Kosova & Rajoni

  • Në 5-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, bashkëhartuesi i Planit të Ahtisaarit, Albert Rohan, thotë në një intervistë për radion "Evropa e Lirë" se kur analizohet situata në Kosovë, duhet pasur parasysh se është një shtet shumë i ri, vetëm 5 vjeç.
  • Jahjaga: Shqipëria dhe Kosova
    do të bashkohen në BE

    Destinacioni i bashkimit të të gjithë shqiptarëve do të jenë në Bruksel, në kuadër të Bashkimit Europian. Çështja e bashkimit kombëtar i përket shekullit të kaluar dhe është koncept i shekullit të kaluar. Me të tilla fjalë është shprehur dje, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

  • Kosovë, festime për Pavarësinë,
    nesër homazhe dhe koncerte

    Kosova përgatitet të festojë nesër me madhështi, 5 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Ceremonitë do të nisin me homazhet e delagacionit zyrtar pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz, tek varri i Adem Jasharit; në Prishtinë, tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe tek përmendorja e komandanti Zahir Pajaziti

  • Daçiç: Pa zgjidhje për Veriun
    nuk heqim institucionet paralele

    Daçiç ka bërë me dije se në fazën e tanishme të dialogut me Prishtinën do të diskutohet çështja e institucioneve paralele serbe në Kosovë. Por çështja e institucioneve paralele ka paralajmëruar Daçiç, nuk mund të zgjidhet pa zgjidhur statusin e veriut të Kosovës.

  • Kerry dhe Ashton bisedojnë
    për dialogun Kosovë - Serbi

    Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, kanë biseduar në Washington për “pjesën më të rëndësishme të dilogut” Prishtinë - Beograd, që pritet të ndodhë gjatë takimit të ardhshëm në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç.

  • Ish-presidenti Kroacisë: S'mund të
    lejohet kjo gjendje gjysmë lufte 

    INTERVISTA/"Nuk mund të lejohet kjo gjendje, praktikisht, gjysmë-lufte në kufirin me Kosovën. Kjo i bën dëm edhe Serbisë dhe Kosovës", - thotë Stipe Mesiç, ish-president i Kroacisë.

  • Tetova anulon titullin "Qytetar
    Nderi" për Ramush Haradinaj

    Anulohet dhënia e titullit “Qytetar Nderi i Tetovës” për ish-kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj. Drejtori i Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale në Maqedoni, Vanco Sehtanski, ka deklaruar se ka anuluar vendimin e këshillit komunal të Tetovës.

  • Vizat, Thaçi: Shqiptarëve i mbetet
    vetem të bashkohen në një shtet

    Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se “nëse Brukseli vazhdon të sillet kështu përsa i përket liberalizimit të vizave, atëherë shqiptarëve nuk iu mbetet tjetër hapësirë, vetëm të akomodohen si një shtet i vetëm në Bruksel”, në përpjekje për të larguar përgjegjësinë e Qeverisë për mosarritjen e liberalizimit të vizave

  • Vetëvendosja: Të zgjedhim ndërmjet
    Hashimit dhe liberalizimit

    Qytetarët e Kosovës tani duhet të zgjedhin ndërmjet qeverisjes së Hashim Thaçit dhe liberalizimit të vizave. Ky është thelbi i deklaratës së bërë sot nga Lëvizja “Vetëvendosje” në Kosovë, lëshuar pas publikimit të raportit të dytë mbi liberalizimit e vizave të KE-së.

  • Kosova vendos marrëdhënie
    diplomatike me Fixhin

    Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën e Fixhit. Marrëveshja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve është nënshkruar në Tokio nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, dhe ambasadori i Republikës së Fixhit, Isikeli Uluinairai Mataitoga.

  • OKB, Ashton në Këshillin e Sigurimit:
    Dialogu Prishtinë-Beograd i vështirë

    Një proces të vështirë e ka cilësuar baronesha Ashton dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Gjatë raportimit vjetor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Ashton vuri theksin në punën që po bën me ndërmjetësimin e procesit të bisedimeve që, sipas saj, tashmë po japin frytet e tyre.

  • Mbi 440 të burgosur kërkojnë
    amnisti ditën e Pavarësisë

    Mbi 440 të burgosur të Kosovës janë në pritje të amnistisë nga ana e Presidentes Atifete Jahjaga, e cila, në përvjetorit të pestë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, pritet të nxjerrë një dekret. Me pretendimin se i kanë përmbushur kushtet ligjore për të kërkuar falje, të burgosurit kanë dorëzuar kërkesat e tyre.

  • Festohet 5-vjetori i pavarësisë
    së Kosovës në Manhattan

    Barak Obama, George W.Bush, Bill Klinton dhe George H.W. Bush, katër presidentë të Amerikës, do të nderohen në një mbrëmje speciale shqiptare në Manhatan me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

  • Krimi dhe korrupsioni mbajnë
    Kosovën larg liberalizimit të vizave

    Mungesa e rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit paraqiten si pengesat kryesore për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Në raportin e fundit, Komisioni Evropian i kërkon Kosovës që të bëjë hapa konkret në luftimin e dukurive negative në mënyrë që të ecë drejt liberalizimit.

  • Lunaçek në Prishtinë, prezanton
    Rezolutën: Kosova ka bërë progres

    Në këndvështrimin e eurodeputetes, Kosova ka bërë progres të madh që nga viti i kaluar, ndërsa vlerësoi gjithashtu presionin që i është bërë Serbisë nga disa vende, për shpërbërjen e strukturave paralele në Veri të Kosovës.

  • Kryeministri serb, Daçiç: Gati të
    bisedoj për strukturat paralele

    Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se është plotësisht i gatshëm, që të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe se tema e dialogut të ri do të jetë “paralelizmi i institucioneve”.

  • Mërkiç: S'do të ketë ambasador
    të Kosovës në Beograd

    Serbia nuk do të pranojë ambasador të Kosovës në Beograd. Sipas ministrit të Jashtëm serb, Ivan Mërkiç, zyrtari për Marrëdhënie me Prishtinën do të vendoset në ndërtesën e BE-së në Serbi dhe nuk do të ketë asnjë lloj zyreje bëjnë të ditur mediat serbe.

  • 5- vjetori i Pavarësisë, Kosovës i
    mungojnë 100 njohjet e premtuara

    Republika e Kosovës nuk duket se do t’i ketë 100 njohje deri në pesë vjetorin e pavarësisë së vendit siç pati premtuar ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.

  • 10 Shkurti, VV homazh viktimave:
    Protesta e 2007 është ende aktuale

    Dita e sotme është moment i duhur i kundërshtimit të projektit politik që e ndan Kosovën dhe i mohon popullit të drejtën për vetëvendosje. Ky është reagimi i lëvizjes “Vetëvendosje” në ditën kur përkujtohet 6 vjetori i protestës së 10 shkurtit, kur mbetën të vrarë dy protestues.

  • Javën tjetër nis riparimi i
    varrezave ortodokse

    Prej javës së ardhshme gjashtë komuna të Kosovës ku ka pasur dëmtim të varrezave ortodokse do të marrin udhëzimet administrative për të filluar procesin e riparimit të tyre. Menderes Ibra, Këshilltar i Ministrit të Financave ka thënë se mjetet janë ndarë dhe mund menjëherë të fillohet me punën.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv