Arkiva

  • Gjatë promovimit të librit “Shteti kandidat i BE kryediplomati Haxhinasto theksoi se integrimi i Shqipërisë në strukturat europiane është një prioritet për qeverinë shqiptare.
  • Tiranë, rryshfet për ndërtime
    pranga 2 zyrtarëve të bashkisë

    Një polic, një inspektor ndërtimi pranë bashkisë së kryeqytetit dhe një qytetar janë arrestuar sot pas mesditës me akuzën e korrupsionit. Dy zyrtarët akuzohen për marrje rryshfeti duke favoziuar ndërtimet pa leje në Tiranë.Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin lejonin ndërtimet pa leje në këmbim të shumave që varionin nga 8 mijë deri 10 mijë lekë të reja.

  • Presidenti i ri, Meta:
    “PD të konsultohet me ne”

    Sipas kryetarit Ilir Meta ky fakt ligjërohet në marrëveshjen qeverisëse mes dy partive në vitin 2009. “Kam konfirmuar që ne do të jemi pjesë e zgjidhjes pasi ky është një problem që do të zgjidhet, natyrisht sipas Kushtetutës.
    Berisha: Unë lexoja ligjet Topi përdor karrigen për parti 
    Rama: Bamir Topi një president mbi palët
    Oketa: Nëse Topi do rikandidonte, do ta votoja

  • Berisha pritje për ministrat
    “Me reforma përballuam krizën”

    Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, dhanë një pritje koktej për anëtarët e qeverisë, me rastin e mbylljes së këtij viti dhe ardhjes së Vitit të Ri 2012. Ai deklaroi se viti që lamë pas ishte i sukseshëm dhe se reformat bënë që vendi t’i shpëtonte krizës.

  • Vazhdon kthimi i emigrantëve
    Tavo inspekton Kakavijën

    Pikat kufitare dhe portet detare, ai i Vlorës dhe i Durrësit vazhdon të përballet me fluksin e shqiptarëve që kthehen në atdhe për festa. Brenda 24 orësh kanë hyrë mbi 13 mijë emigrantë me rreth 4000 makina. Vetë nënkryetari i parlamentit Vangjel Tavo ka qenë i pranishëm paraditen e sotme për të monitoruar situatën në pikën kufitare të Kakavijës.

  • Janinë, bllokohen 80 kg drogë
    arrestohen 2 shqiptarë

    Lënda narkotike u gjet e fshehur në një automjet me targa greke, i cili rezultoi të ishte vjedhur një javë më parë, ndërsa dy shqiptarët, e ndaluar janë të moshës 28 dhe 29 vjeç.

  • Reforma, Wollfarth: Kërkesat
    e “të vegjëlve” legjitime

    Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth tha sot se politika duhet të marrë parasysh kërkesat e 10 partive të vogla për ndryshimin e sistemit zgjedhor. “ Një sistem i qëndrueshëm zgjedhor është me shumë rëndësi për vendin. Unë mendoj se kërkesat e partive të vogla janë legjitime, e si të tilla duhen respektuar. Por, gjithësesi vendimi mbetet në dorë të klasës politike”,tha Wollfarth.

  • Homazhet për Kallullin
    të premten në Akademinë e Arteve

    Lamtumira e fundit për të nderuar kujtimin e kritikut të njohur Adriatik Kallulli do të jepet me 30 janar në Akademinë e Arteve nga ora 11:00 deri në 12:00. Familjarët njoftuan dje se trupi i pajetë do të mbërrijë sot nga Vjena, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 12:00 të të premtes, duke u nisur nga Akademia e Arteve.

  • Topalli: Fatos Nanon nuk
    e votoj për President

    Jozefina Topalli, kryetare e Parlamentit, konfirmoi dje se nuk do ta pranojë kandidaturën e Fatos Nanos për presidentin e ri të vendit dhe nuk do ta votojë atë. 
    Nga ana tjetër nuk ka dashur të konfirmojë se do të jetë pjesë e një gare të tillë, duke argumentuar këtë hezitim me faktin se do të respektonte institucionin e presidentit aktual. 

  • Nipi ekzekuton xhaxhain
    për 3 mijë euro borxh

    Një borxh prej 3 mijë eurosh ka qenë shkaku i vrasjes së emigrantit të sapo kthyer nga Greqia, i cili u gjet i masakruar në një kasolle të vjetër në Shkozet. Autori është nipi i viktimës, i cili ka masakruar shtatë herë më thikë xhaxhain Fatbardh Hysën.

  • Bodes nuk i dalin llogaritë
    tjetër ankand bonosh

    Kur mendohej se ishte mbyllur për sivjet procesi i nxjerrjes së bonove të thesarit nga qeveria, ministria e Financave njoftoi dje një ankand të ri të jashtëzakonshëm, këtë herë në lekë, që do të zhvillohet sot në mjediset e Bankës së Shqipërisë.

  • Braçe: Berisha vrau shqiptarët
    më 21 janar e në Gërdec

    Numri dy i grupit parlamentar socialist ka reaguar në mënyrën më të ashpër në drejtim të kreut të qeverisë shqiptare, në lidhje me qëndrimin ndaj ngjarjes së 21 janarit të këtij viti. "Sali Berisha sapo foli për herë të fundit për këtë vit, bëri analizën duke thënë se demontimi i municioneve ishte 4 herë më shpejt se më 2009. Por demontimi i municioneve ishte biznez i të birit, Shkelzenit"- shkruan Braçe në facebook.

  • Itali, hyjnë për të grabitur
    e vrasin të zonjën

    Dy shqiptarë janë akuzuar nga policia Italiane se kanë tentuar të grabisin një banesë dhe më pas të vrasin të zonjën e shtëpisë. Policia identifikoi dhe më pas arrestoi autorët e dyshuar, Eugen Dervishi 25 vjeç, si dhe Viktor Markja 22 vjeç.

  • Policia në vëzhgim të bankave
    për të parandaluar grabitjet

    Ky plan ka ardhur si pasojë e vjedhjeve dhe grabitjeve që kanë ndodhur kohët e fundit. Eshtë menduar që policia e Tiranës, të bashkëpunojë me rojet e policisë private që janë në ruajtje të bankës, me qëllim parandalimin e grabitjeve të shpeshta, në mënyrë të tillë që të bëhet e mundur dhe zbardhja e disa prej autorëve të dyshuar.

  • Vrasja e Konomit, Prokuroria:
     Ka falsifikime të pronave

     Të tjera zhvillime priten për dosjen e bujshme të vrasjes së gjyqtarit të Vlorës. Prokuroria do të marrë të pandehur shtetasin Qemal Mullajn, përfaqësues të familjes së Toptanëve, të cilin e akuzon për falsifikim të dokumentacionit, në pronën që dyshohet për të cilën është vrarë edhe gjyqtari Skerdilajd Konomi. Bëhet fjalë për 275 hektarë në zonën e Hamallajt, për të cilat prokuroria ka gjetur abuzime.

  • Pr/buxheti 2012 për Tiranën
    Miratohet me 4 vota diferencë

    Buxheti i Tiranës është miratuar mbrëmë,  pas një mbledhje maratonë që ka zgjatur plot 5 orë, vetëm me votat e mazhorancës. Këshilltarët e PS-së, duke e cilësuar një buxhet euforik, kanë deklaruar votën kundër, pasi sipas tyre është e pamundur që të mblidhen rreth 60 për qind më shumë të ardhura se një vit më parë. Buxheti i Tiranës së 2012 morri 29 vota pro dhe 25 vota kundër.
    Projekti i Ramës për parkingjet investimet në shkolla

  • Oketa: Nëse Topi do
    rikandidonte, do ta votoja

    Deputeti i PD dhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, në një intervistë të dhënë për Vizion Plus ka folur gjatë mbi maxhoracën dhe funksionimin e koalicionit, ai është shprehur mbi konfliktet e Presidentit Topi me Kryeministrin Berisha, por edhe mbi shumë zhvillime të vitit që po lëmë pas.

  • Blerim Destani : Me Tunën jemi veç miq

    Aktori Blerim Destani edhe një herë ka mohuar se ai ka diçka më shumë se sa një shoqëri të mirë me këngëtaren shkupjane Altuna Sejdiu. Tuna ishte përfolur disa herë për një lidhje me aktorin shqiptar nga Maqedonia, madje ishte shkruar se dyshja ishin parë së bashku në një hotel në Prishtinë.

  • Red Hot Chili Peppers do të këndojnë për Abramovichin

    Miliarderi 45-vjeçar Roman Abramovich do të mirëpresë vitin e ri me miqtë në jahtin e tij në ishullin Karaibe, në Shën Bart nën tingujt e muzikës së Si çdo vit deri më tani, miliarderi 45-vjeçar Roman Abramovich do të mirëpresë vitin e ri me një ndejë së bashku me miqtë në jahtin e tij në ishullin Karaibe.

  • Shkëlqimi i Scarlett Johansson

    Pasi refuzoi të grimohet për rolin e saj në filmin "‘We Bought a Zoo" për t’u bërë bindëse me karakterin e saj, aktorja Scarlett Johansson ka zbuluar se nuk shkon askund pa buzëkuqin e kuq.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv