Ekonomi

  • Të dhënat mbi ecurinë e ekonomisë në 5 muajt e parë të vitit flasin për një zgjerim të ngadaltë të ekonomisë. Ecuri të dobët ka patur në sektorin prodhues, në tre mujorin e parë, ndërkohë sektori i shërbimeve paraqitet më i përmirësuar kundrejt tre mujorit të parë të vitit të kaluar.
  • Kriza, Merkel: Eurobond?
    Jo, sa të jem unë gjallë

    Është një “nein” pa mundësi apelimi ai që kancelarja gjermane Angela Merkel duket se ka shprehur sot në Berlin kundër eurobondëve. Derisa të jem gjallë nuk do të ketë asnjë shpërndarje të borxhit, citohet të ketë thënë Merkel nga burime të agjencisë gjermane DAPD.

  • Qipro viktima e radhës
    e krizës financiare

    Kompania e vlerësimeve “Fitch” ka zhvlerësuar në nivelin më të ulët normën bazë të kreditimit në Qipro. Sipas parashikimeve të “Fitch” edhe vendi ishullor do t’i bashkohet shteteve të BE që kanë nevojë për paketa ndihmash financiare.

  • PS: Ja gjithë shkeljet
    në prokurimin e saj

    Lotaria kombëtare po jepet nëpërmjet një procesi aspak transparent dhe po trajtohet si një biznes i zakonshëm, pavarësisht se kemi të bëjmë me lojra fati monopol. Këtë ka theksuar dje edhe deputeti i PS Erjon Braçe, duke vënë në dukje shkeljet në procesin e garës.

  • Lotaria, zv/ministri
    i Financave: Rama po shpif

    Zv ministri i Financave Alfred Rushaj i quajti shpifje akuzat e opozitës për tenderin e lotarisë. Rushaj deklaroi se për tenderin janë marë modelet më të mira europiane dhe konsulenti ligjor është një nga konsultentët më të mira. Rama: Bode bixhoz me paratë e popullit, të dorëhiqet.

  • KLSH: ALUIZNI Vlorë
    250 mijë euro dëm shtetit

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar për ndjekje penale dy drejtuesit kryesorë të ALUIZNI-t Vlorë dhe ka kërkuar zhdëmtimin në masën 35.5 milionë lekësh të reja për 14 punonjës të degës së Agjencisë së Legalizimeve.

  • Eurokriza, Merkel i thotë
    jo shpërndarjes së borxhit

    “Po e them hapur: kur mendoj për këshillin e të enjtes së ardhshme në Bruksel më shqetëson fakti që do të flitet absolutisht tepër për të gjitha mënyrat e mundshme për shpërndarë borxhin, dhe tepër pak për të përmirësuar kontrollet dhe për reforma strukturore”. Pohimi vjen nga Angela Merkel gjatë fjalës së saj në një konferencë në Berlin.

  • Fasonet: Rritja e pagës minimale
    na nxjerr jashtë tregu

    Rritja e pagës minimale, e cila është miratuar edhe nga Këshilli Kombëtar i Punës ditën e hënë dhe pritet të miratohet nga qeveria, është pritur negativisht nga bizneset që punojnë me material porositësi.

  • Spiegel: Ekonomia gjermane
    tkurret -10% nëse ikën Euro

    Ekonomia gjermane mund të tkurret deri në -10% këtë vit nëse monedha e përbashkët Euro shpërbëhet. E shkruan revista e famshme Der Spiegel që citon një studim ende të papublikuar të Ministrisë së Financave të Berlinit.

  • Berisha: Euron e kanë
    krijuar gabim

    Në një takim me të rinjtë e qendrës së djathtë evropiane në selinë e Këshillit të Ministrave, kryeministri ka kritikuar mënyrën se si është krijuar valuta e përbashkët evropiane nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, “krijimi i monedhës së përbashkët nuk qe gabim, por mënyra se si u krijua euro qe gabim”.

  • Lotaria, ministria e Financave
    i përgjigjet Ramës: Eja verifiko

    E ftojmë kryetarin e opozitës që të bëjë dhe një herë llogaritë për të parë nëse do jetë publiku apo buxheti që marrin thuajse 90% të të ardhurave, apo kompania?" Në këtë mënyrë i eshtë përgjigjur ministria e Financave deklaratave të kreut të PS, Edi Rama në lidhje Lotarinë Kombëtare.

  • Kriza, Berlusconi ngre zërin: Të
    përzëmë Gjermaninë nga Euro

    Për të dalë nga “spiralja e recesionit pa fund”, Banka Qendrore Europiane “duhet të bëhet bankë e garancisë së fundit për të gjitha borxhet dhe duhet ndërhyjë, kur nevojitet, që të shtypë para”. Por Silvio Berlusoni është i bindur se për këtë është e nevojshme përballja me opozitën e Gjermanisë që “ka të gjithë interesin që të ruajë situatën”.

  • Berisha në Gramsh për HEC-in
    e Tervolit: Jemi si Norvegjia!

    Kryeministri Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të hidrocentralit të Tervolit në Gramsh, investim në bazë të një marrëveshjeje koncesionare dhe investim shqiptar me vlerë rreth 8 milionë euro. "Shqipëria do të kthehet në një vend eksportues të energjisë

  • BSH, Çmimi i Guvernatorit
    për diplomën më të mirë

    Çmimi është dedikuar për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës 5 shtator 2011 – 28 shtator 2012, brenda dhe jashtë vendit.

  • “Instralot”: Ja kriteret
    që përjashtojnë të tjerët

    Kompania greke "Intralot" deklaroi sot, përmes një njoftimi për media, se, ashtu sikurse e kishte theksuar që në fillim të skandalit, dy kriteret skualifikues, njëri për sigurinë dhe tjetri për lojë të përgjegjshme, kompania "Austria Lottary" i ka vetëm për vendin e saj.

  • Kriza, vendim i Bankës së
    Shqipërisë: Krijohen “bankat-urë”

    Situata e vështirësive financiare në botë dhe në vend, por sidomos rritja e shpejtë e kredive të këqia kanë detyruar Bankën qendrore të marrë një masë të pazakontë për të zbutur probleme të mundshme që rrezikohet të krijohen.

  • Bode: Llotaria kombëtare
    u asistua nga evropianët

    Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi në një konferencë për shtyp se ministria e Financave ka përdorur asistencën e organizatave ndërkombëtare siç është Llotaria Shtetërore Europiane, organizatë kjo ku aderojnë pothuaj gjithë kompanitë shtetërore të Llotove, për vendosjen e kritereve që do të shërbenin për konkurimin për dhënien e liçencës së llotarisë kombëtare.

  • Pronari grek: Tarifa doganore
    për çementon, brenda ligjit

    chalis Sigalas, drejtori ekzekutiv për Evropën Juglindore i kompanisë greke “Titan Group“, pronare e “Sharrcemit”, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës ka ardhur pas kërkesë së bërë nga kompania e tij.

  • Kompania austriake: Jemi seriozë
    xhiroja vjetore 3.5 miliardë euro

    Kompania austriake “Oesterreichische Lotterien Gesellschaft m.b.H.” ka bërë publik, përmes një deklarate për shtyp, opinionin e saj se oferta e paraqitur nga ajo për llotarinë kombëtare duhet të shpallet fituese

  • Pas 5 vitesh, Qeveria u heq
    privatëve pagat e referencës

    Merr fund me bujë një nga vendimet më të debatuara të qeverisë shqiptare, të miratuara që nga viti 2007: hiqet paga e referencës për sektorin privat. Vendimi, i përfolur më parë edhe në shtyp, u morr sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv