Kosova & Rajoni

  • NATO ia ka besuar Hungarisë kontrollin e hapësirës së lartë ajrore të Kosovës, përkatësisht mbi 9 mijë e 600 metra, për trafik civil, njoftoi kompania shtetërore për kontrollin e trafikut ajror civil “HungaroControl”.
  • Prishtinë, aktivistë të VV
    qëllojnë me domate Kupe

    Korrespondenti i Shqiptarja.com dhe A1Report në Kosovë raporton se protestuesit kanë hedhur domate në drejtim të eskortës së Kuperit dhe Qeverisë. Kuper po zhvillon një takim në selinë e qeverisë për bisedimet në mes të Prishtinës e Beogradit.

  • Rriten me 8.9% çmimet
    e energjisë elektrike

    Energjia elektrike është shtrenjtuar në Kosovë me 8.9 për qind. Vendimi është marrë të mërkurën nga Bordi i ri i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

  • Adrijana Hoxhiç, shefe e zyrës së veriut

    Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Komisionit për emërimin e drejtoreshës së Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës dhe me shumicë votash ka emëruar në këtë fuksion Adrijana Hoxhiçin.

  • Stefanoviç: Kuper të sqarojë interpretimin e ujdisë mbi fusnotën

    Shefi i ekipit të Beogradit në dialog me Prishtinën, deklaroi sot se ndërmjetësi në dialog Roibert Kuper po vjen në Beograd për ta shpjeguar interpretimin e vet të disa ujdive nga Brukseli e para se gjithash ujdinë mbi përfaqësimin rajonal, e cial, siç, thot, është diametralisht e kundërt nga interpretimi i Beogradit dhe në
    harmoni me interesat e Prishtinës.

  • Kosova është vend burim dhe destinacioni i trafikut me njerëz

    Kosova është vend burimi, destinacioni, por edhe vend tranzit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit seksual dhe që i nënshtrohen lypjes së detyruar, thuhet në raportin e Departmentit Amerikan të Shtetit mbi Trafikimin e Personave gjatë vitit 2012 që bën vlerësimin për vendet e ndryshme të botës.

  • Dëshmon ish shefi i SHIK-ut

    Kadri Veseli i është drejtuar sot në mëngjes Gjykatës. Ish-shefi i SHIK-ut është dëshmitar i radhës në procesin gjyqësor “Bllaca II”.

  • Media: Çimentoja e Fushë-Krujës
    përdoret në ndërtimin e autostradës

    Media kosovare vijon të mbështesë tregtimin e lirë të çimentos që prodhohet në Shqipëri, e cila është bllokuar pas vendimit të fundit të qeverisë së Prishtinës për një taksë doganore prej 35 përqindësh.

  • BE planifikon takim liderësh Kosovë-Serbi

    Bashkimi Evropian shprehet optimist në mundësinë e një takimi mes liderëve shtetërorë të Kosovës dhe të Serbisë. Ndërkombëtarët nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e takimit në nivel kryeministrash. Po planifikojnë një takim Thaçi-Tadiq, nëse ky i fundit zgjidhet kryeministër i Serbisë. Mirëpo, takimi Jahjaga-Nikoliq konsiderohet më i mundshëm.

  • Ndërmjetsi Cooper në Beograd, nesër në Prishtinë

    Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Robert Kuper, pritet t`i dërgojë sot në Beograd konkluzionet e marrëveshjeve të arritura.Pas vizitës në Beograd, Cooper do të qëndrojë edhe në Prishtinë

  • Thaçi në Bullgari, Jo autonomisë për veriun

    Kosova është e gatshme për fqinjësi të mirë, por jo për autonomi për veriun, dhe as që bëhet fjalë për ndarje, por vetëm për perspektivë evropiane.

  • Ivanoviç: Do të ketë trazira këtë verë në Kosovë

    Sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka vlerësuar se në Kosovë do të jetë “një verë e nxehtë në të cilën do të ketë ende incidente sporadike”.

  • Çimento, proteston biznesi kosovar:
    Latë 2 mijë punëtorë pa punë

    Vendimi i ministrisë së Industrisë dhe të Tregtisë së Kosovës, që rriti tarifat e importit të çimentos 35 për qind, duket se po sjell pasoja për kompanitë kosovare.

  • BE, Serbisë: Hiqni strukturat paralele

    Përveç kërkesës për heqjen e institucioneve paralele në veri të Kosovës, Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë të hapen zyrat ndërlidhëse të të dyja shteteve - në Beograd dhe në Prishtinë, si dhe të mbahet takimi i krerëve shtetërorë të Prishtinës dhe të Beogradit.

  • Kosova aplikon për anëtarësim në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

    Kosova ka aplikuar zyrtarisht për t’u bërë pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, e njohur me emrin OIC.

  • Vdes edhe një punëtor i autostradës

    Viktima e cila ka ndërruar jetë pas aksidentit fatal në vendpunishten në fshatin Sllapuzhan, është K.B. 1973 nga Komuna e Kaçanikut, ka thënë për Portalin Dukagjini, Vesel Gashi nga Policia e Kosovës për regjionin e Prizrenit. Sipas Gashit, trupi i pajetë tanimë është dërguar për procedurat mjekoligjore në QKUK, derisa drejtuesi i automjetit me të cilin ishte shkaktuar aksidenti fatal është arrestuar.

  • Komisioni Evropian diskuton për Kosovën pa praninë e mediave

    Komisioni Evropian do të mblidhet sot për të diskutuar çështje si lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve, të drejtat e pronësisë intelektuale, prokurimin publik dhe politikës së konkurrencës, në kuadër të dialogut të stabilizim-asocimit.

  • Meredit në Kosovë, analizohen integrimet

    Shefi i njësisë për Kosovën në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, Laurenc Meredit, po e viziton Kosovën.

  • KFOR sulmohet me granata në
    Bërnjakë, plagoset një ushta

    Hedhja e granatave në kampin e KFOR ndodh vetëm 2 ditë nga aksioni që KFOR ndërmori për mbylljen fizike të një kalimi ilegal të kufirit në afërsi të Bërnjaku.Është plagosur një ushtar. Sulmin e kanë dënuar institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë. 

  • Eulex: Vdekja e Dino Asanajt
    është vetëvrasje 

    “Rezultatet e autopsisë nuk tregojnë asgjë tjetër përveçse vetëvrasjes”. Kjo është përgjigja Zyrës ligjore të EULEX-it në lidhje me vdekjen tragjike të shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv