Arkiva

  • Debati për zgjedhjen e Presidentit të ri ka përfshirë dhe ish-kryetarin e Kuvendit. Ish-kryetari i Parlamentit shprehet qartë se në tre raundet e para për zgjedhjen e Presidentit kur kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash për të votuar, minimalisht në sallë duhet të konfirmojnë prezencën 84 deputetë. Servet Pëllumbi: Kushtetuta, e qartë kur hapet votimi.. Në raundin e katërt duhen 71 deputetë.
  • Kriza, "Call center"
    perëndimorët në Lindje

    Sipas sindikatave italiane, një grup biznesesh po transferojnë aktivitetin e tyre në zona të ndryshme gjeografike jashtë Italisë si Shqipëria, Kina, Tajlanda dhe Bullgaria, për shkak të krahut të lirë të punës. Ky fenomen është më i përhapur në bizneset "call center", por është i pranishëm edhe në sektorë të tjerë, ku mallrat prodhohen jashtë, ndërsa në Itali shiten nën etiketën "Made in Italy".

  • Berat, plagosi 22 vjecarin
    arrestohet autori

    Policia e Beratit ka arritur të arrestoi një person për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

  • Paris Hilton, jo më bjonde

    Ajo gjithmonë është për flokët bionde, por duket se është lodhur dhe ka vendosur të harrojë imazhet e së shkuarës. Mos ndoshta ajo është bërë një vajzë e mbarë?

  • Një tatuazh i ri për Lindsay Lohan

    Aktorja Lindsay Lohan është një adhuruese e tatuazheve në trup, prandaj edhe ka preferuar që të shënojë momentet më të bukura të jetës së saj mbi lëkurë. Burime të sigurta për faqen prestigjioze të lajmeve TMZ, sjell fakte për një tatuazh të ri.

  • Divorci, Brand largohet nga vila e Perry

    Pas publikimit të faksimiles së kërkesës për divorc, vetëm pak ditë pasi konfirmuan se do të ndahen Russell Brand ka pranuar kushtet e vendusura nga ish-gruaja e tij, këngëtarja Katy Perry.

  • Siena Miller shtatzënë!

    Aktorja britanike, 30-vjeçarja Siena Miller është shtatzënë. Lajmi është publikuar nga “US Weekly”, ndërsa konfirmimi zyrtar është bërë nga motra e aktores në faqen personale në Twittet, ku ajo falenderon disa miq të përbashkët për urimet.

  • Vrau aksidentalisht shokun
    vetëdorëzohet në polici

    Mësohet se personi që vrau me çifte shokun e tij në Berat është vetëdorëzuar në polici. Dy shokët kishin shkuar në komunën Terpan të Beratit për të gjuajtur por udhëtimi i tyre ka përfunduar në tragjedi.

  • Familjarët e gjyqtarit Konomi:
    Kemi shpresa vetëm te shteti

    Pas publikimit të reagimit të Bujar Nishanit lidhur me çështjen e Konomit në një reagim për shqiptarja.com gruaja e gjyqtarit të vrarë, Enka Konomi tha se s'ka djeni për provat që kanë kaluar në Prokurori. Po ashtu ajo tha se presin që kjo ngjarje të zbardhet nga shteti.

  • “The Guardian” sugjeron
    Shqipërinë për 2012-ën

    Gazeta prestigjioze britanike The Guardian, mes Parisit, Bazilikatës dhe Vienës, ka sugjeruar edhe Shqipërinë si një nga 8 destiancionet e pazakonta që duhen vizituar për vitin 2012. Britanikja ka listuar 8 destinacionet e pazakonta, të cilat duhen vizituar, detyrimisht.

  • 20 vjetori, Erion Veliaj:
    Ja si po rifreskojmë Fressh-in

    Re:Fressh". Ky është slogani që kanë zgjedhur organizatorët në Partinë Socialiste për festën e 20 vjetorit të themelimit të kësaj partie, një event që do të zhvillohet në Tiranë, në sallën e Pallatit të Kongreseve.

  • Itali, shqiptari vritet me
    plumb në kokë, panik në lokal
    FOTO- Nga vendi i krimit

    Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal nate në një moment kur lokali ishte plot me njerëz. Dy persona afruan viktimën, pranë banakut, dhe kanë bërë sikur do e përqafonin, të riun. Më pas njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi në kokë.

  • Acari mbërthen vendin
    Akulli vështirëson qarkullimin

    Temperaturat e ulëta, të cilat arritën vlerën minimale në Peshkopi me -7 gradë celsius dhe në Korcë me -5 gradë celsius, kanë mbërthyer të gjithë vendin.

  • Vlorë, vdes 58 vjecari
    ra nga kati i pestë

    Bie nga kati i 5 i pallatit duke gjetur vdekjen e menjëhershme 58 vjecari Fatmir Feta. Sipas informacioneve, Feta ka qenë në gjendje të dehur në momentin që është hedhur nga banesa e tij.

  • Tiranë, në pranga
    2 grabitës makinash

    Policia e Tiranës gjatë një operacioni të ndërmarrë mbrëmjen e djeshme ka bërë të mundur kapjen e disa grabitësve të automjeteve në kryeqytet.

  • Moti i keq izolon pjesë
    të ndryshme të vendit

    Moti i keq me reshje bore dhe temperaturë disa gradë nën zero ka izoluar mijëra banorë e sidomos të zonave malore. Përsa i përket qarkut të Dibrës janë të bllokuara rrugët që të çojnë drejt disa komunave si për shembull Lurë, Sllovë, Kala e Dodës. Përveç izolimit për shkak të borës në këto fshatra mungon edhe energjia elektrike, për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik

  • Shqiptarët kthehen në Greqi
    Në Kapshticë, radha 1 km

    Burime nga pikat kufitare të Kakavijës e Kapshticës, se fluksi i madh ka vazhduar gjatë gjithë natës, ndërsa raportohen për radhë të gjata në pritje, deri në 1 km në pikën doganore të Kapshticës. Drejtori i policisë kufitare të Kapshticës: Po punojmë maksimalisht por fluski është tepër i madh.

  • Përmirësohet shëndeti
    i Klosit, mori mbidozë ilaçesh

    Përmirësohet gjendja shëndetësore e publicistit të njohur Ardian Klosi, por do të vazhdojë të jetë nën kontrollin e mjekëve. Prej pasdites së të premtes, Klosi ishte shtruar me urgjencë në QSUT  "Nënë Tereza" në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe iu nënshtrua kujdesit mjekësor. Burime pranë miqve dëshmojnë se analisti i njohur ndodhet në një situatë të rënduar pas humbjes së nënës së tij në nëntorin e kaluar.

  • Vonesa të trageteve për shkak
    të motit në portin e Durrësit

    Durrës-Mbrëmjen e djeshme 3 tragete të linjës së Barit kanë mbërritur me vonesë dhe shkak për këtë është bërë deti i trazuar . Rreth 3500 pasagjerë kanë pritur gjatë gjithë natës në portin e Durrësit, ku mungesa e ambienteve për të qëndruar si edhe kushtet e motit e kanë bërë më të vështirë qëndrimin

  • Problemet e telefonisë:
    Politika dëmtoi tregun

    Një kompani e njohur ndërkombëtare, me bazë në Bruksel, që pajtohet edhe nga Bashkimi Evropian për të bërë vlerësime tregu në fushën e telekomunikacioneve dhe energjetikës, konstaton se në Shqipëri ndërhyrja e politikës në punën e autoritetit rregullator dhe mungesa e stabilitetit institucional kanë ndikuar negativisht në tregun e komunikimit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv