Kosova & Rajoni
-
Presidenti malazez, Filip Vujanoviq ka përsëritur se nuk do të nënshkruajë dekretin për shkëmbimin e ambasadorëve me Prishtinën, gjithnjë derisa qeveria e Kosovës nuk ua njeh malazezëve statusin e komunitetit kombëtar pakicë.
7 Qershor 2012, 13:07 -
Gjurmohet rrjeti i shitjes së patentave të shoferëve
7 Qershor 2012, 12:44Vetëm 500 euro kushton patenta për shofer, edhe atë pa hyrë fare në provim testues. Mijëra shoferë të tillë qarkullojnë rrugëve të Kosovës, me patentë të marrë në mënyrë korruptive, falë një rrjeti të gjerë zyrtarësh të lidhur me Ministrinë e Infrastrukturës, shkruan “Koha Ditore”.
-
Fitou-kosovarëve: Nisni sa
7 Qershor 2012, 07:03
më shpejt dialogun për veriunDiplomatët europianë në Kosovë insistojnë që dialogu për veriun të nisë sa më shpejt të jetë e mundur. Deklarata nga Ambasadori francez në Prishtinë Jean-François Fitou.
-
KFOR ekspozon uniformat e ushtarëve të plagosu
6 Qershor 2012, 17:39Misioni i KFOR-it në Kosovë ka arsyetuar sot ndërhyrjen e tij në veri për të liruar rrugët dhe përdorimin e forcës e ka quajtur kundërpërgjigje ndaj gjuajtjeve të serbëve ndaj ushtarëve të KFOR-it. Ata kanë ekspozuar mjetet e tyre të dëmtuara gjatë këtij aksioni. Serbët kanë përdorur predha të kalibrave të rëndë ushtarak.
-
Zgjedhje studentore në Kosovë
6 Qershor 2012, 15:09Në të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinë, që nga ora 7 e mëngjesit ka filluar votimi për zgjedhjet studentore, ku 53 mijë studentë do të mund të votojnë për t`i zgjedhur përfaqësuesit e tyre në këshillat e fakulteteve.
-
KFOR gjen sasi të madhe armatimi
6 Qershor 2012, 15:05Njësitë e KFOR it kanë gjetur një sasi të madhe armatimi në Veleglavë, në afërsi të Tërstenikut të komunës së Dardanës (ish-Kamenicës).
-
BE kushtëzon Serbinë me hapje të zyrës së Kosovës
6 Qershor 2012, 13:02Mediat serbe sot kanë patur si lajm kryesor kushtin e Brukselit për Serbisë, siç thonë ata për vazhdim të procesit të integrimeve europiane duhet të hapet Zyra e Kosovës në Beograd.
-
Jahjaga viziton Kroacinë, kryeministri Japoninë
6 Qershor 2012, 10:57Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron në Zagreb, ku pritet të takohet me presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi. E ndërkohë, kryeministri Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Japoni, ku do të qëndrojë deri më 9 qershor.
-
Burgu i Dubravës, 650 të burgosur në grevë urie
6 Qershor 2012, 10:52Afër 650 të burgosur në burgun e Dubravës kanë hyrë në grevë urie. Të burgosurit kërkojnë amnistinë e cila ju ishte premtuar, sic thanë ata, nga ministri I drejtësisë para një viti dhe asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.
-
FH: Kosova përparime në shumë fusha para Shqipërisë
6 Qershor 2012, 07:52Freedom House në raportin vjetor “Kombet në Tranizicion” konstaton se Kosova në shumë aspekte ka shënuar progres te dukshëm duke tejkaluar dhe Shqipërinë.
Kosova kritikohet në raportin e FH se ka bërë hapa prapa përsa i përket procesit zgjedhor, nivelit të demokracisë dhe qeverisjes lokale -
CNN, Kosova shteti i bukurisë
5 Qershor 2012, 16:46Republika e Rinisë, Republika e Bukurisë, Republika e Kosovës, ky është imazhi më i ri i Kosovës i cili do të shfaqet në kanalin CNN i organizuar nga grupi Investment Promotion Agency of Kosovo (IPAK) dhe Qeveria e Kosovës.
-
EULEX deri më 2014
5 Qershor 2012, 14:22Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur sot t’ia zgjasë mandatin e misionit EULEX në Kosovë deri më 14 qershor 2014.
-
Vetëvendosje kundër privatizimit të distribucionit të KEK
5 Qershor 2012, 14:08Vetëvendosje me aksion kundër Privatizimit. Privatizimi i distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës është një nga krimet ekonomike më të mëdha që po kryhen ndaj popullit të Kosovës.
-
Nikoliç, shpejt takimi me serbët në veri të Kosovës
5 Qershor 2012, 11:05Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka deklaruar se është gati të takohet me udhëheqësit serbë në veri të Kosovës, për të diskutuar me ta për operacionin e KFOR-it, gjatë të cilit u plagosën dy ushtarë të KFOR-it dhe tre qytetarë serbë.
-
Kuçi: Partnerët ndërkombëtar nuk lejojnë ndarjen
5 Qershor 2012, 09:34Zv/kryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se Kosova nuk ndihet e kërcënuar prej ndarjeve, pasi ka partneritet me bashkësinë ndërkombëtare.
-
Vendimi për barrikadat, EULEX:
5 Qershor 2012, 07:38
Duam liri pa kushteKa reaguar misioni EULEX në Kosovë pas vendimit të Shtabit të Emergjencës të komunës paralele të Mitrovicës një ditë më parë vendim i cili rikthen barrikadat dhe u ndalon forcave të EULEX qarkullimin mbi Lumin Ibër.
-
Serbët rikthejnë barrikadat:
4 Qershor 2012, 21:59
Kush sulmon mban përgjegjësinëSerbët injorojnë lajmërimet e NATOS dhe kanë vendosur të rikthehen për të mbrojtur barrikadat në veri të Mitrovicës. Shtabi i Emergjencës në Veri të Mitrovicës ka vendosur sot të kthejë sërisht kujdestarinë në barrigada për të gjithë qytetarët.
-
NATO: Heqja e barrikadave
4 Qershor 2012, 17:59
në veri do të vazhdojëAksioni për heqjen e barikadave do të vazhdojë akoma. Lidhur me operacionin e fundit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen ka vlerësuar ushtarët e KFOR-it për suksesin e arrirë për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
-
Parashikohet qeveri teknike
4 Qershor 2012, 17:46Qeverisë Thaçi II po i vjen fundi. Burime ndërkombëtare kanë bërë me dije se faktori ndërkombëtar në vend është duke u përgatitur për të ndërhyrë në shkarkimin e qeverisë aktuale dhe për të formuar një qeveri teknike deri në zgjedhjet e ardhshme.
-
Vjedhja e florit, lirohen policët
4 Qershor 2012, 13:43Janë liruar nga paraburgimi 4 të arrestuarit, zyrtarë të lartë policorë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e vjedhjes së 25 kilogramëve ari në dhomën e dëshmive të Policisë në Pejë.
