Kosova & Rajoni
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës dhe ai i Shqipërisë nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi. Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin kryetarja e KQZ-së së Kosovës Valdete Daka, dhe ajo e Shqipërisë, Lefterije Lleshi. 10 Mars 2014, 16:43
-
Daçiç: Zgjedhjet parlamentare në
10 Mars 2014, 14:37
Serbi,do të mbahen dhe në KosovëKryeministri serb, Ivica Daçiç bëri të ditur se zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë, ndërsa serbët do të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar dhe zgjedhur pushtetin shtetëror.
-
Pakistani kërkon të forcojë
10 Mars 2014, 11:53
marrëdhëniet me KosovënKreu i shtetit pakistanez Hussain i tha Hoxhës se vendi i tij është i etur për të forcuar më tej marrëdhëniet miqësore dhe të dobishme me Republikën e Kosovës në të gjitha nivelet, përfshirë atë politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor. (Foto: Presidenti pakistanez Mamnoon Hussain).
-
Dialogu me Serbinë varet nga
10 Mars 2014, 10:14
zbatimi i Marrëveshjes së 19 prillitE ardhmja e dialogut dhe Marrëveshjes së 19 prillit 2013 do të varen nga dinamika e zbatimit të pikave që kanë të bëjnë me largimin e plotë të strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë.
-
Edita Tahiri: Vuçiç ta lexojë
9 Mars 2014, 22:47
mirë marrëveshjen e BrukselitZëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, ka përsëritur qëndrimin e saj se nuk do të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë, të organizuara nga Serbia. Ajo e porosit zëvendëskryeministrin e parë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ta lexojë mirë marrëveshjen e 19 prillit të nënshkruar në Bruksel.
-
Partitë politike e garantojnë
9 Mars 2014, 20:41
Presidenten Jahjaga deri në 2016Partitë politike duket se i kanë marrë shumë seriozisht këshillat e ambasadores amerikane, Tracey Jacobson, që çështja e presidentit të vendit të mos bëhet pjesë e kalkulimeve politike për zgjedhjet parlamentare.
-
Vuçiç: Zgjedhjet serbe në Kosovë
9 Mars 2014, 13:52
sipas marrëveshjes së BrukselitNënkryetari i parë i qeverisë serbe Aleksander Vuçiç u shpreh sot se zgjedhjet serbe në Kosovë, që do të mbahen më 16 mars do të jenë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe me OSBE-në.
-
Dy zyrtarë të Thaçit lobojnë në SHBA
9 Mars 2014, 10:37
kundër tribunalit të BE ndaj “UÇK”Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur për në Washington këshilltarin e tij Bekim Çollaku dhe Ministren e Integrimeve, Vlora Çitaku, për të kërkuar mbështetjen e administratës amerikane kundër themelimit të një tribunali europian për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
-
Prishtinë, konflikti në familje
9 Mars 2014, 09:08
një i vrarë dhe një i plagosurNjë person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, në Prishtinë nga të shtënat e armëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:30, në rrugën "Shaip Spahiu".
-
Ushtria e Kosovës, OKB-Serbisë:S'do
8 Mars 2014, 19:48
të këtë seancë të jashtëzakonshmeOKB-ja nuk do të përzihet në çështjen e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Kjo ka qenë përgjigjja ndaj kërkesës së Serbisë për organizmin e një seancë të jashtëzakonshme për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.VIDEO
-
Shqipëri-Kosovë, taksa e parkimit
8 Mars 2014, 11:59
rinis “luftën e ftohtë tregtare”Mes Shqipërisë e Kosovës ka rifilluar pas 6 muaj ndërprerje “lufta e ftohtë tregtare” . Sipas transportuesve dogana e Kosovës ka rikthyer taksën e parkimit në terminalet private prej 40 Euro.
-
Thaçi-Daçiç, nuk do të kenë
8 Mars 2014, 11:51
më shtrëngim duarshNuk do të ketë më një shtrëngim duarsh mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiç, të paktën si udhëheqës të qeverive aktuale të Kosovës dhe Serbisë.
-
Kosovë,Thaçi: Mandatin e tretë
8 Mars 2014, 08:15
do rrisim 100% të rrogaveKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka premtuar se në mandatin e tretë të qeverisjes së tij, rrogat do të rriten me 100%, ndërsa këtë vit, 82 mijë punonjës e 2mijë minatorë do të përfitojnë rritje page.
-
OKB: Nuk ndërhyjmë në çështjen
7 Mars 2014, 19:45
e krijimit të ushtrisë së KosovësZëdhënësi i OKB-së, Farhan Hak, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve "Tanjug" se nuk i përket OKB-së të përzihet në çështjet e e krijimit të ushtrisë dhe në ato që kanë të bëjnë me sigurinë në Kosovë.
-
Gjermani, Hoxhaj: Kosova dhe Serbia
7 Mars 2014, 12:33
të anëtarësohen njëkohësisht në BEKosova dhe Serbia duhet të anëtarësohen në Bashkimin Europian në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Dhe nëse kjo gjë nuk do të ndodhë, atëherë mund të ketë zhvillime të paparashikuara.
-
Prokuroria: Limajt t’i ndalohet
7 Mars 2014, 10:27
hyrja në Ministrinë e InfrastrukturësNëse gjykata e miraton një kërkesë të prokurorit Johaness Pickert, Fatmir Limaj nuk do të guxojë që t’i afrohet objektit të Ministrisë së Infrastrukturës.
-
Ivanoviç grevë urie në qeli: Dua
6 Mars 2014, 13:21
të transferohem në MitrovicëLideri i SDP-së në Mitrovicë të Kosovës, ka shkruar një letër nga qelia, ku ai thekson se nuk ndihet i sigurtë në burgun e Prishtinës.
-
Edhe tre muaj paraburgim
6 Mars 2014, 11:47
për deputetin Ukë RugovaNjë gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka thënë se paraburgimi për djalin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova do të vazhdojë edhe për 3 muaj të tjerë. Rugova akuzohet për shitblerje vizash.
-
Opozita:Thaçi ka shkelur Rezolutën, s'raporton
6 Mars 2014, 09:00
në Kuvend për bisedimet me DaçiçinKryeministri Hashim Thaçi po e shkel Rezolutën e Kuvendit dhe injoron deputetët duke mos raportuar për takimet e tij të fundit me homologun serb Ivica Daçiç në kuadër të dialogut të Brukselit, shkruajnë sot të përditshmet e Kosovës.
-
Thaçi: SHBA-të përkrahin
5 Mars 2014, 22:39
anëtarësimin e Kosovës në NATOKryeministri Hashim Thaçi ka përcjellë një mesazh, sipas të cilit SHBA-të përkrahin pjesëmarrjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimin e saj në NATO.