Arkiva

  • Gjatë një operacioni të policisë së Kosovës është bërë i mundur sekuestrimin i 25 kilogramë lënde narkotike, me një vlerë prej 500 mijë euro. Policia arriti të arrestoi edhe 7 persona, të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike
  • Studentët e huaj në Itali
    Kryesojnë shqiptarët

    Kryesojnë studentët shqiptarë në auditoret Italiane me 20.2 % , të ndjekur nga studentët kinezë me 7.4%. Ndër degët e preferuara të studentëve të huaj mbetet fakulteti i ekonomisë me 10.842 studentë 18.2% e totalit të studentëve, mjekësia dhe kirurgjia.

  • Berisha: Gorbacovi zgjodhi popullin
    Topalli: Një personalitet frymëzues

    Kryeministri i vendit, Sali Berisha, mirëpriti sot në një takim Presidentin e fundit të Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbavov, i cili ndodhet në Shqipëri si i ftuar nderi në Kampionatin Botëror të Shahut për Femra, që po zhvillohet në Tiranë.
    Gorbaçov viziton Tiranën për kampionatin e shahut

  • Engel: KFOR duhet
    të largojë barrikadat

    Gjatë ceremonisë së ndarjes së mirënjohjeve që komuna e Manhatanit organizoi për personalitete të njohura amerikano-shqiptare ishte i ftuar edhe kongresmeni amerikan, Eliot Engel, i cili ka theksuar se “Kosova nuk është Kosovë nëse nuk është e plotë me territorin e saj” dhe sipas tij KFOR-i duhet të ndërmerr masa për të larguar barrikadat e krijuara nga grupe kriminale në veri të vendit.

  • Arrestohet shtetasi somalez
    Ndalohet me dokumente false

    Një 33-vjeçar nga Somalia është arrestuar në Rinas për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit.

  • Ish-kreut të sindikatave
    i sekuestrohen 300 mijë euro

    Sektori i Kundër Pastrimit te Parave në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sindikalisti”, me vendimi të gjykatës sekuestruan pronat dhe llogarit bankare të shtetasit Valer Behar Xheka, vjeç 61, banues në Tiranë si dhe të familjarëve të tij.

  • PS: Bashkia e Kunatit
    po vjedh paratë e Tiranës

    Kreu i grupit të Këshilltarëve Bashkiakë të opozitës, Aldrin Dalipi, denoncoi sot para medias abuzimet që po bëhen në bashkinë e Tiranës.
    “Lulzim Basha vodhi votat hapur. Lulzim Basha tani po vjedh hapur Tiranën. Ai po vjedh hapur paratë e çdo qytetari të Tiranës.
    Bashkia e kryeqytetit çdo ditë po kthehet nga kryetari i emëruar i saj në një vatër dramatike të korrupsionit të familjes së tij".
    Si përfiton kunatii Bashës nga projektet

  • I sekuestrohen pronat
    ish-sindikalistit Valer Xheka

    Në kuadër të këtij operacioni, i cili është në vazhdën e disa operacioneve të Sektorit Kundër Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit, deri në këto momente, është bërë sekuestrimi i një sasie prej rreth 278.823 USD, 98.045 Euro dhe 400.000 Lekë (të rinj). Po ashtu janë sekuestruar 3 ndërtesa me sipërfaqe 1.800 metra katrorë dhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në Tiranë.

  • BDI, Ahmeti ngushëllon
    familjen e Zogut

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dërguar ngushëllimet e tij familjes mbretërore, për humbjen e pretendentit për fron, Leka Zogu.

  • Fyle: Mbështesim
    integrimin e Kosovës

    Komisioneri evropian për Zgjerim, Stefan Fyle, pas takimit me ministren për integrime të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur përmes një deklarate për media mbështetjen e Komisionit Evropian për perspektivën e Kosovës drejt BE-së.

  • Topi shpreh ngushëllimet
    për humbjen e Zogut

    Presidenti Bamir Topi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të pretendentit të fronit mbretëror, Leka Zogu I.

  • Harrohet amnistia, 300 të
    dënuar në pritje të faljes

    Prej prillit 2010, ministria e Drejtësisë ka injoruar 300 kërkesa të të dënuarve që vuajnë dënimin në Shqipëri për të përfituar nga e drejta kushtetuese e Presidentit të Republikës për "Faljen", dekrete të cilat jepen zakonisht me rastin e festave. Ndonëse e ka detyrim ligjor, Ministria e Drejtësisë, e cila ka "monopolin" e faljes, sipas ligjit të korrikut 2010, nuk ka dërguar asnjë emër në presidencë.

  • Regjistri i pasurive të
    paluajtshme, ngrihet Task Forcë

    Task Forcë do kryesohet nga Kryeministri dhe do përbëhet nga ministra. Qeveria vlerëson si  regjistrin e dytë më të rëndësishëm të shtetit. Berisha:   Janë kontraktuar firmat ndër më seriozet që po bëjnë dixhitalizimin e parcelave dhe brenda vitit që vjen ky proces do të përfundojë”.

  • Reforma zgjedhore, Wollfarth
    optimist: OSBE ju mbështet

    Kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ndoqi sot mbledhjen e parë të komisionit ad hoc për reformën zgjedhore. Në deklaratën për mediat, pas takimit Wollfarth u shpreh optimist për vijueshmërinë e kompromisit.

  • Merr udhë reforma zgjedhore
    ngrihet grupi i ekspertëve

    Reforma zgjedhore duket se mori udhë. Komisioni Ad hoc i mbledhur në mesditë në ambientet e kryesisë së Kuvendit nisi punën duke u karakterizuar me një frymë optimizmi dhe kompromisi si nga maxhoranca ashtu dhe opozita. Përfaqësuesit e 6 partive parlamentare, në prani edhe të ambasadorëve të huaj të akredituar në vendin tonë, janë ulur përballë njëri tjetrit për të nisur punën, në ndryshimin e Kodit Zgjedhor, pasi është rënë paraprakisht dakord për pikat mbi të cilat do të punohet deri në fillimin e muajit mars.

  • Vrasja e Mirit të Xhikes
    20 vjet burg për Lavdërim Tufën

    Përballë kërkesës së prokurorisë që kërkoi burg përjetë për Tufën, trupi gjykues e cilësoi Tufën si bashkëpunëtor në vrasjen e trefishtë që ndodhi në kartodromin në zonën e Lundrës para disa vitesh duke dënuar me 20 vjet.

  • Cmimi i energjisë, Rama:
    Berisha rriti faturat 300%

    Kryetari i PS-së Edi Rama reagon në rrjetin social Twitter për rritjen e çmimit të energjisë: Koha të liberalizohet tregu. Shqiptarët po paguajnë përditë e më shumë për rrushtë e për kumbullat e Saliut me paratë e tyre, edhe me energjinë i njëjti avaz është". “300% është rritur barra e familjeve në faturën e energjisë gjatë pushtetit të Saliut. Është koha që kush fiton më pak të paguajë më pak. Është koha e liberalizimit të plotë të tregut të energjisë".

  • Berisha: Leka Zogu I do përcillet
    si mbret, referendumi u manipulua

    Leka Zogu pretendenti për fronin mbretëror do të përcillet me të gjitha nderimet që I përkasin një mbreti, jo në detyrë. Të shtunën Shqipëria do të jetë në ditë zie kombëtare ndërsa qeveria ka ngritur një komision shtetëror për organizimin në detaj të kësaj ceremonie.

  • Shuhet Leka Zogu,
    LSI mesazh ngushëllimi

    LSI vlerson se "Mbretëria është një periudhë e rëndësishme e historisë kombëtare". LSI i shpreh ngushëllime familjes mbretërore dhe në veçanti princin Leka Zogu II për këtë humbje.

  • Greqi, vrasin shqiptarin
    të birin ia goditën ne thikë

    Një emigrant shqiptar është vrarë me plumb në kokë, ndërsa djali i tij 3 vjecar është ekzektuar me thikë, në Kalamata të Greqisë. Mediat vendase bëjnë të ditur se kanë qenë kalimtarë të cilët kanë gjetur të ekzekutuar babë e bir brenda në një makinë të hedhur në kanal

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv