Arkiva

  • Ministri maqedonas i energjiseë, Valon Saraçini gjatë takimit në Tiranë më hologun Nasip Naço ka kërkuar që të vihet në dispozicion porti i Durrësit në mënyrë që të zëvendësohet porti i Selanikut, i cili ka qenë pikë kryesore për shkëmbimet tregtare të biznesit maqedonas. Naço ka kërkuar rritje të investimeve maqedonas në Shqipëri. Ministri Nasip Naço tha se, qeveria shqiptare është e hapur ndaj investitorëve të huaj.
  • Bora e ngrica izolon komunat
    akset nacionale të kalueshme

    Reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar probleme në disa zona, ndërsa policia këshillon përdorimin e detyrueshëm të zinxhirëve përgjatë akseve Qafë-Thanë, Grabovicë, Qafë-Plloçë, Korçë-Kapshticë.

  • Kim Kardashian zhgënjehet nga mediat

    Kim Kardashian shprehet se është mjaft e zhgënjyer nga mediat amerikane . Kohët e fundit ajo ka udhëtuar për një vizitë bamirësie në Haiti, por mediat kanë shkruar se në vërteta ajo ka viziuar sallone bukurie, shfaqje mode ejt.

  • Dosja "Xhuvani", Halimi:
    "Prokuroria cënon jetën"

    Pas publikimit të raportit të inspektimit, ministri i drejtësisë Eduard Halimi u shpreh se dënimi me dy vite burg për Kostandin Xhuvanin, i cili akuzohet për vrasje është politikë penale e papranueshme. Për këtë arsye ai se raporti do të dërgohet në Presidencë, pasi kreu i shtetit është dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka autoriteti të marrë vendime, por edhe tek prokuroja e përgjithshme Ina Rama.

  • Borë në Kapshticë- Kozanë
    grekët pezullojnë lëvizjen

    Policia doganore greke urdhëron pezullimin e kalimit të autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë për shkak të reshjeve të borës, dhe akullit të krijuar në rrugët Korçë-Kapshticë dhe Kapshticë-Kozanë. Rreth 15 autobusë, me pasagjerë në Kapshticë, nuk pranojnë të kthehen.

  • Avokati i ri i Popullit
    Topi pret Totozanin

    Një ditë pas votimit konsensual në Kuvend, kryetari I Kontrollit të Lartë të Shtetit, Igli Totozani është pritur nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
    “Edhe pse Avokati i Popullit është një institucion relativisht i ri në vendin tonë, ai ka krijuar tashmë fizionominë e vet të konsoliduar duke përfituar dhe shkëmbyer përvojë të vyer e pozitive edhe me institucione homologe perëndimore”, tha presidenti Topi.

  • Standard&Poor's:
    Borxhin e rritën zgjedhjet

    Kompania nr.1 në botë e inteligjencës ekonomiko-financiare ve në dukje rreziqet përballë të cilave ndodhet Shqipëria në rrugën e zhvillimit të saj ekonomik. Raporti i saj është publikuar dje dhe konfirmon nivelin e mëparshëm "B+/B", me perspektivë të qendrueshme për ekonominë e vendit.

  • Topi: I dha emër të veçantë Shqipërisë

    Presidenti Topi dhe bashkëshortja e tij nderuan kujtimin dhe veprën e sopranos duke marrë pjesë në homazhe. “Familja Mula, Nina, Avniu dhe Inva i dhanë vendit emër në artin ndërkombëtar”.

  • Drejtorët e shkollave
    me votë nga prindërit

    Arsimi është një ndër sektorët më të politizuar në vendin tonë. Sa herë që ndërrohen pushtetet, aq herë ndërrohen jo vetëm drejtuesit e shkollave dhe të drejtorive arsimore, por edhe një pjesë e madhe e stafeve pedagogjike. Për t'i dhënë fund kësaj situate, Alternativa Civile, i ka propozuar ministrisë së Arsimit që drejtuesit e shkollave të zgjidhen nga vetë prindërit.

  • Censusi, Ekonomi: Shqiptarët
    po largohen nga vendi

    Ish drejtoresha e INSTAT Milva Ekonomi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Shqiptarja.com shprehet se shifra prej 2,831,741 persona duhet të na bëjë të mendojmë se diçka po ndodh. Diferenca midis popullsisë me shtesën natyrore dhe popullsisë në cenus rezulton të jetë 472,007 persona “jo në census”.
    Censusi, Spahiu: Popullsia u zvogëlua artificialisht
    PDIU: INSTAT të mos merret me kombësinë

  • Adele dobësohet
    pas operacionet në fyt

    Duket se ndërhyrja kirurgjikale në fyt përveç zgjidhjes së problemit të kordave ka sjellë edhe një tjetër elemnt pozitiv për Adele.

  • Athina, 600 mijë
    pasaporta për shqiptarët

    Pas dështimit të censusit dhe bojkotimit të pakicave, qeveria greke ka ndërmend një plan tjetër për "numërimin" e minoritarëve grekë, duke u dhënë rreth 600 mijë pasaporta helene për shtetasit në Shqipëri.

  • Doganat Shqipëri- Kosovë, Lauka:
    S'ka marrëveshje me shkrim

    Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka deklaron se pala kosovare po fsheh të vërtetën kur fajëson vetëm doganat e Shqipërisë se aplikojnë çmime të referencës. Madje i kërkon ministres kosovare të Tregtisë, Mimoza Kusari Lila, “Të mos ngutet” kur kërcënon për vendosjen e masës së reciprocitetit, ndaj mallrave shqiptare.

  • Tentuan grabitjen me armë
    Arrestohet një çift të rinjsh

    Policia e kryeqytetit ka informuar se janë arrestuar Gentjan Krashi dhe Viola Merko, pasi kanë këcënuar me armë një 23 vjeçare, me qëllim grabitjen e 8 milion lekëve.

  • Basha inspektim tek Pazari i Ri
    “Fund abuzimeve me çmimet”

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar tregun ushqimor ku ka shprehur vendosmërinë për të vazhduar me monitorimin dhe masat që parashikon ligji, në mënyrë që këtë vit të mbyllet kapitulli i abuzimit me çmimet në Tiranë.

  • PDIU: INSTAT të ndërpresë
    Të dhënat për kombësinë

    Sekretari politik i PDIU, Ardian Tana, duke cituar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese tha se, INSTAT nuk mund të procedojë me shifra reale për pakicat. Sipas tij edhe ligji ku janë mbështetur Gjendjet Civile gjatë këtij procesi ka qenë antikushtetues.

  • Lamtumira për Nina Mulën
    U mbajtën homazhet në TOB

    Kryetari i bashkisë Lulzim Basha gjatë homazheve e cilësoi sopranon si një burim frymëzimi për një brez të tërë. Familjes i kanë shprehur ngushëllime edhe artistë e miq të 80 vjeçares, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

  • Censusi, Spahiu: Popullsia
    u zvogëlua artificialisht

    Aleanca Kuq e Zi ngriti degën e saj në Londër, ku kryetari Kreshnik Spahiu tha se, iu dërgua për miratim Greqisë përpara shpalljes së rezultateve. Ai e cilësoi turp reagimin e Greqisë dy ditë përpara publikimit të rezultateve të censusit.

  • Sarandë, arrestohen
    kriminelët e rinj

    Policia e qytetit jugor ka vënë në pranga tetë persona, të cilët janë pjesëtarë të grupit kriminal të quajtur “B13. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mes akuzave ndaj 8 të arrestuarve ëshë dhe ajo për vendosje lëndësh shpërthyese në automjetin e një funksionari të policisë së Sarandës.

  • Haga refuzon lirimin e
    Haradinajt, cënon gjykimin

    Avokatët mbrojtës kërkuan lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës nga 16 dhjetori deri më 8 janar 2012. Gjykata e Hagës vlerësoi se një kërkesë e tillë mund të cënojë procesin e rigjykimit të pjesshëm.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv