Kosova & Rajoni

  • Pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm, dridhje të tokës janë shënuar në shumë qytete të Kosovës.
  • Tragjedia në Himarë, Kosova në zi

    Televizionet kosovare gjatë ditë së sotme kanë ndryshuar skemën programore duke transmetuar muzikë klasike. Studentët në orët e mbrëmjes do të ndezin qirinjë në kujtim të viktimave. Vetëvendosja, sot ndërpret gjithë aktivitetin publik, duke respektuar ditën e zisë pas aksidentit tragjik në Himarë.

  • NATO, Prishtines dhe Beogradit: Zbatoni marrëveshjet

    NATO kërkon marrëveshje edhe në fushën e telekomunikacionit dhe të energjisë. Ata përsëritën se do të ndihmojnë jetësimin e mandatit të KFOR-it sipas Rezolutës 1244, inkurajuan Kosovën të vazhdojë me reforma në sundimin e rendit e ligjit, kurse Serbisë i thonë të mbështes përpjekjet drejt konsolidimit të paqes dhe të stabilitetit në Kosovë.

  • Aksidenti tragjik në Himarë,
    Prishtina ngushëllon Tiranën

    Telegrame ngushëllimi dërgojnë presidenca, parlamenti, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brenshme të Kosovës

  • Jahjaga: Nikoliç të gjejë guximin
    për marrëdhënie paqësore

    Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës konsideron se zgjedhja e një presidenti të ri në Serbi është zgjedhje e popullit të Republikës së Serbisë, zgjedhje e një shteti fqinj, me të cilin Kosova mëton të ndërtojë marrëdhënie korrekte fqinjësore.

  • 100 vjet nga Kuvendi i Junikut

    Në Junik u shënua 100-vjetori i Kuvendit.. Në këtë manifestim morën pjesë zyrtarë të lartë nga Kosova e Shqipëria. 


  • Dy deputetë të Kosovës me diploma të "Kristal"

    Të paktën 5 deputetë nga Shqipëria dhe dy nga Kosova, të cilët, sipas informacioneve të para, janë diplomuar kryesisht për Drejtësi, pa frekuentuar Universitetin Kristal, madje pa kryer vitet e plota të studimit.

  • Fitorja e Nikoliç, Kuçi e Hyseni:
    S'ndryshon asgjë për Kosovën

    Nga analizat e para që vijnë nga Prishtina zgjedhja e Nikoliç në krye të Serbisë nuk do të ndryshojë shumë politikën e këtij vendi në raport me Kosovën.
    Mediat e huaja: Nikoliç president, tërmet në Serbi
    BE: Gati të bashkëpunojmë me Nikoliç

  • Nikoliç president, Tadiç tërhiqet nga politika

    Kandidati i Partisë Demokratike për president të Serbisë, Boris Tadiç uroi për fitoren në zgjedhjet presidenciale, kandidatin e Partise Progresive Serbe Nikoliç. Nikolliç ka falënderuar votuesit dhe ka thënë se Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane dhe se do të përpiqet ta mbrojë popullin serb në Kosovë.

  • Preshevarët protestojnë kundër taksave kosovare

    Këshilli për të drejtat e Njeriut në Preshevë kishte organizuar sot një aksion në vendkalimin kufitar Muçibabë për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimit që taksat të zbriten në 20 euro për një javë qëndrimi në Kosovë, taksë për sigurimin i vendosur nga Qeveria e Kosovës.

  • Pacolli publikon bizneset e tij
    në faqen e qeverisë

    Miliarderi Bexhet Pacolli aktualisht zv kryeministri I Kosovës shfrytëzon websitin e faqes zyrtare te qeverisë për të reklamuar bizneset e tij. Mjafton të klikosh ne portalin e qeverisë kosovare të linku I zotit Pacolli ku krahas biografisë së tij janë të rreshtuara pothuajse të gjitha bizneset që zotëron zv kryeministri kosovar.

  • Lajcak: Pas zgjedhjeve serbe
    dialog i ri Prishtinë-Beograd

    Pas formimit të qeverisë në Serbi, pritet një tjetër format dialogu mës Prishtinës dhe Beogradit. Kështu shprehet Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

  • LDK kërkon zbardhjen
    e atentateve ndaj Rugovës

    Partia Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të zbardhen atentatet ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova. Deklaratat e Agim Hotit, i cili pretendon se është autor i dy tentativave për vrasje ndaj Rugovës ka shtyrë LDK-në t’i drejtohet institucioneve shtetërore për zbardhjen e plotë të këtyre ngjarjeve. Lajmi u bë i ditur nga kreu i partisë, Isa Mustafa.

  • Arrestimet, ish-paraushtarakët
    shqiptarë: Do rigrupohemi

    Ish-paraushtarakët shqiptarë vijojnë të lëshojnë paralajmërime se do të rigrupohen në qoftë se vazhdon arrestimi i shqiptarëve në rajon, duke lënë të kuptohet se mund të ndërmarrin veprime në përgjigje të arrestimeve.
    Reagimi vjen pas arrestimit të 8 shqiptarëve në Luginën e Preshevës më 4 maj nën akuzën për krime lufte si dhe armbëmbajtje pa leje si dhe arrestimeve në Maqedoni në kuadër të hetimeve për vrasjen e pesëfishtë në Shkup.

  • Vrasja e Jusuf Gërvallës, E bija:
    Pas 20 vjetësh ende e pazbardhu

    Vazhdojnë ende polemikat dhe diskutimet mbi vrasjen e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës në janar të vitit 1982 në Untergruppenbach të Gjermanisë. E bija e Jusuf Gërvallës sheh me dyshim pretendimet për autorët e vrasjes së trefishtë, ajo shprehet e bindur se urdhrin per ekzekutimin e tij e ka dhënë Sigurimi Shtetëror jugosllav

  • 17 izraelitë dëshmojnë në rastin “Medicus”

    Në qershor, 17 izraelitë do të dëshmojnë si dhurues dhe marrës të veshkave në rastin “Medicus”

  • Shtatori, dialog me serbët në veri

    Muaji shtator pritet të shënojë hapat e parë Qeverisë për dialog me banorët e veriut. Zyrtarë të Qeverisë bëjnë thirrje për angazhimin e të gjithëve, në mënyrë që përpjekjet të rezultojnë me integrimin e veriut në pjesën tjetër të Kosovës.

  • Limaj: Akuzat ndaj meje 
    prapaskena politike

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Limaj, i cili ditë më parë u shpall i pafajshëm për akuzat që i bëheshin për krime lufte si ish-komandat i UÇK-së, ka folur për herë të parë pas një viti, për zhvillimet politike në Kosovë.
    Limaj i ka konsideruar prapaskena politike, proceset gjyqësorë ndaj tij. Duke folur për punën e Qeverisë, ai ka theksuar se kabineti aktual është i fryrë, gjë që nuk shkon aspak me realitetin e Kosovës.

  • Serbia: Abetarja e përbashkët
    hap drejt Shqipërisë së Madhe

    Beogradi zyrtar ka reaguar fuqishëm ndaj Abetares së Përbashkët Shqipëri-Kosovë. Sekretari shtetëror për Kosovën në qeverinë e Serbisë Oliver Ivanovic u shpreh se promovimi i abetares është mesazh i qartë se ideja për Shqipërinë e Madhe nuk është shuar.

  • Kosova i përgjigjet Asad:
    Nuk jemi oaz stërvito

    Qeveria kosovare i është përgjigjur sot pretendimeve të presidentit sirian Bashar al Asad se Kosova shërben si vend trajnimi për opozitarët sirianë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv