Kosova & Rajoni

  • Doganat e Kosovës dhe institucionet e tjera të vendit kanë raportuar importin e një lloji të caktuar të produkteve nga Serbia, në ambalazhin e të cilave shënimi për vendin e destinacionit dhe përfaqësimit, bëhet me “Kosovo/ UNMIK“.
  • Lunaçek ne Kosove: Dialogu
    politik për veriun, i nevojshëm

    Serbia duhet të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut me Prishtinën, në të kundërtën nuk do ta marrë datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE, tha në një takim me gazetarët në Prishtinë, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek.

  • Lirohen serbët e arrestua

    Derisa Serbia kërcënon dhe arreston shqiptarët, Kosova liron serbet e arrestuar. Katër serbët e arrestuar dy ditë më parë do të kthehen në shtëpitë e tyre, por nën kushtet e arrestit shtëpiak. Kështu ka vendosur gjatë ditës Gjykata Komunale e Gjilanit, duke i'u caktuar atyre nga 30 ditë arrest shtëpiak megjithëse prokuroria kërkoi paraburgim. Ata posedonin material zgjedhor dhe kishin synim përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Poashtu edhe serbja e arrestuar në Vushtri me pamflete dhe gazeta çetnike është liruar me kaucion.

  • Kosova nëshkruan marrëveshje me SH.B.A-të

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell, dhe presidentja Atifete Jahjaga nënshkruan sot Marrëveshjen e parë gjithëpërfshirëse dypalëshe ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe Republikës së Kosovës.

  • Shpallet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Ferizaj

    Presidentja Atifete Jahjaga, ka marrë sot vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Ferizajt të mbahen më 29 prill 2012, ditë e diel.

  • Kurti: Serbia njeh vetëm presionin

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i bëjë më tepër presion Serbisë, pasi sipas tij, mënyra se si ajo trajtohet aktualisht, nuk e ndryshon Beogradin. Këto komente Kurti i bëri të mërkurën në Prishtinë, gjatë takimit me zëvendës drejtorin e përgjithshëm të drejtoratit për zgjerim në Komisionin Evropian, Joost Korte.

  • Parlamenti Europian, miraton rezolutën për Kosovën

    Rezoluta për Kosovën e propozuar nga raportuesja Ulrike Lunacek u votua sot në Parlamentin Evropian.

  • Skulptura "Gëzimi dhe Liqeni i ngrirë" në Vesteros të Suedisë

    Në qytetin suedez Västerås (lexo: Vesteros) që radhitet ndër pesë qytetet më të mëdha të Suedisë u përurua skulptura "Gëzimi", për të kujtuar fëmijët refugjatë që u detyruan të ikin nga Kosova. Edhe Gëzim Dervishi nga Dodona e Drenasit kishte pasur një fat të tillë. Dhe pikërisht atëherë kur filloi të integrohet u dëbua nga Suedia.

  • Lunacek, 5 shteteve të BE-së, njiheni Kosovën

    Raporti i Lunacek per Integrimet Evropiane të Kosovës i bën ftesë 5 vendeve të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Përmes raportit u bëhet ftesë autoriteteve kosovare që të merren me sfidat, si luftën kundër krimit të organizuar dhe korruposionit, zbulimin dhe dënimin e personave përgjegjës për mashtrime në zgjedhje dhe sigurimin e lirisë së mediave.

  • Serbët këmbëngulin, Kosova kërkon përkrahje ndërkombëtare

    Kryeministri Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë ka deklaruar se përpjekjet e Beogradit për të organizuar zgjedhje në Kosovë do të dështojnë. Do të përdoret e gjithë forca kushtetuese e ligjore që Serbia të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit.

  • Serbia urdhëron arrestime të shqiptarëve të Kosovës

    Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq,  ka paralajmëruar arrestime. Menjëherë pasoi arrestimi i dy shqiptarëve mëngjesin e sotëm në Konçul, tek Dheu i Bardhë, në kufirin Kosovë – Serbi. Të arrestuarit janë Hasan Abazi, kryetar i Sindikatës së Industrialistëve të Kosovës, i cili ishte nisur për në Kroaci dhe Adem Murseli.

  • Lama: BE na kërkoi reforma, siguri dhe luftë ndaj krimit të organizua

    Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk është përfshirë në procesin e liberalizmit të vizave dhe për këtë Lëvizja Vetëvendosje konsideron fajin e ka Qeveria e Republikës së Kosovës, pasi që e ka futur Kosovën në korrupcion, ku sistemi i drejtësisë është i kontrolluar politikisht dhe i korruptuar. Kjo qeveri është dorëzuar para një grupi të njerëzve, të cilët shkelin ligjin në veri të vendit. Urgjente miratimi i ligjit antimafia.

  • Kosova krahasohet me Irlandën e veriut

    Irlanda e Veriut dhe Kosova kanë kaluar të dyja nga periudhat e konfliktit, por kemi shumë gjëra të tjera të përbashkëta dhe po ashtu Irlanda dhe Kosova kanë përafërsisht shtrirje të njëjtë gjeografike edhe numër të përafërt të popullatës por kemi edhe një varg çështjesh të mbetura nga e kaluara për t’u trajtuar, që burojnë nga periudha të gjata konfliktesh.

  • AKK: Hetohen ministrat,160 raste korruptive

    Agjencia Kundër Korrupsionit dorëzoi në Kuvendin e Kosovës raportin për rastet e hetuara për veprime korruptive për vitin 2011.
    160 raste janë hetuar për afera korruptive nga kjo agjenci ku përfshihen gjykatat, qeveria, pushteti lokal dhe prokuroritë. Hetohen edhe disa ministra.

  • Fillon futja e materialeve zgjedhore serbe në Kosovë 

    Katër serbëve të arrestuar dje te Dheu Bardhë u është paracaktuar paraburgimi 48 orësh. Ata janë arrestuar sepse po bartnin material zgjedhor nga Serbia. Thaçi thotë se do të përdoret e gjithë forca kushtetuese e ligjore që Serbia të mos interferojë në çështjet e brendshme të vendit. 

  • Hetohet Behgjet Pacolli

    Sipas raportit të hetuesit nga policia e UNMIK-ut, Andrew Millar, në vitin 2008 policët që hetonin privatizimin e hotelit “Grand” kishin kërkuar autorizimin nga prokurori ndërkombëtar për arrestimin formal të Behgjet Pacollit, Selim Pacollit, Zelqif Berishës, Naim Ejupit, Nerimane Ejupit dhe Hajrulla Zaitit, për shkak se të dyshimit kanë kryer veprën e shpëlarjes së parave.

  • Vetëvendosje: Këshilli për Integrime i nënvendoset Qeverisë

    Pas themelimit të Këshillit për Integrime Evropiane, Lëvizja Vetëvendosje bëri me dije se nuk do jenë pjesë e këtij Këshilli dhe thanë se nuk ka nevojë të krijojohen organe të reja për të ndërtuar diçka që tashmë ekziston dhe që i nënvendoset Qeverisë. Kryeministri dhe qeveria aktuale dëshpërueshëm janë në kërkim të organeve e këshillave që do t’i ngjanin një Ekipi të ri të unitetit drejt koncesioneve e kompromiseve të reja.

  • Pesëshja e BE –së” po e zbut qëndrimin për Kosovën

    Pesë shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën janë duke e zbutur qëndrimin, dhe ky është ndryshimi tash për tash, tha analisti i çështjeve ballkanike Tim Judah.

  • Çetnikët shpërndajnë fletushka

    Një numër i gazetave, si material propagandues “Srpske Novine”, janë identifikuar dhe sekuestruar në Vushtrri, pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti nga policia e Kosovë. Materiali i identifikuar, sipas personave që po e bartnin, ishte siguruar në veri të Mitrovicës ndërsa destinimi i këtij materiali propagandues, ishte një nga kishat ortodokse serbe të qytetit të Shtimes.

  • Parlamentarët Evropianë kërkojnë Kosovën me fusnotë

    Të mërkurën, në 28 Mars, do të debatohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ndërsa të enjten do të votohet Rezoluta për Kosovën. Pranimi i Kosovës që të bëjë kompromis me Serbinë rreth përdorimit të emrit të saj në nismat rajonale i ka inkurajuar edhe disa deputetë në Parlamentin Evropian që të kërkojnë përdorimin e fusnotës edhe nga ky institucion i BE-së.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv