Kosova & Rajoni
-
EULEX-i vetëm po i mbikëqyr dhe këshillon hetuesit vendorë, tha Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi . Kishte dhe një takim ndërmjet KFOR-it e Ushtrisë serbe, ku EULEX-i merr pjesë vetëm në cilësinë e vëzhguesit.
5 Prill 2012, 10:12 -
Bisedimet pas zgjedhjeve serbe
5 Prill 2012, 10:03Shefi i delegacionit serb Borisllav Stefanoviq ka deklaruar se me Prishtinën do të ulet në të njëjtën tryezë bisedimesh në Bruksel pas përfundimit të procesit zgjedhor në Serbi dhe pas formimit të qeverisë së re.
-
SHBA, Clinton pret Thaçin
4 Prill 2012, 21:45
“Mbështesim sovranitetin”Pas takimit Klinton dhe Thaçi kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët. Klinton e ka përgëzuar kryeministrin Thaçi për progresin e shënuar në Kosovë gjatë viteve të fundit.
-
Prishtinë, sulmohet me gurë
4 Prill 2012, 21:13
delegacioni seZyrtarët policorë kanë arritur që ta arrestojnë një person si të dyshuar të mundshëm, ndërsa e kanë shoqëruar edhe personin e dytë në stacion policor. Ky i fundit thuhet se është liruar pas intervistimit dhe me autorizim të prokurorit.Konvoji i veturave po bartte zyrtarët serbë që kishin ardhur në Prishtinë për të diskutuar mundësitë e zbatimit të marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi.
-
Serbët në veri, të pakënaqur me Daçiçin
4 Prill 2012, 18:18Këshilltarë të Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, të shpallur si strukturë paralele ilegale nga Qeveria e Kosovës, kanë kërkuar të mërkurën nga ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq që xhandarmeria serbe të mos vazhdojë të bllokojë rrugët alternative në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës. Ata në takimin e tyre kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë është gjithnjë e më e komplikuar dhe kërcënon përleshje të qytetarëve serbë me përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare, por edhe me shqiptarë.
-
Rasti Medicus, Dick Marty do dëshmojë në Kosovë
4 Prill 2012, 16:58Trupi gjykues në rastin Medikus ka vendosur që në këtë proces gjyqësor të dëgjohet dëshmia e Dick Martit raportues i Këshillit të Evropës njeherit përpilues i raportit që ngarkon me dyshime pjesëtarë të UCK-së për trafikim me organe gjatë luftës në Kosovë.
-
Mirashi: Më shantazhoi Mustafi
4 Prill 2012, 13:46Pashk Mirashi, denoncuesi i Nazmi Mustafit në EULEX-i ka rrëfyer për mediat në Kosovë, historinë e "frikshme" dyvjeçare të tij dhe të familjes.
-
KFOR, do përcaktojmë vijën kufitare me Serbinë
4 Prill 2012, 12:01Problemet kufitare me Serbinë, mosdefinimi i vijës kufitare ndërshtetërore do të jetë pengesa kryesore për përcaktimin e vendit të arrestimit të dy policëve të Kosovës. KFOR-i ka marrë përsipër që të përcaktojë vijën kufitare, duke mos sqaruar se a është ky proces i demarkacionit.
-
Krasniqi: Kujt i ka raportuar SHIK?
4 Prill 2012, 11:47Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqi ditë më parë në seancën e Kuvendit të Kosovës, propozoi themelimin e një Komisioni Parlamentar i cili sipas tij do të hetonte veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës(SHIK). Ndërsa, për një iniciativë të tillë, Krasniqi deri më tani ka grumbulluar vetëm 19 nënshkrime, nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të AAK-së.
-
Fitou: Pas zgjedhjeve serbe, marrëveshja për veriun
4 Prill 2012, 11:31Ambasadori franqez në Kosovë, Zhan Fransoa Fitu e nxorri prap në pah se këtë vit në agjendë edhe të BE-së është veriu i Kosovës. Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë do t`u kërkohet që menjëherë pas zgjedhjeve në shtetin fqinj të bëjnë marrëveshje për veriun e Kosovës.
-
EULEX: Do të arrestojmë
4 Prill 2012, 11:20
personat kyç në korrupsionMenjëherë pas arrestimit të shefit të Task Forcës kundër korrupsionit ne Prokurorine Speciale të Kosoves, Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, pranon se është më e lehtë të arrestohen si thote ajo, “peshqit e vegjël”, por si synim në mandatin e saj e ka punën në arrestimin e personave kryesor të korrupsionit në Kosove.
-
Prishtinë, i arrestuar rreh
3 Prill 2012, 19:00
shefin e komisariatitIsak Ejupi komandant i stacionit policor numër 4 në lagjen Lakrishte në Prishtinë është përballur sot me një situatë të pakëndshme. Ai është goditur me shuplakë në fytyrë nga një person. Sipas burimeve në policinë e Kosovës, ngjarja e pazakontë ka ndodhur brenda stacionit policor.
-
Kryeprokurori dhe KDI, të indinjuar rreth arrestimit të Nazmi Mustafit
3 Prill 2012, 16:31Vijnë reagimet e para nga kryeprokurori i Shtetit njëherësh kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi për arrestimin e Shefit të Task-forcës kundër korrupsioni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafit. Poashtu edhe Instituti Demokratik i Kosovës konsideron se kjo ngjarje ka rritur dyshimet e publikut se vetë politika është e përfshirë në afera korruptive.
-
Kandidatët për zgjedhjet në Ferizaj
3 Prill 2012, 15:52Janë konfirmuar disa nga kandidatët për kryetar të komunës së Ferizajt në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 29 prill të këtij muaji. LDK kandidon Adem Salihun, AAK-ja Naim Feratin, e Lëvizja Vetëvendosje Faton Topallin (foto). Ende nuk është konfirmuar emri i kandidatit nga PDK edhe pse ishte propozuar Agim Veliu.
-
Thaçi në Amerikë, nuk konfirmohet takimi me Obamën
3 Prill 2012, 15:22Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndonëse i paralajmëruar nga burime në Kosovë, takimi me presidentin Barack Obama këtu në Washington ende nuk është konfirmuar.
-
Të indinjuar për mosorganizimin e manifestimit të thyerjes së kufirit
3 Prill 2012, 14:54Ish ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët 13 vjet më parë ishin nën komandën e Agim Ramadanit, ndihen të indinjuar dhe të zhgënjyer nga vendimi i presidentes, Atifete Jahjaga, për të mos organizuar manifestimin tradicional “Ditët e Shqipes”.
-
Arrestimi i policeve, KFOR:
3 Prill 2012, 12:39
Hetimet kryeni vetë"Hetimi dhe sqarimi i këtij incidenti më shumë është çështje e autoriteteve të Kosovës dhe misionit të EULEX’it, tha Dan Harway, shef i zyrës për media në KFOR. Ai shton se hetimi nuk është çështje e KFOR’it. "Pse nuk e pyesni ministrin tuaj i cili e ka thënë këtë”, aludon Harway në ministrin Rexhepi.
-
Ambasadorja e re amerikane me prioritete
3 Prill 2012, 12:26Qëndrimet e qytetarëve në veri, përkushtimi për sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial të saj dhe pavarësinë, si dhe integrimi i vendit në institucionet rajonale dhe ndërkombëtare, do të jenë parimet udhëheqëse të punës së ambasadores së ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.
-
Protestë para zyrës së BE-së në Prishtinë
3 Prill 2012, 10:55Me moton “Ndalni arrestimet politike të Serbisë”, Shoqata `Vatra” ka organizuar protestë para ndërtesës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.
-
Shefi i antikorrupsionit
3 Prill 2012, 10:46
në burg për korrupsionUdhëheqësi i Task-forcës së themeluar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi për luftimin e korrupsionit është arrestuar të hënën pasdite në lidhje me një hetim për akuzen e korrupsionit. Hetimi zhvillohet nga prokurorë të EULEX-it që veprojnë në Prizren dhe Pejë. Sot pritet të vendoset se a do t`u zgjatet apo jo masa e ndalimit.