Kosova & Rajoni

  • Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk është dakord me presidentin Tomislav Nikoliç për një status final për Kosovën. Kreu i ekzekutivit të Serbisë në një intervistë për mediat vendase shprehet se “është herët të flitet për zgjidhjen përfundimtare për Kosovën".
  • Fotolajm/ Jo vetëm drejtim të shtetit
    Jahjaga provon edhe të këndojë

    Edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga nuk i ka kaluar festat e fundvitit pa argëtim. Ajo ka zgjedhur një nga baret e Prishtinës për të festuar ndërrimin e viteve, madje edhe duke kënduar.

  • Bisedimet me Serbinë, prioritet
    i Qeverisë së re të Isa Mustafës 

    Prioritetet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa nuk pritet të ndryshojnë nga ato të paraardhësit të tij Hashim Thaçi. Edhe pse reformat e brendshme do të duhej të ishin preokupim kryesor, analistët thonë se dialogu me Serbinë dhe krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së do të zënë vend kyç në agjendën qeveritare

  • Shpend Ahmeti zgjidhet kryebashkiaku
    i botës për muajin janar 2015-të

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është zgjedhur kryetari më i mirë i një qeverie lokale në botë për muajin janar të këtij viti. Këtë e ka bërë ueb-faqja e njohur “Citymayors”, e cila në rubrikën e saj “Kryetari i Muajit” për këtë muaj e ka zgjedhur Ahmetin.

  • Serbia me 2 fronte, bisedime me
    Kosovën...por kundër pavarësisë 

    Serbia do të vazhdojë luftën e saj kundër pavarësisë së Kosovës, me të gjitha mjetet e saj. Këtë deklaratë ka dhënë drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Marko Gjuriç, për TV Most të Zverçanit.

  • 2014, vit ngjarjesh të rëndësishme

    Kosova në vitin 2014 kaloi nëpër zhvillime të rëndësishme. Që në fillimvit, në 11 janar, në qytetin e Prizrenit, ndodhi ngjarja historike, mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

  • Thaçi vizitë në Shqipëri, takime me
    kryeministrin Rama e Presidentin

    Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas pak ditësh pritet të fillojë një turne ballkanik. Thaçi, i cili njhëherësh është edhe zëvendëskryeministër i Parë i Republikës së Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe Shqipëri, dhe në të dyja këdo vende do të ketë "agjendë presidenciale", pasi në Podgoricë do të takohet edhe me preisdentin malazez, ndërsa në Tiranë një takim do ta ketë edhe me presidentin shqiptar.

  • Kosovë, një 16-vjeçare bëhet
    nënë në minutat e para të 2015

    Dafina Bejta, 16 vjeçare, nga Lipjani, ka lindur vajzën e saj në minutat e parë pas orës 00:00, dhe mjeku kujdestarë në Gjinekologji, Naser Berisha, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka treguar se të dyja janë në gjendje të mirë.

  • Spektakël fishekzjarresh në Prishtinë

    Përkundër të ftohtit polar i cili mbretëroi në Prishtinë, atmosfera festive në kryeqytetin e Kosovës ishte e veçantë. Njerëzit festuan me muzikë dhe duke u shoqëruar pranë stendave të improvizuara të kafe-bareve më të njohura prishtinase, të vendosura në sheshin Zahir Pajaziti ku, në organizim të komunës së Prishtinës, u zhvillua koncerti maratonik i i cili do të zgjas deri në në orën 2:00 të mëngjesit VIDEO

  • Uron Jahjaga: Koha e besimit në
    vetëvete, 2015 më shumë shpresë

    Është koha e besimit në vetvete dhe në shtetin që po ndërtojmë, le ta shohim Vitin e Ri 2015 me më shumë shpresë, shumë punë për të ndërtuar ëndrrën e të gjithëve për Kosovën, shtetin e së drejtës dhe shtetin e të barabartëve, shprehet Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

  • Thaçi uron qytetarët për fundvit
    ...por e 'ngatërron' me Fiter Bajramin

    Në urimin e tij për Vitin e Ri, zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Vitit të Ri. Por në statusin e tij, Thaçi ka përsëritur një pjesë të madhe të urimit që u kishte drejtuar myslimanëve të Kosovës për Fitër Bajram, më 27 korrik të këtij viti.

  • Viti i Ri në Kosovë, Prishtina
    përgatitet për 12 orë festime

    Kosova po bën përgatitjet e fundit për të nisur festën 12 orëshe në kryeqytet ndërsa atmosfera duket se po krijohet pak nga pak, me skenën gjigande nga e cila do të performojnë artistë të shumtë. 
     

  • Gërxhaliu: Bashkëpunimi ekonomik
    Kosovë-Shqipëri jo në nivel të mirë

    Edhe pse janë investuar miliarda euro në infrastrukturë, bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy shteteve shqiptare Kosovë-Shqipëri, ende nuk ka një nivel të kënaqshëm. Qe të dy vendet nuk është se bashkëpunojnë shumë në nivelin ekonomik dhe në kohë kur bashkëpunimi ekonomik do të duhej tëzhvillohet, aty ka ngecje.

  • Thaçi: Ngërçi gjashtë mujor la
    pasoja, bisedimet në shkurt

    Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë në muajin shkurt. "Negociatat me Serbinë do të vazhdojnë në fillim të shkurtit. Niveli do të jetë i takimit mes kryeministrave dhe zëvendëskryeminsitrave. Gjithmonë me bazë në Marrëveshjen e Prillit edhe pse Serbia po punon që t'i zhagitë këto marrëveshje", ka thënë ai.

  • Miratohet Buxheti, planifikohen 
    1.576 mld euro të ardhura në 2015

    Buxheti i Kosovës 2015 me të ardhura të planifikuara 1 miliard e 576 milionë euro, me një rritje prej rreth 8.1% krahasuar me vitin 2014, u miratua në seancën plenare të Kuvendit pas shqyrtimit të dytë ditën e sotme.

  • Jahjaga:Jemi vonuar, të shpejtojmë
    duhet shumë punë për kompensimin

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i tha Zëri të Amerikës se bllokada e gjatë politike ka lënë pasoja dhe institucioneve u duhet shumë punë për kompensimin e kohës së humbur. Ajo tha se gjatë vitit 2015 duhet më shumë për përmbylljen e reformave që do të çonin në rritje e mirëqenies së qytetarëve dhe përmbushjen e detyrimeve edhe ndërkombëtare. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ajo tha se bisedimet me Serbinë, duhet të vazhdojnë, por duhet të jenë të kufizuara në kohë.

  • Reshje bore, në gjithë rajonin
    Në Kosovë, 75 aksidente rrugore 

    Rreshjet e dendura të dëborës gjatë fundjavës në Kosovë, Maqedoni e vendet e rajonit kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve dhe sipas raporteve policore në Kosovë ka patur rritje të numrit të aksidenteve për shkak të kushteve të vështira të motit. Sipas meteorologëve pritet që gjendja të përkeqësohet me uljen e temperaturave deri në -18°C. VIDEO

  • Mustafa: Prioritet i qeverisë
    gjetja e personave te zhduku

    Isa Mustafa, kryeministri i Kosovës, në takimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur të luftës ka thënë se gjetja e të humburve do të jetë prioritet i qeverisë së tij për zgjidhjen sa më parë të kësaj çështje. Mustafa ka sqaruar gjithashtu se kjo do të jetë dhe një nga temat që do të diskutohen në bisedimet në Bruksel me kreun e qeverisë Serbe. VIDEO

  • Raporti i Prokurorisë dhe akuzat
    që ngre ndaj serbit Slobodan Gavriç

    Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës thotë se për ta përcaktuar llojin e eksplozivit të gjetur në veturën e Slobodan Gavriqit, u desh të përdoren skanerët e sigurimit të Ambasadës Amerikane.

  • Prishtina pret në shesh Vitin e Ri

    Prishtina pret në shesh Vitin e Ri 2015 dhe për këtë kryetari i Komunës së kryeqytetit kosovar, Shpend Ahmeti, fton qytetarët.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv