Kosova & Rajoni

  • Policia e Kosovës ka arrestuar rreth 20 aktivistë të Lëvizjes “Studim, Kritikë, Veprim”. Ndërhyrja e policisë u krye ndërsa aktivistët e kësaj lëvizje, tentuan të pengojnë shortin për zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës. Sipas mediave kosovare policia gjatë arrestimit përdori edhe dhunë dhe si pasojë e dhunës një prej të arrestuarve u transportua me autoambulancë në spital.
  • Thaci: Nuk ka bisedime me Serbinë
    pa zbatim të marrëveshjeve

    Qeveria e Kosovës, nuk do të nis raund të ri të bisedimeve me Serbinë pa u zbatuar marrëveshjet e arritura deri tani mes palëve, përkatësisht ajo për bashkëpunim rajonal dhe ajo e menaxhimit të integruar të kufirit. Kështu deklaroi sot kryeministri, Hashim Thaçi.

  • SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje bilaterale

    Janë nënshkruar në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës dy marrëveshje mirëkuptimi në mes të SHBA-së dhe Kosovës të cilat kanë të bëjnë me fushën e parandalimit të përhapjes së shkatërrimit në masë dhe një memorandum sa I përket shërbimit arsimor. Nënshkrimi u bë nga ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj .

  • UNDP, USAID: Popullariteti i Qeverisë dhe kryeministrit bie

    UNDP dhe USAID prezantuan Anketën e Pulsit Publik, te realizuar gjatë muajit prill. Kjo anketë tregon se niveli i kënaqshmërisë me punën e Qeverisë dhe kryeministrit ka shënuar rënien më të madhe që nga viti 2007.

  • Nikoliç, vizita e parë në Moskë

    Kryetari i Partisë Përparimtare dhe presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliç do të niset të premten në Moskë në Kongresin e Bashkuar të Rusisë të kryesuar nga presidentin rus Vladimir Putin.

  • Kuçi në dosjet e EULEX

    Përveç ish ministrave, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në këtë dosje figuron edhe emri i zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçit

  • BE kërkon vazhdimin e bisedimeve, SHBA përshendet Nikoliçin

    Bashkimi Evropian kërkon vazhdimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit menjëherë pas inaugurimit të Presidentit të Serbisë dhe krijimit të Qeverisë atje.
    Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur orientimin evropian të presidentit të zgjedhur të Serbisë, Tomislav Nikoliç, duke e inkurajuar që të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme.

  • Serbia arreston gazetarin kosovar Bojan Bozhoviç

    Gazetari nga veriu i Kosovës, Bojan Bozhoviç që raportonte nga veriu për televizionin Klan Kosova në Prishtinë, është arrestuar si i dyshuar për pedofili dhe agjent i intelegjencës kosovare. Mendohet se Bozhoviç është rrahur nga policia serbe.

  • Kuçi, Zhbogar, Lunaçek: Kosova duhet të përshpejtojë drejt integrimeve

    Kuçi e Zhbogar flasin për përshpejtimin e liberalizimit të vizave, Lunaçek shpreson që Kosova ta marri shumë shpejt  udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, e shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Feith, ka kërkuar vazhdimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.  

  • Konflikti 1999, zbulohen në Serbi
    eshtrat e 12 te zhdukurve

    Dorëzohen në Institutin e Mjekësisë Ligjor në Prishtinë eshtrat e 12 personave që rezultonin të zhdukur që nga viti 1999 gjatë konfliktit në Kosovë.
    EULEX njoftoi se eshtrat e 12 personave u nxorrën nga varrezat sekondare në Serbi.

  • Bastisje në veri, serbët protestojnë

    Që nga ora 03 e mengjesit, policia e EULEX-it dhe KFOR-i kanë ndërmarrë një operacion të madh kontrolli në fshatin Doljane të Zvecanit, konkretisht në shtëpinë e Zvonko Veselinoviçit.

  • Tërmet në Kosovë, pa dëme

    Pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm, dridhje të tokës janë shënuar në shumë qytete të Kosovës.

  • Tragjedia në Himarë, Kosova në zi

    Televizionet kosovare gjatë ditë së sotme kanë ndryshuar skemën programore duke transmetuar muzikë klasike. Studentët në orët e mbrëmjes do të ndezin qirinjë në kujtim të viktimave. Vetëvendosja, sot ndërpret gjithë aktivitetin publik, duke respektuar ditën e zisë pas aksidentit tragjik në Himarë.

  • NATO, Prishtines dhe Beogradit: Zbatoni marrëveshjet

    NATO kërkon marrëveshje edhe në fushën e telekomunikacionit dhe të energjisë. Ata përsëritën se do të ndihmojnë jetësimin e mandatit të KFOR-it sipas Rezolutës 1244, inkurajuan Kosovën të vazhdojë me reforma në sundimin e rendit e ligjit, kurse Serbisë i thonë të mbështes përpjekjet drejt konsolidimit të paqes dhe të stabilitetit në Kosovë.

  • Aksidenti tragjik në Himarë,
    Prishtina ngushëllon Tiranën

    Telegrame ngushëllimi dërgojnë presidenca, parlamenti, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brenshme të Kosovës

  • Jahjaga: Nikoliç të gjejë guximin
    për marrëdhënie paqësore

    Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës konsideron se zgjedhja e një presidenti të ri në Serbi është zgjedhje e popullit të Republikës së Serbisë, zgjedhje e një shteti fqinj, me të cilin Kosova mëton të ndërtojë marrëdhënie korrekte fqinjësore.

  • 100 vjet nga Kuvendi i Junikut

    Në Junik u shënua 100-vjetori i Kuvendit.. Në këtë manifestim morën pjesë zyrtarë të lartë nga Kosova e Shqipëria. 


  • Dy deputetë të Kosovës me diploma të "Kristal"

    Të paktën 5 deputetë nga Shqipëria dhe dy nga Kosova, të cilët, sipas informacioneve të para, janë diplomuar kryesisht për Drejtësi, pa frekuentuar Universitetin Kristal, madje pa kryer vitet e plota të studimit.

  • Fitorja e Nikoliç, Kuçi e Hyseni:
    S'ndryshon asgjë për Kosovën

    Nga analizat e para që vijnë nga Prishtina zgjedhja e Nikoliç në krye të Serbisë nuk do të ndryshojë shumë politikën e këtij vendi në raport me Kosovën.
    Mediat e huaja: Nikoliç president, tërmet në Serbi
    BE: Gati të bashkëpunojmë me Nikoliç

  • Nikoliç president, Tadiç tërhiqet nga politika

    Kandidati i Partisë Demokratike për president të Serbisë, Boris Tadiç uroi për fitoren në zgjedhjet presidenciale, kandidatin e Partise Progresive Serbe Nikoliç. Nikolliç ka falënderuar votuesit dhe ka thënë se Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane dhe se do të përpiqet ta mbrojë popullin serb në Kosovë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv