Kosova & Rajoni

  • Janë dy qasje , për pushtetin që duhet ta ketë Asociacioni i komunave serbe. Njëra është mbarë, e tjetra mbrapshtë, vlerëson Sadri Ferati. Sipas tij, ligjet e dala nga propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, nuk ndalojnë formimin ‘e zakonshëm’ të bashkëpunimit ndërkomunal
  • Turqia i kërkon Kosovës të rishikojë
    tekstet shkollore të historisë

    Ministria e Arsimit ka formuar një komision të përbërë nga ekspertë të historisë, gjeografisë dhe albanologjisë të cilët kanë përgatitur një raport se çfarë do të mund të korigjohet në tekstet shkollore.

  • Deputetja serbe votoi me
    dy kartela për PDK-në

    Kryeministri Hashim Thaçi nuk u lejua të raportonte në Kuvend për takimin e fundit me Ivica Daçiçin, pasi si kurrë me parë opozita e bashkuar votoi kundër.

  • Misioni i Ashton për dialogun, të
    hënën takimi i radhës Thaçi-Daçiç

    Të hënën krerët e shtetit serb do të fluturojnë drejt Brukselit të ftuar nga Ashton, ndërkohë që tre ditë më vonë përfaqësuesja e lartë e BE-së do të shkojë vetë në Prishtinë për të folur me krerët e Republikës së Kosovës.

  • Zhbogar: BE nuk do të
    imponojë asgjë për veriun

    Përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zhbogar ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të fokusohen më shumë në thelbin e pushtetit lokal, sesa në formën e asociacionit të komunave. Sipas tij, se si do duket ky asociacion, kjo varet nga dy palët e involvuar në bisedime, Prishtina dhe Beogradi.

  • Deputeti Fatmir Limaj del nga
    paraburgimi, rigjykimi pritet në prill

    Gjykata e lartë e Kosovës liroi nga paraburgimi deputetin Fatmir Limaj, i cili është në pritje të dy proceseve gjyqësore, nën akuzat për krime lufte dhe korrupsion. Limaj ndodhej në paraburgim që nga 24 nëntori i vitit të kaluar kur qe vendosur kthimi i tij në rigjykim.

  • Mitrovicë, Policia e Kosovës
    dhe EULEX përforcon patrullimet

    Për shkak të sulmeve të fundit me granata dhe shtimit të akteve të dhunës, të cilat rrezikojnë sigurinë publike, Policia e Kosovës dhe EULEX-i do ta rrisin edhe më shumë praninë e tyre policore në pjesën veriore të Mitrovicës. 

  • Jacobson: Asociacioni në përputhje
    të plotë me Kushtetutën

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka shprehur sërish mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për dialogun, që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

  • Daçiç: “Përralla dhe gënjeshtra
    se Kosova është jona”

    Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se serbët janë gënjyer për shumë kohë me pohimet se Kosova është serbe, prandaj është koha që Serbia përfundimisht të përcaktojë kufijtë e saj realë.

  • Aleksandër Vulin takon sot
    përfaqësuesit serbë në veri

    Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, do të takojë sot përfaqësuesit e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Sipas mediave serbe, ai do të vizitojë edhe “udhëheqjen e re komunuale në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës” dhe më pastaj do t’iu drejtohet gazetarëve.

  • Aleksandër Vulin: Nuk kërkojmë
    'Republikë Serbe' në Kosovë

    Serbia nuk kërkon një Republikë Serbe në Kosovë, por formimin e bashkësive që do të kishin kontroll mbi gjykatat, policinë dhe arsimin”, ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin.

  • Haradinaj: Synojmë partnerë
    mundësisht jashtë PDK-së

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për zgjedhjet e ardhshme dhe mundësinë e qeverisjes me vendin, ka pohuar se Partia Demokratike e Kosovës, do të ishte mundësia e fundit për koalicion.

  • Blomeyer: Thaçi e Daçiç
    s'kanë kohë për të humbu

    INTERVISTA/Prishtina dhe Beogradi nuk kanë kohë për të humbur, dhe dy kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiç e dinë këtë gjë, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer.

  • Kirby: SHBA-të nuk duan një
    "Republikë Sërpska" në Kosovë

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan një “Republikë Sërpska” në Kosovë. Kështu ka deklaruar sot ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby. Argumenti i dhënë sipas tij “Republikë Sërpska” është pasi “Republikë Sërpska” nuk ka treguar sukses as një Bosnje.

  • Përkujtohet sot familja Jashari
    e rënë në betejën e Prekazit

    Kosova përkujton sot nisjen e betejës së serbëve ndaj familjes Jashari, betejë e cila iu mori jetën 20 anëtarëve të familjes, 10 prej të cilëve femijë.

  • Për 63 % të serbëve, Kosova
    është e pavaru

    Në Serbi, 63% e qytetarëve e dinë se Kosova është e pavarur dhe se Beogradi mundet të luftojë vetëm për një pozitë më të mirë të serbëve, thuhet në sondazhin e mediave "B92" e "Ipsos" tek 1003 qytetarë.

  • Thaçi-Daçiç: Pajtueshmëri për
    shpërbërjen e strukturave në veri

    Takimi në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi. “Ka pasur një pajtueshmëri verbale për shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave të sigurisë si dhe për funksionimin e sistemit të drejtësisë sipas ligjeve të Kosovës edhe në veri”, u shpreh Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nga Brukseli, pas përfundimit të raundit të 6-të të bisedimeve Kosovë - Serbi.

  • Rumania drejt njohjes së Kosovës

    Do të ishte gabim në qoftë se Rumania nuk i merr parasysh ndryshimet lidhur me Kosovën dhe “të vazhdojë të mbetet e ngulitur në vijën e parë sikurse ushtari japonez në Oqeanin Paqësor pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë Titus Korlacean.

  • “Kosova e Re” nis më 2014(?)

    Gjatë këtij muaji pritet të shpallet tenderi për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, ndërsa deri në fund të vitit të shpallet kompania fituese, bëjnë të ditur zyrtarë të Qeverisë.

  • Presidentja Jahjaga vizitoi
    nxënësit e lënduar dje në Pejë

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku u interesua për shëndetin e nxënësve të shkollave të Pejës, që u plagosën në qendrën aportive "Karagaç".

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv