Kosova & Rajoni

  • Në Bled të Sllovenisë fillon sot punimet Forumi Strategjik, ku marrin pjesë përfaqësues të vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Kosova përfaqësohet nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili do të ketë edhe adresim zyrtar në punimet e këtij forumi.
  • Fillon viti shkollor me abetaren kombëtare

    Ministria e Arsimit i ka bërë të gjitha përgatitjet që viti i ri shkollor 2012/2013 të fillojë në gjithë Kosovën me 36 mijë e 261 nxënës nxënës të ri. Mësimi fillon me Abetaren e përbashkët kombëtare.

  • Majko vizitoi veriun

    Deputeti i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, Pandeli Majko, po qëndron në Kosovë dhe në kuadër të vizitës u prit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ku vizitoi edhe veriun e Mitrovicës.

  • Vazhdohet mandati i EULEX

    Dokumenti me tekst të harmonizuar për mandatin e EULEX-it pritet që sot të adresohet nga presidentja Atifete Jahjaga te baronesha Kethrin Eshton. Të premten mund të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës duke i mundësuar vazhdimin e mandatit misionit EULEX.

  • Vetëvendosje: Bisedimet favorizojnë Serbinë

    Lideri i Levizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi dje se qeveria sërish është duke u futur në bisedime të cilat nuk janë në favor të shtetit të Kosovës. Sipas tij, këto bisedime vetëm se do t’i shërbejnë si ndihmesë, shtetit serb, për proceset integruese.

  • LDK: Thaçi po nxjerr milionat
    jashtë Kosovës

      Lidhja Demokratike e Kosovës akuzon qeverinë Thaçi se ka devijuar krejtësisht nga agjenda zhvillimore e vendit dhe se milionat e premtuara ishin vetëm një mashtrim elektoral.
     

  • Serbia anulon vulat kosovare

    Në vendkalimet kufitare, të gjithë udhëtarëve të huaj, të cilët në pasaportat e tyre kanë pasur vula doganore të Republikës së Kosovës autoritetet serbe ua kanë vendosur vulën ‘ponishteno’, që do të thotë anulohet.

  • Sllovakia, njohja pas paqes Kosovë-Serbi

    Para se ta njohë pavarësinë, Sllovakia do që Kosova dhe Serbia të ndërtojnë marrëdhënie normale, thotë analistja sllovake, Lucia Klapaçova.

  • Kuvendi voton ligjet për përmbylljen e pavarësise

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar pakon prej 21 ligjesh që kanë të bëjnë me përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë, sipas komisionit ad-hoc për amendamentimin e Kushtetutës.

  • Ushtria serbe, udhëhiqet nga të
    akuzuarit për krime lufte në Kosovë

    Ushtarakë dhe pjestarë sigurimi që kanë marrë pjesë në luftë e Kosovës, janë në hierarkinë e lartë të Ushtrisë Serbe. Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, kishte emëruar shef të ushtrisë së Serbisë, gjeneralin Lubisa Dikovic, i cili ka udhëhequr ushtrinë serbe gjatë kohës së luftës në Drenicë, ku ushtria dhe policia serbe kreu krimet më të tmerrshme në Kosovë.

  • Fule-Serbisë: Përmirësoni raportet me Kosovën

    Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, ka deklaruar se kushti kryesor për fitimin e datës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE
    lidhet me përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të raporteve me Kosovën.

  • Nishani takon opozitën

    Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani takoi subjektet politike opozitare dhe më pas do të bëjë homazhe në komplekset përkujtimore në Prekazin e Adem Jasharit e Gllogjanin e Haradinajve.

  • Jahjaga: Nuk jap dorëheqjen
    do të shkaktoja krizë

    Presidentja e Kosovës përsëriti sot qëndrimin se nuk do të japë dorëheqjen dhe se është përgjegjësi e liderëve të partive politike, që të gjejnë zgjidhje për marrëveshjen e tyre dhe se asaj nuk i lejohet të jap dorëheqje nga posti i saj si presidente.

  • Prapaskenat e negociatave

    Një dokument diplomatik perëndimor nga Beogradi i shkruar me gjuhë të përafërt me atë të kabllogrameve amerikane, verifikon mos sinqeritetin e shteteve të Quintit që një kohë të gjatë kanë kërkuar nga Prishtina dialog vetëm me “qytetarin e veriut” të Kosovë, shkruan Zeri.

  • Nishani: Dialogu Kosovë-Serbi
    si dy shtete të pavarura

    Kosova e lirë, e pavarur, demokratike dhe sovrane është sot jo vetëm një realiteti i pakthyeshëm, por një faktor i domosdoshëm për paqen, në gjithë rajonin e Ballkanit"- Ky është apeli i presidentit të Shqipërisë sot në vizitën e tij të parë në Prishtinë.

  • Tërhiqet LDK

    Lidhja Demokratike e Kosovës është tërhequr nga Komisioni për reformën zgjedhore. Pa zbatimin e marrëveshjes politike Thaçi-Mustafa-Pacolli, pjesëmarrja e LDK-së do të ishte e pakuptimtë.

  • Shënohet dita e të pagjeturve

    Dita ndërkombëtare e personave të pagjetur, 30 gushti, shënohet edhe në Kosovë. Tubimi Qendror do të mbahet para fotografive të personave të zhdukur, te Kuvendi i Kosovës, ku me këtë rast në mënyrë simbolike do të largohen fotografitë e personave të pagjetur për t`u rivendosur në obeliksun i cili do të ndërtohet në sheshin Ibrahim Rugova.

  • Faith viziton veriun

    Përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, vizitoi Zyrën Administrative të Mitrovicës Veriore. Qytetarët në veri të Kosovës dëshirojnë të marrin në kontroll çështjet që i brengosin ata më së shumti.

  • Përfaqësimi i Kosovës në forume
    Kaçin: U arrit marrëveshja

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, deklaroi sot në Beograd se është arritur marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

  • Jep dorëheqjen Azem Syla
    Letra dërguar Kryeministrit Thaçi

    Azem Syla, kryetar i Komisionit për vlerësimin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dhënë sot dorëheqjen e tij.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv