Arkiva

  • Rreth 150 familje të komunës Selitë-Mirditë të qarkut Lezhës, denoncojnë me anë të një letre të hapur të dërguar në redaksinë e "Shqiptarja.com" shkeljet e shumta dhe flagrante që bëhen nga drejtuesit vendorë të tyre. Duke nisur që nga ndihma ekonomike, ujësjellësi e deri tek te pagat e administratorëve, ku sipas tyre, gjysma rezultojnë fiktivë.
  • Maqedoni,në aeroportin e
    Shkupit mungon gjuha shqipe

    Në Aeroportin e Shkupit mungon përdorimi i gjuhës shqipe. Udhëtarët shqiptarë mund të orientohen për itenerarin e fluturimeve apo të dhëna të tjera, vetëm nëpërmjet gjuhës angleze dhe maqedonase. Të indinjuar udhëtarët shqiptarë kanë denoncuar në media.

  • Reagon Prifti: Iliri tartabiq
    i fryrë me gjak, jo luan|
    Meta dje: Prifti, mi moçalesh

    Ish ministri i Energjetikës reagon ndaj deklaratës që ish zv kryeministri, e kryetari i LSI-së  bërë dje nga qyteti i Shkodrës”: “Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk e di kush është luani dhe kush është miu në rastin tonë. Ilir Metën rrezikon ta shtypë po ajo mollaqe që i dha gjakun. Ishte luan në 2001, sot ka shok vetëm xha Brahon. Mund që benz si të xha Brahos mund të blejnë dhe disa gjyqtarë nga kjo histori.
    Deshmitari i dyshimte

  • AK: Tadiç provokoi shqiptarët
    Tirana të mos heshtë

     Aleanca Kuqezi reagon ashpër kundër deklaratave antishqiptare, nga më e fundit ajo e presidentit serb, Boris Tadiç, deri tek veprimet antishqiptare të Malit të Zi e Maqedonisë dhe i kërkon Tiranës të reagojë “duke thyer heshtjen” e mbrojtur të drejtat e shqiptarëve brenda e jashtë kufijve.

  • Lind vajza e Beyonce dhe Jay-Z

    Më në fund çifti Beyonce dhe Jay-Z bëhen prindër. Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e famshme solli në jetë fëmijën e saj të parë e cila ishte vajzë.

  • Shqiptarët e Preshevës: Topi e
    Jahjaga të marrin shembull Tadiç

    Intelektualët shqiptarë të Luginës së Preshevës i kërkojnë presidentit të Shqipërisë, presidentes së Kosovës dhe dy kryeministrave të vizitojnë komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Të marrin përgjegjësinë dhe shembullin duke bërë përpjekje diplomatike që të vijnë një ditë të vizitojnë tre komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi.

  • Barnat, shtrenjtohen me 20 %
    do vendoset pullë fiskale

    Shumë shpejt pacientët shqiptarë do t'i blejnë barnat 20 për qind më shtrenjtë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë do aplikojë mbi çdo medikament pullën fiskale, e cila ka një kosto 20 për qind të çmimit të barit dhe që do e paguajë vetë i sëmuri.

  • Autobusë nga Tirana në Kosovë
    për bllokimi i kufirit me Serbinë

    Aksionit të Vetëvendosjes për të bllokuar kufirin me Serbinë te Dheu i Bardhё dhe nё Merdar më 14 janar pritet t'i bashkohen dhe shqiptarë nga Shqipëria. Autobusët nga Tirana do të nisen në datën 14 janar, në ora 7:00 të mëngjesit, në sheshin ‘Skënderbej’, para Pallatit të Kulturës”

  • Vjedhin kabllin elektrik për
    skrap, Stadiumi pa drita

    Dy adoleshentë janë arrestuar pasi kanë vjedhur kabllin elektrik të dekorit të stadiumit të qytetit të Gjirokastrës, duke nxjerrë jashtë funksioni rrjetin elektrik të dekorit. Arrestimi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “18 shtatori”. (ne foto kablli elektrik i vjedhur nga 17 vjeçarët)

  • "Fshesë" në bashki, pushohen
    25 inspektorë tatimorë

    Bashkia e Tiranës vazhdon spastrimet e administratës që ka punuar me ish-kreun e bashkisë, Edi Rama. Dje kanë qenë 25 inspektorë tatimorë, të cilët punojnë prej vitesh në drejtorinë e Taksave Vendore, që kanë mësuar se janë pushuar nga puna.

  • Arrestimet te METE, lë qelinë
    Roland Çelmeta e 5 inspektorë

    Gazeta "Shqiptarja.com" shkruan sot se pas 40 ditësh në dhomat e paraburgimit Zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Metrologjisë, eksponent i njohur i Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të presë gjykimin e tij për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pranë familjes. Kalojnë në arrest shtëpie dhe 5 inspektorë të Metrologjisë.

  • 21 Janari, Rama: S’ka drejtësi
    vrasësit janë në pushtet

    Kryetari i PS, Edi Rama nëpërmjet blogut të tij në internet ka deklaruar se nuk është vënë drejtësia për 4 vrasjet e 21 Janarit. Në krah të qëndrimit për 21 Janarin, kreu i PS-së ka vendosur një foto të artistit Gerhard Ritcher, e cila është ekspozuar në Londër këto ditë.
    FBI: Pamjet te kryeministria u zhdukën

  • Meta: Prokuroria më zhgënjeu
    Prifti, një mi moçalesh
    Dëshmitari i dyshimtë

    Ish zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta ka komentuar nga Shkodra propozimin e organist qendror të akuzës. Ai është shprehur i zhgënyer nga pretenca dhe e cilësuar këtë çështj, e si një betejë të cilën do ta fitojë. Sa i takon Dritan Priftit, Meta tha: "Një luan nuk merret me një mi moçalesh".

  • Dyshime për dëshmitarin e Metës

    Në listën e 21 personave të thirrur në Gjykatën e Lartë, me dëshmitar kryesor Dritan Priftin, ishte po ashtu dëshmitar edhe Bekim Halilaj, përfaqësues i Halilaj Holding Group sh.a. Prokurori Bujar Sheshi radhiti mes të tjerave 192 thirrje telefonike mes tij dhe Ilir Metës, për të hedhur poshtë pretendimet se ai nuk kishte marrëdhenie të ngushta me Metën dhe se më shumë mik kishte Dritan Priftin.

  • Bora e ngrica mbulon vendin
    Kapshticë pezullohet lëvizja

    Sot në mëngjes reshjet e dëborës janë ndërprerë, por ulja e temperaturave dhe era e fortë, i kanë lënë vendin ngricave. Policia doganore greke pezullon lëvizjen e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë për shkak të reshjeve të bores që kanë bllokuar aksin Kapshticë-Kozanë. Autoritetet shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë nëpërmjet Kapshticës.
    {5:3226}

  • Francë, Berisha mbyll vizitën
    takon Sarkozy

    Në kuadër të vizitës në Francë kryeministri Berisha mori pjesë në pritjen e organizuar dje në Pallatin Presidencial Elysee, nga presidenti Sarkozi, zhvilloi takime me President i kompanisë Alstom, Patrick Kron dhe me Pierre Lellouche, Sekretar i Shtetit i ngarkuar për Ekonominë dhe Tregtinë e Jashtme

  • Janinë, përmirësohet polici,
    u godit me plumb në kokë

    Burimet zyrtare policore thanë së Naim Hyska po kurohet në Janinë, ku tashmë ka shfaqur shenja të mira përmirësimi. Efektivi i policisë u plagos në prani të djalit të tij 12 vjeçar te zona e 21 Dhjetorit, pasi u qëllua me armë zjarri në kokë teksa po lëvizte me makinën e tij personale.

  • CEZ: Moti, shkak për mungesë energjie

    Moti i keq është arsyeja e mungesës së energjisë elektrike në disa zona të Shqipërisë. Ky është argumenti i dhënë nga CEZ lidhur me ndërprerjet e shumta, sidomos në veri - lindje.

  • Bllokohen minatorët, 48 orë
    mes dëborës e pa energji

    Prej 48 orësh, 40 minatorë të Krastët u bllokuan në galerinë 28 për shkak të trashësisë së dëborës dhe mungesës së energjisë elektrike. Alarmi është dhënë nga drejtuesi i kompanisë që ka në koncension minierën. Minatorët dolën në sipërfaqe pasi CEZ solli energjinë në zonë.

  • Tiranë, vidhnin makinat
    i shisnin në Kosovë, arrestohen

    Prej disa muajsh dy të rinj vidhnin makina në Tiranë dhe më pas i shisnin në Kosovë. Sipas policisë personat janë pjesë e një grupi të strukturuar hajdutësh, ku mendohet se janë të përfshirë edhe të tjerë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv