Arkiva

  • Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, apo ndonjëri nga ministrat mund të kenë qenë viktima të Halil Sopit, shoferit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. Derisa ka shoqëruar ministrin Beqaj, i cili është takuar me kryeministrin Thaçi, shoferit Sopi i ka shkrepur pistoleta disa hapa larg nga zyra e shefit të qeverisë.
  • Tiranë, aksident me motor,
    plagoset një 22 vjeca

    Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm, kur motori me të cilin ishte duke udhëtuar është përplasur nga një makinë. Identiteti i të aksidentuarit nuk është bërë ende i ditur.

  • Kirurgu: Situatë shumë e keqe
    Nuk kemi penj për operacionet

    Produktet mjekësore janë me pikatore edhe për urgjencën kirurgjikale në QSUT. Shefi i këtij shërbimi, Ylli Ziçishti, thotë se për këtë shërbim merren gjithmonë gati që ai t'i ketë nevojat e plotësuara, por ata nuk janë asnjëherë aq sa duhet. Ai na shpjegon se sa e vështirë është të përballesh me një rast urgjence.

  • Komandot turke vrasin
    rrëmbyesin e një trageti

    Forcat komando të Turqisë arritën të liroin tragetin e sekuestruar, duke vrarë rrëmbyesin e vetëm që terrorizoi ekuipazhin. Në një lajm të dhënë mediave, guvernatori i Stambollit Husein Avni Mutlu tha se ekuipazhi u arrit të shpëtohej i padëmtuar dhe ende nuk ka informacione mbi identitetin e rrëmbyesit.

  • DOKUMENTI - Lexoni 38 pyetjet

  • Limaj deklarohet i pafajshëm
    në procesin për krime lufte

    Nis Procesi gjyqësor kundër deputetit Fatmir Limaj, dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij. Ata akuzohen për krime lufte gjatë vitit 1999 në fshatin Kleckë.

  • Albanian Airlines: Rinisim
    fluturimet. Aviacioni: Jo

    Vazhdon “beteja” mediatike mes kompanisë ajrore me flamurin shqiptar Albanian Airlines dhe Autoritetit të Aviacionit Civil pas heqjes së licensës që ky  fundit I bëri kompanisë ajrore. Albanian Airlines insiston se ka respektuar të gjitha rregullat që kërkon shteti shqiptar dhe KE dhe se heqja e licensës bëhet për të favorizuar kompaninë tjetër shqiptare Bellair. Albanian deklaron se do të rinisë fluturimet.

  • Arrestohet në Vlorë
    shtetasi italian i arratisu

    Policia ka arrestuar sot një shtetas italian, Santo Nikola Malaspina. Italiani 52-vjeçar rezultonte të jetë i dënuar me 6 vjet dhe 8 muaj burg, dënim nga i cili kishte mbetur për të vuajtur edhe 14 muaj.

  • FMN, Bell: Parashikimet
    e qeverisë janë të ekzagjeruara

    Ish-drejtuesi i misionit të FMN-së për Shqipërinë Gerwin Bell ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës mbi gjendjen ekonomike të Shqipërisë dhe buxhetin që është duke u diskutuar nga qeveria dhe opozita. Gerwin Bell ka deklaruar se kriza ekonomike në Evropë bënë që rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë edhe më e ulët se sa pritet.
    Mashtrimi, buxheti 2% më i ulët se 2011

  • Del për gjah,
    qëllon 10 vjeçarin

    Një 20 vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Lushnjes pasi ka plagosur aksidentalisht një 10 vjeçar.

  • Goldman Sachs,
    kërkon kontrollin e Italisë

    Super heroi i ri i Italisë, Mario Monti, i cili po diskutohet për të zënë vendin e Silvio Berlusconi si kryeministër i ardhshëm, është një këshilltar internacional i Goldman Sachs (për tu nënvizuar, edhe pjesëtar i këshillit administrativ i Coca Cola Company). Financierët tashmë nuk kënaqen me spekulimet ekonomike, por tani kanë nevojë edhe për ato politike.

  • Topi, apel nga Pogradeci
    për reformën zgjedhore

    Presidenti Topi i ka bërë thirrje nga Pogradeci partive politike për të nisur punën për reformën zgjedhore.

  • Greqi, ministrat në presidencë
    mbahet betimi i qeverisë së re

    Pasi u vendos mbi përbërjen e qeverisë së re, ministrat grekë u mblodhën sot në presidencë për të bërë betimin e tyre. Emrat e rinj do të kenë detyrën e vështirë, për të mos thënë të pamundur, për të tërhequr Greqinë jashtë krizës së borxhit.
    PDF - qeveria e re greke

  • Berisha: Mënjanova dështakët
    Rama: Fisnik je ose nuk je

     Berisha: Nuk mendoj se meritojnë një nderim të vecantë ata që dështojnë në politikë dhe rendin pas letrave që kanë për strehë. Rama në Twitter:  “Sali, fisnikëria s'është si plehrat që i shumon apo si votat që i vjedh! O e ke o s'e ke, as Zoti s'të ndihmon dot në këtë pikë. E meqë ra fjala, na thuaj çfarë lexonte gjyshi yt Sali, po bibliotekën të madhe e kishte?".

  • Bulqizë, përçahet
    sindikata e minatorëve

    Pas vendimit të Konfederatës së sindikatës së minatorëve për të larguar nga detyra kryetarin e sindikatës të këtij rrethi Dilaver Përkoxha, ky i fundit nuk ka pranuar të dorëhiqet.

  • Bulqizë, shemben dherat
    minatori vdes në galeri

    Një tjetër minator është bërë viktimë e minierës së Bulqizës. Fetah Shehu, 55 vjeç ka gjetur vdekjen për shkak të shembjes së një masivi dheu në
    një nga galeritë e zonës D. Shembja raportohet se ka ndodhur dy orë më parë, ndërsa lajmi kishte mbërritur 1 orë me vonesë për shkak të largësisë së galerisës, e cila ishte e braktisur.
    Bulqizë, përçahet sindikata e minatorëve

  • Arrestohet në Itali skafisti
    i tragjedisë së Karaburunit

    Një 31 vjecar i cilësuar si skafisti i tragjedisë së 9 janarit 2004, në brigjet e Karaburunit është arrestuar sot në Itali. Në tragjedi humbën jetën 21 persona, ndërsa 8 ende rezultojnë të zhdukur. Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra, e Lezha, të cilët ishin nisur me 2 gomone nga Vlora në drejtim të Italisë.
    {5:3004}
    {4:11061}

  • Sajmir Pirgu në Uashington
    në operan “Luçia e Lamermurit”

    Tenori shqiptar Sajmir Pirgu do të intepretojë sot në operan "Luçia e Lamermurit" në qendrën Kenedi në Uashington. Vepra vihet në skenë nga kompozitori italian Gaetano Donixeti dhe në rolet kryesore të operas interpretojnë në rolin e Luçias Sarah Coburn ndërsa në rolin e Edgardos interpreton tenori Saimir Pirgu.
    {4:11060}

  • EKSKLUZIVE - Ja 38 pyetjet e
    prokurorisë per video e Priftit

    Prokurorët e çështjes prezantuan 38 pyetje të cilat duhet të përgjigjen ekspertët në lidhje me akt eskpertimin, të cilët deklaruan se filmimi nuk është original, duke hedhur poshtë ekspertizën e ekspertëve amerikanë e cila deklaroi se videoja ishte origjinale. Shqiptarja.com siguron dokumentin Lexoni 38 pyetjet

  • Tiranë, gjykata burg
    Emiliano Shullazit

    Gjykata e Tiranës dha sot masën e arrestit për Emiliano Shullazin. 32-vjeçari u arrestua më 8 nëntor bashkë me mikun e tij Gilmando Dani. Akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv