Kosova & Rajoni

  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë apel për heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri të Kosovës, ndërsa i kërkojnë Beogradit të ndalojë mbështetjen materiale për institucionet paralele në Kosovë.
  • BE: Presim qëndrimin e Nikoliçit në raport me Kosovën

    Shefi i Delegacionit të BE-së në Beograd, Vincent Degert, ka thënë se BE pret qëndrimin e presidentit të ri të Serbisë, Tomislav Nikoliç, përkitazi me Kosovën.

  • Vetëvendosje: FSK të bëhet ushtri

    Duke e dënuar sulmin mbi ushtarët e KFOR-it, dhe duke ju dëshiruar të lënduarve shërim sa më të shpejtë, Lëvizja VETËVENDOSJE në reagimin e saj tha se përplasja që ndodhi në datën 1 qershor në veri të Kosovës edhe një herë vë në pah brishtësinë e sigurisë në Kosovë. Duhen shkatërruar strukturat kriminale të Serbisë, duhet shporrur MUP-i prej andej, ndërsa paralelisht nevojitet një plan gjithëpërfshirës i zhvillimit ekonomik.

  • Policia paralele Serbe, dhunon studentët serbë në veri

    Policia serbe është aktive brenda territorit të Kosovës, saktësisht në veri. Sot, pjesëtar të Ministrisë së Punëve të Brenshme serbe të njohura si MUP, bashkë me rojet e barrikadës, tek shkolla e mesme teknike, në veri të Mitrovicë kanë rrahur dhjetëra student serbë të Universitetit paralel të Prishtinës, në veri të Mitrovicë, ndërsa më pas kanë dëmtuar disa autobusë.

  • Nikoliç i Serbisë: Të ndalen
    konfliktet në veri të Kosovës

    Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç deklaron se “është tepër e rëndësishme të ndalet konflikti në Kosovë dhe të qetësohen qytetarët".

  • Pejë, vidhen në komisariat 25 kg flori,
     shkarkohet drejtori

    Nën akuzë për vjedhje janë katër zyrtarë të policisë që tashmë janë prangosur nga kolegët e tyre

  • Çadi njeh Republikën e Kosovës

    Përmes një note verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e Republikës së Çadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

  • Dorëzohen kopjet e pesëdhjetë dy regjistrave të gjendjes civile

    Ushtruesi i Detyrës së Shefit të EULEX-it, Andy Sparkes, sot i dorëzoi Blerim Camajt, Shefit i Agjencisë së Regjistrimit dhe Gjendjes Civile, kopjet e pesëdhjetë e dy regjistrave të gjendjes civile për territorin e Janjevës, të komunës së Lipjanit, të certifikuara nga EULEX-i.

  • Trazira në veri, plagosen
    3 serbë e 2 ushtarë të KFOR

    Në veri të Kosovës është tensionuar përsëri situata pasi KFOR ndërmori një aksion për heqjen e barrikadave në fshatin Rudar të Zveçanit. Dy ushtarë të KFOR dhe tre qytetarë serbë mbetën të plagosur. Ministri i Brendshëm Rexhepi deklaron se turma e serbëve ka shtënë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, të cilët u kundërpërgjigjën duke përdorur gaz lotsjellës e plumba gome.

  • EULEX, paraburgim për kontrabanduesit

    Një gjykatës i EULEX-it i ka urdhëruar paraburgim prej 30 ditësh gjashtë personave për krim të organizuar, shmangie të tatimit, shmangie të taksës doganore të importit dhe të akcizës dhe për pastrim parash.

  • Seancë parlamentare për ditën e fëmijëve

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, po mban një seancë të veçantë me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
    Dita ndërkombëtare e fëmijëve në Kosovë po shënohet me aktivitete të shumta.

  • Mali i Zi vendos hapjen 
    e ambasadës në Kosovë

    Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të hapë ambasadën në Republikën e Kosovës.  “Me hapjen e ambasadës, do të mundësohet përparimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës”, është thënë në mbledhjen e Qeverisë malazeze.

  • Dell-Prishtinës: Fundi mbikqyrjes
    mbështetuni në forcat tuaja

    Ambasadori i SHBA në Kosovë Kristoder Dell ka apeluar të autoritetet kosovare që të mbeshteten të forcat e tyre pas përfundimit të procesit të mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

  • Thaçi uron këngëtaren Rona
    Nishliu për suksesin në Eurovizon

    Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri Thaçi i shprehu këngëtares Rona Nishliut urimet më të mira për suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz të vlerave të Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar në Eurovizionin 2012

  • Nikoliç: Bisedimet me Prishtinën mund të vazhdojnë menjëherë

    Kryetari i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka deklaruar sot në Beograd se bisedimet me Prishtinën mund të vazhdojnë menjëherë dhe nga e hëna do të ofrojë konsensus për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

  • Betohet Nikoliç, do të mbrojë Kosovën

    Presidenti i ri i Serbisë, ish radikali Tomisllav Nikoliç është betuar se do ta mbrojë tërësinë tokësore të Serbisë, përfshirë edhe Kosovën.

  • Policia serbe vendos pikë kontrolli brenda territorit të Kosovës

    Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka vendosur një kontejner në brendi të territorit të Kosovës në pikëkalimin kufitar ne Jarinje të Leposaviçit.

  • Analizohet puna e EULEX  

    Deputetët e Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian kanë filluar debatin për analizimin e punës së deritanishme të EULEX-it - misionit evropian për drejtësi në Kosovë. 
     

  • Thaçi: Do përmbushim detyrimet
    e udhërrëfyesit

    Kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur lajm të vonuar, por të mirëpritur siç ka thënë ai aprovimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian në Bruksel.

  • Stefanoviç: Kosova i keqpërdoron marrëveshjet

    Vendimi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit se që nga 1 qershori në Kosovë do të konfiskohen veturat, të cilat nuk kanë targa të institucioneve të Kosovës, sipas shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviç është keqpërdorim i marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv