Kosova & Rajoni

  • Fiton Besim Ilazi i PDK në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e Kaçanikut. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë për media njoftoi se procesi për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Kaçanikut kanë rrjedhur normalisht. Por, OJQ dhe Lëvizja Vetëvendosje ka evidentuar shumë shkelje serioze.
  • Taksa e çementos, Kusari Lila
    paralajmëron tërheqjen

    Duke u përpjekur që ta mbrojë vendimin e saj, Kusari-Lila, ka thënë se nuk është shkelur Marrëveshja e CEFTA-s dhe vendimi është i përkohshëm.  Në kundërshtim të këtij vendimi edhe deputetët e partisë  ku aderon ministrja.

  • Ivanoviç: Aksioni i KFOR rriti
    tensionet në veri të Kosovës

    “Mendoj se duhet të kërkojmë një zgjidhje politike për këtë situatë që kemi në veri të Kosovës, në mënyrë që kjo cështje të zgjidhet politikisht dhe ligjërisht"- deklaron sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanovic.

  • Thaçi takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik

    Kryeministri , Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Arabinë Saudite, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu.

  • Tahiri: Zbatimi i marrëveshjeve, pastaj dialogu

    Pa zbatimin e marrëveshjeve nuk do të ketë rifillim dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, pavarësisht paralajmërimeve të kryetarit serb Tomislav Nikoliç se Beogradi ka shprehur gatishmëri për kompromis.

  • Feith: 13 Shtatori përfundimi i mbikëqyrjes  

    Përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur në Kosovë më 13 shtator do të dërgojë një porosi suksesi në rajon e në vendet e tjera të përfshira në konflikte, ka thënë Pieter Feith, përfaqësues i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë.

  • Serbët kundërshtojnë aksionin
    e KFOR, raportohen tensione

    KFOR-i njofton se në vazhdën e këtij operacioni nuk është raportuar asnjë incident, duke kundërshtuar mediat serbe ku thuhej se dy pjesëtarë të komunitetit serb janë plagosur gjatë përpjekjeve për ta penguar KFOR-in. Por, KFOR thotë se ata kanë shtënë në ajër me plumba gome dhe jo drejt protestuesve.

  • Pacolli kontravers, nuk kishte luftë në Kosovë, ishte konflikt

    Për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli, në Kosovë nuk ka pasur luftë, por konflikt. Kështu ka deklaruar ai në deklarimin e pasurisë në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, transmeton portali Editorial për mediat kosovare.

  • Gërbeshi: Vendimi çimento, Kusari të shkarkohet

    Emin Gërbeshi nga AKR, parti kjo në koalicion me PDK nuk është i kënaqur më punën që po bënë Qeveria e Kosovës dhe akuzon PDK se e ka anashkaluar komplet programin e Aleancës Kosova e Re.Nëse ministrja e partise nga vjen Gerbeshi nuk e tërheqë vendimin për çimenton me Shqiperine, ai ka thënë se nuk do të lënë gurë pa lëvizur derisa Kusari-Lila të shkarkohet.

  • Lufta e çementos, BE kundër
    Kosovës: Shkele marrëveshjen

    Sipas zyrës së Bashkimit Europian në Prishtinë vendosja e kësaj tarife është në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë, nënshkruese e së cilës është edhe Kosova. Zyra e BE-së në Prishtinë: Kosova ti përmbahet marrëveshjes që ka firmosur.
    Kosova: 35% taksë zhdoganimi për çimenton

  • KFOR rikthehet në veri, bllokon
    rrugën në drejtim të Bërnjakut

    Sipas mediave kosovare aksioni ka nisur rreth orës 05 30 të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë kalimit kufitar të Bërnjakut.

  • Kuper javën tjetër në Ballkan
    Prishtina vendos kushte

    Prishtina do t’i bëjë të qartë ndërmjetësit europian të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, Robert Kuper, se nuk do të ketë rifillim tw dialogut pa zbatuar më parë marrëveshjen.

  • Dino Asanaj u vetëvra?

    Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë konstaton autopsisnë, Dino Asanaj është vetëvrarë.

  • Nikolic: Jemi të gatshëm për kompromise gjatë bisedimeve

    Presidenti serb, Tomislav Nikoliç ka thënë se Serbia është i gatshme për avancimin e bashkëpunimit me vendet fqinje dhe rajonin. Ai edhe njëherë përsëriti se nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës.

  • Ashton dhe Cooper: Nuk e njohin Presidentin e ri se

    Udhëheqësit e Brukselit, duket se nuk e njohin presidentin e sapozgjedhur të Serbisë, ish-radikalin Tomislav Nikoliq.

  • Stefanoviç: Në bisedime, Kosova vetëm me fusnotë

    Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borisllav Stefanoviç, ka thënë se Serbia do ta lëshojë tryezën e bisedimeve, nëse, përveç fusnotës mbi emrin Kosova, nuk gjendet edhe teksti i printuar i fusnotës.

  • Varroset Dino Hasanaj, Kuvendi fillon me minutë heshtjeje

    Krerët e Institucioneve vendore dhe ndërkombëtare u kanë bërë thirrje organeve të rendit që sulmuesit e Dino Asanajt, sa më parë të dalin para drejtësisë. Asanaj u varros në orën 17 në varrezat e qytetit në Prishtinë, nga familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

  • Vetëvendosje: Prishtina pa ujë të pijshëm

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një performance para Komunës së Prishtinës, akuzoi sot udhëheqjen komunale për shërbimet elementare të qytetarëve. Ata thanë se kryetari Isa Mustafa, nuk po i përmbush premtimet e dhëna për tu ofruar qytetarëve ujë të pijshëm. Me mbi shkrimin “Kryetar na thajte”, “U bëmë çull nga premtimet e thata” dhe një shportë me rroba të palara, enë të palara dhe shishe të zbrazura, është aksioni me të cilën pjesëtarë të qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinës shprehën paknaqësitë.

  • Berisha: Marrja e udhërrëfyesit
    akt historik për Kosovën

    Për kryeministrin dorëzimi i pyetësorit për heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kontrollit të Integruar të Kufijve me Serbinë dhe vendosmërisë së qeverisë së Kosovës për zbatimin e saj.

  • "Lufta e çimentos", Prishtina:
    Shqipëria dëmtoi tregun tonë

    Sipas ministres kosovare Kusari-Lila, Shqipëria ka dëmtuar tregun kosovar, duke hedhur në të, jo vetëm çimento të prodhuar në Shqipëri, por edhe çimento të prodhuar në vende të tjera.
    Kosova: 35% taksë zhdoganimi për çimenton nga Shqipëria

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv