Kosovës për mallërat që vijnë nga Serbia.

  • Bllokimi i kufirit, MPJ: Thirrjet
    e Vetëvendosjes ekstremiste

    Në deklaratën për shtyp, MP sqaron se veprime të tilla, si imitim i politikave ekstremiste serbe, nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet kontruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, të një shteti që ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, në shërbim të paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon.

  • Papulias mesazh uniteti
    për minoritetin grek në Shqipëri

    Në takimin e mbajtur në qendrën kulturore të Derviçanit morën pjesë krahas kreut të kësaj organizate Vasil Bollano dhe kreut të PBDNJ, Vangjel Dule edhe konsulli i përgjithshëm i Gjirokastrës, Nikos Kotrokois, PASOK si edhe dhe përfaqësuesit e PASOK dhe Demokracisë së re, si edhe kryebashkiaku i Janinës, Pantoulas Mihalis.

  • Presidenti, Sequi: Duhet të
    jetë bashkim i shqiptarëve

    Bashkimi Europian, nëpërmjet ambasadorit në Tiranë, Ettore Sequi i bën thirrje politikës shqiptare për konsensus në zgjedhjen e presidentit të ri. Gjatë një deklarate për median, pas takimit me avokatin e Popullit, Igli Totozani, Sequi tha se, presidenti i ri duhet të jetë bashkimi i të gjithë shqiptarëve dhe se mekanizmat e përzgjedhjes së tij u takojnë vetë shqiptarëve.
    Holtkemper:Mbështesim konsensusin

  • Prishet marrëveshja PS - PD
    Kalendari miratohet pa opozitën

    Socialistët kanë kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e 3 kodeve, për të cilat nevojiten 3/5 e votave në Kuvend. Kërkesa nuk ka marrë aprovimin e mazhorancës, përfaqësues të së cilës kanë thënë në mbledhje se kodet kanë kohë që presin miratatimin, Kjo ka bërë që socialistët të lënë sallën e për pasojë të miratohet pa konsensus kalendari i ligjeve që do të kalojnë për shqyrtim dhe votim në komisione dhe seancë plenare.

  • Tiranë, konvikti i Gjuhëve
    të Huaja do të mbyllet

    Konviktorët e Liceut Artistik shumë shpejt do të mbeten sërish pa një "çati" mbi kokë. Kjo pasi bashkia e Tiranës ka vendosur që ta mbyllë konviktin e shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja dhe ta kthejë në shkollë 9-vjeçare, me pretendimin në të nuk ka shumë të rinj që qëndrojnë.

  • Twitter, Rama: Ne kurojmë këtë plagë

    “Banka Botërore shfaq shqetësime gjithnjë me të ngjashme me tonat për rritjen drastike të borxhit. PS është e vetmja rrugë që kuron këtë plagë”, shkruan kryesocialisti në rrjetin social.

  • Shpërthim në Tropojë
    tritol banesës, s'ka viktima
    Eksploziv baneses ne Vlore |

    Ngjarja ndodhi në lagjen “Dardania” një orë pas mesnatës.  Një sasi eksplozivi i është vënë banesës së shtetasit Sadri Kërnaja. Burime nga policia bëjnë të ditur se tritoli ishte vendosur pranë derës së apartamentit dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe dyert e apartamenteve përreth dhe xhamat e banesave të tjera të pallatit. (Foto nga qyteti i Tropojes)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv