Arkiva

  • Pas kërkesës së bërë pak ditë më parë nga Ardian Hoxha djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha i zhdukur vite më parë, për hetim ndaj kryetares së Gjykatës së Lartë, vjen qëndrimi i kësaj të fundit. “Ndryshe nga sa pretendohet, Gjykata e Lartë është investuar për çështjen në fjalë konform ligjit”, thuhet në deklaratë.
  • Rryshfeti, pranga juristit
    të ALUIZNI në Korçë

    Policia e Qarkut të Korçës ka bërë më dije se gjatë operacionit të koduar "Juristi " është arrestuar në flagrancë shtetasi Elton Dojça, 38 vjeç. Ai i ka kërkuar një shtetasi rryshfet prej 2.000.000 lekësh të vjetra, për të përshpejtuar proçedurën e legalizimit të një shtese pallati.

  • "Spiunët", Biberaj: Do hapim
    dosjet e sekretarëve të PPSH

    Eshtë në përfundim hartimi i një ligji të ri për hapjen e dosjeve, pas refuzimit që Komisioni i Venecias i bëri ligjit të parë të miratuar nga mazhoranca. "Lustracioni" i ri do të pastrojë politikën dhe administratën nga ata që kanë kryer krime në kohën e diktaturës komuniste, pa prekur njerëzit e thjeshtë.

  • Deklarimi i të ardhurave
    personale, afati shtyhet në shtato

    Zëvendëministri i Financave Alfred Rushaj deklaron se duke marrë shkas nga shtyrja e afatit për Amnistinë Fiskale deri në mars të këtij viti, ne bëmë ndryshime edhe në ligjin për deklarimin e të ardhurave personale, duke iu dhënë më tepër kohë qytetarëve për të kryer deklaratën.

  • Do ndryshohet ligji për dhënien
    e nënshtetësisë shqiptare

    Ministri i Brendshëm deklaroi sot se "Qeveria ka kërkuar të shikojmë dhe adresojmë përmirësimin e nenit të caktuar në ligj. Për një ivenstitor nuk ka pse të jetë domosdoshmërit 5 vjet në Shqipëri."

  • Çmimet 2011, ç'ndikim
    patën mbi familjet

    Krahasuar me dhjetorin e një viti më parë, norma e inflacionit është 1.7 për qind. Ndërkohë, mallrat e konsumit më të madh në shportën e konsumatorit janë shtrenjtuar gjatë 2011-ës tri herë krahasuar me inflacionin mesatar.

  • Tenton të vetëhidhet nga
    pallati, e shpëton policia

    Një 39 vjeçare në gjëndje depresive ka tentuar të vetëhidhet nga kati i pestë i një pallati pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, në Tiranë, por ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë që të shmanget tragjedia.

  • By Pass në Shkodër, AK 
    protestë, shoqërohet aktivisti
    FOTO- Nga momenti i shoqerimit

    Tubimi ishte parashikuar për tu zhvilluar në mbeshtetje të 150 familjeve shkodrane qe do tu prishet shtëpia prej projektit te "bypass-it" te Shkodrës. AK: Po mohohet e drejta e tubimeve paqësore. Nuk do të trembemi nga presione të tilla. Policia: Aktivistët bllokuan rrugën.

  • Mat, bora shemb muret
    e shkollës 9 vjeçare
     

    Moti i keq është bërë shkak për shembjen e pjesshme të shkollës 9-vjeçare në Macukull të Matit. Në këtë shkollë zhvillojnë mësim 200 nxënës të cilët fatmirësisht nuk ndodheshin në ambientet e shkollës pasi shembja ndodhi gjatë natës. 

  • Vdekja e lehonës, mjekë
    nga Tirana në Korçë

    Një grup ekspertësh mjeko ligjor kanë udhëtuar sot nga Tirana drejt Korçës për të kryer ekspertizën mjeko ligjore e cila do të përcaktojë dhe shkaqet e vdekjes së 22 vjecares.

  • Provimet e maturës
    Ministria: Kopjuan me celularë

    Edhe gjatë maturës 2011 të rinjtë kanë kopjuar. Gjatë monitorimit të zhvillimit të provimeve të maturës nga IKAP janë konstatuar raste kur të rinjtë i merrnin pyetjet e gatshme nga jashtë me celularë, por edhe raste kur mbikqyrësit e tyre i lejonin të kopjonin. Për të gjitha rastet e konstatuara nuk kanë munguar masat penalizuese

  • Vrasja e Konomit, 21 janari
    Nishani: Provat në prokurori

    Ministri i Brendshëm bëri sot një analizë të punës për vitin 2011, dhe objektivat për vitin 2012.Tentativa  për ti lënë në harresë, ngjarjet e 21 janarit, vrasjen e Skerdilajd Konomit, dhe çështjen e azilkërkuesve, shkoi dëm, pasi gazetarët e pranishëm kërkuan reagimin e ministrit, i cili ia kaloi kompetencat prokurorisë. Nishani: Policia kreu detyrën.

  • Kukës, ndalohen grabitësit e makinave

    Kukës- Ndalohen dy persona nga policia e Kukësit pasi akuzohen për vjedhje automjetesh. Sipas policisë , shtetasit Ardian Braha 18 vjeç dhe Qerim Halilaj 22 vjeç dyshohen se kanë vjedhur automjetin tip BMW të bardhë dhe me targa HD-DO-112,

  • Vlorë pezullohet lundrimi
    në Durrës nisen 6 tragete

    Moti i keq dhe deti i trazuar fatmirësisht nuk ka shkaktuar probleme të mëdha për tragetet që bëjnë lëvizjen Durrës- Bari, kjo për shkak se moti i keq ka qenë më problematik në bregdetin italian, se atë shqiptar. Ndryshe ka ndodhur në portin e Vlorës, ku lundrimi i trageteve drejt Brindizit, është pezulluar për gjatë gjithë mbrëmjes dhe qindra pasagjerë kanë kaluar natën në traget, në pritje për tu nisur.

  • Tiranë, do shemben
    "Servete Maçi", "Hoxha Tasim"

    Bashkia e Tiranës ka parashikuar që shkolla e re e mesme që do të ndërtohet në njësinë bashkiake nr.8, në fakt do të ngrihet në kurriz të shkollës 9-vjeçare "Servete Maçi", e cila ka një histori gati 100 vjeçare. Në projektbuxhetin e bashkisë së Tiranës thuhet se propozimi ka ardhur nga drejtoria arsimore e Tiranës.

  • Kurimi i Hanës, Ministria
    e Shëndetësisë: Bëmë maksimumin

    Ministria e Shëndetësisë mohoi akuzat e bëra një ditë më parë nga Rezart Hana, djali i prokurorit të ndjerë Xhevat Hana, se nuk e ka ndihmuar të ndjerin për t'u mjekuar jashtë. Burime zyrtare pranë kësaj ministrie na shpjegojnë se vetë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili u angazhua personalisht, madje duke shfrytëzuar njohjet e tij private, pasi nuk kishte kohë për procedura, për ta dërguar sa më shpejt në spitalet më të mira.

  • Borë në Kapshticë
    grekët pezullojnë lëvizjen

    Burime nga policia doganore e Kapshticës, thanë për “shqiptarja.com” se pala greke njoftoi autoritetet shqiptare doganore për bllokimin e rrugës Kapshticë- Kozanë, për shkak të dëborës dhe mos lejimin e lëvizjes së automjeteve të tonazhit të rëndë dhe të autobusëve. Probleme dhe në Korçë- Kapshticë, Qafa e Qarrit e Qafa e Llogarasë.

  • Ambasadori danez: Presidenti
    testi i politikës për 2012

    Sipas ambasadorit danez objektivi i vetëm që shqiptarët duhet të kërkojnë nga politika duhet të jetë me domosdoshmëri marrja e statusit kandidat në BE. "Ajo që është më e çuditshme është fakti se përse elektorati shqiptar, vazhdon të zgjedhë përfaqësues, të cilët nuk e kanë Shqipërinë dhe shqiptarët në qendër të vëmendjes së tyre", thotë ambasadori.

  • Presidenti, Ngjela: Grusht
    shteti po kaloi pa 84 vota

    Opozita bashkohet në një pikë në lidhje me procedurat për zgjedhjen e Presidentit, që ka të bëjë me faktin se në tre raundet e para që të quhet i mirëqenë votimi, duhet një prezencë me 84 deputetë. Nëse është e nevojshmë do kërkohet interpretimi i Kushtetueses, ose precedenti i Kushtetueses kosovare.

  • Shirat rrisin nivelin
    e ujit në hidrocentrale

    Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në Shqipëri ka bërë që të rritet sasia e ujit që vjen në hidrocentrale. Sipas të dhënave më të fundit zyrtare nga KESH, niveli i Fierzës arriti në 268 m dhe prurjet mesatare në 110 metër kub për sekondë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv