Kosova & Rajoni

  • Kosova feston 12 qershorin “Ditën e Çlirimit”. 13 vjet më parë pjestar të UÇK-së filluan të zbresin nga zonat e luftimeve drejt qyteteve për të mbrojtur popullatën e mbetur në Kosovë. Më pas edhe trupat NATO-s hynë në Kosovë, që shënojnë largimin e forcave serbe dhe çlirimin e Kosovës.
  • Vetëvendosje shënon 7 vjetorin e themelimit

    Shtatë vite organizim e protesta nga Lëvizja Vetëvendosje. Parulla e parë e shkruar më 12 qershor të 2005, në muret e UNMIK, solli arrestimin e thuajse të gjithë aktivistëve të Vetëvendosjes, që kërkonin ndalimin e negociatave me Serbinë.

  • Klinton: Kosova e Serbia
    të njohin kufijtë reciprokë

    Në  konferencës dyjavore `Gratë në Institutin e Shërbimit Publik`,Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton Klinton tha se duhet të njihen kufijtë reciprokë, ndërsa serbët që jetojnë brenda Kosovës duhet të mësojnë të jetojnë bashkë me shqiptarët. Ajo ka shfaqur bindjen dhe shpresën se do të rritet edhe më tej shifra prej 89 vendeve që deri tash e kanë njohur Kosovën

  • Stefanovic: Presidenti në krye të
    bisedimeve? Njohje e Kosovës

    Nëse presidenti Nikolic vendos që t’i udhëheqë vetë ai bisedimet me Kosovën, atëherë kjo do të ishte njohje e pastër e Kosovës".  Ky është reagimi i shefit të ekipit negociator të Beogradit në bisedimet me Prishtinën, Borko Stefanovic, ndaj presidentit Nikolic, i cili ka deklaruar se bisedimet duhet të ngrihen në nivel politik. 

  • Komiteti Ushtarak i NATO-s viziton sot Kosovën

    Përfaqësues të Komitetit ushtarak i NATO-s vizitojnë sot shtabin e KFOR-it në Kosovë. Kjo vizitë vjen në një kohë kur KFOR-i po sfidohet në zbatimin e mandatit të tij në veri të vendit.

  • Fyle-Serbisë, Rruga për
    në BE kalon nga Kosova

    Komisioneri europian për zgjerim z. Stefan Fyle, i cili ka qenë i pranishëm në ceremonine e inagurimit të presidentit të sapozgjedhur të Serbise,ka deklaruar se Serbia duhet të vazhdojë reformat në rrugën drejt Evropës, dhe se ndër prioritet thelbesore është “përparimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën”.

  • Ambasadori shqiptar në Prishtinë
    kritikon politikën serbo-ruse

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka hedhur një varg kritikash ndaj politikës nacionaliste serbe si dhe ndaj politikës ruse, e cila, po i ushqen apetitet nacionaliste serbe dhe po e bllokon perspektivën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

  • Prizren, lirohen pas disa orësh
    aktivistët e 'Vetëvendosjes'

    Lirohen pas disa orësh shoqërimi në polici 12 aktivistët e lëvizjes Vetëvendosja, të cilët u vunë në pranga një ditë më parë në Prizren.

  • Riker: Serbia ta pranoj realitetin
    lidhur me Kosovën

    Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Riker, deklaroi sot se Serbia duhet ta pranoj realitetin dhe kompromiset lidhur me Kosovën, ndërsa liderët e saj nuk duhet të jenë të burgosur të së kaluarës.

  • Prizren, arrestohen 12 aktivistë
    të Vetëvendosjes

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media bënë të ditur arrestimet janë kryer në momentin gjatë aktivitetit për stolisjen me flamuj kombëtar në nder të 134 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit.

  • Sekreti i plotë në hetimet
    për raportin e Dik Martit

    Ai tha se “të gjitha dëshmitë për këtë rast janë duke u hetuar dhe analizuar, por nuk do të bëhen akoma publike.

  • Arrestohen mbrojtësit e flamurit kombëta

    Sot, në 8 qershor, me afrimin e Ditës së Çlirimit të Kaçanikut që përkujtohet në 11 qershor, Komuna e dekoroi qytetin me flamuj kombëtarë dhe me flamujt verdhë e kaltër të Hashim Thaçit.
    Aktivistë të VETËVENDOSJE!-s në Kaçanik së bashku me disa qytetarë dolën në aksion për të hequr flamujt jo-shqiptarë, e për të lënë në dekorim të qytetit vetëm flamujt kuqezi.

  • Kuçi: Nëse futet Nikoliç në Kosovë, do ta arrestojmë

    Qeveria e Kosovës, paralajmëron arrestimin e tij nëse hyn pa leje. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se kushdo që hyn pa leje në vendin tonë rrezikon që të ndeshet me ligjet tona dhe të arrestohet, shkruan Koha.

  • Stefanoviç: Marrëveshja për targat nuk vlen për veriun

    Shefi i ekipit negociator të Beogradit, Borisllav Stefanoviç, ka thënë me marrëveshjen e arritur në dialogun në Bruksel nuk parashihet që serbët në veri të Kosovës të përdorin këto targa.

  • Ambasadori i Kosovës në
    Tiranë blen BMW7

    Mediat kosovare citojnë se kjo është makina më e shtrenjtë e përdorur nga gjithë trupi diplomatik në Tiranë. Gazeta “Zëri” citon burime pranë ambasadës kosovare në Tiranë ku Selimi ka kërkuar “makinën më të fortë se shumicën e ambasadorëve të tjerë në Tiranë”( ne foto lloji i makines BMW7)

  • Nikoliç: Të mbrohet siguria dhe
    të drejtat e serbëve në Kosovë

    Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka deklaruar sot se qeveria serbe dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të bëjnë ç’ është e mundur për
    ta mbrojtur sigurinë dhe të drejtat e “qytetarëve të Serbisë në Kosovëe Metohi”. Ndërsa dhe ka shprehur se problemi i “asaj krahine” duhet të zgjidhet me mjete paqësore e demokratike.

  • EULEX në pranga një nga të
    dyshuarit për vrasjen e policit Zyberi

    Policia e EULEX – it ka vënë në pranga një nga personat e dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi.
    Në një komunikatë EULEX, ka deklaruar se arrestimi është kryer në mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

  • Kuvendi kritikon komunat

    Deputetetë e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2011, ndërsa debat i ashpër është zhvilluar në mes kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe deputetëve të pozitës dhe opozitës. Kryeparalamentari Krasniqi ka kritikuar deputetët e komunave për moszhvillimin ekonomik.

  • Dy policitë, plan operativ vero

    Policitë kufitare dhe të trafikut nga Kosova dhe Shqipëria, kanë filluar të zbatojnë planin operativ për sezonin e verës.

  • Dorëzohet data baza për të pagjeturit

    Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i dorëzoi Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, softuerin e bazës së të dhënave të dizajnuar për menaxhimin, arkivimin dhe standardizimin e të dhënave mbi personat e pagjetur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv