Kosova & Rajoni

  • Deputetët nga radhët e PDK-së Latif Gashi dhe Bekim Haxhiu janë përleshur në parkingun e Kuvendit të Kosovës me deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimin dhe Florin Krasniqin
  • Kosovë, PE hetim EULEX: Ku u
    zhdukën 3 mld euro financime?

    Parlamenti Evropian hedh hijen e dyshimit lidhur me shpërdorime masive të fondeve ndërkombëtare për Koorporatën Elektroenergjetike të Kosovës dhe aeroportin e Prishtinës, shkruan gazeta “La Repubblica”.

  • Kosovë, serbët provokojnë e
    plagosin 32 policë në Merdarë

    Një grup nacionalistësh serbë të njohur si Delije, kanë tentuar të hyjnë në Kosovë në mënyrë ilegale për të festuar 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, të njohur si Beteja e Fushë-Kosovës.

  • Prishtina zyrtare ndalon
    ministrin serb të hyjë në Kosovë

    Prishtina zyrtare i ka ndaluar hyrjen në territorin e shtetit të Kosovës ministrit për Kosovën në qeverinë në largim të Serbisë, Goran Bogdanoviq. Ai ishte nisur për të marrë pjesë në një manifestim në nder të 623 vjetorit të Betejës Mesjetare të Kosovës, të cilën komuniteti serb e quan “Vidovdan”.

  • Media: Pacolli kërkon njohje
    nga shteti që ka njohur Kosovën

    Kosova Info njofton se në takimin që zëvendëskryeministri Pacolli zhvilloi në Paris me përfaqësuesit e shteteve të Amerikës Jugore si të Perusë, Argjentinës, Bolivisë, Paraguait dhe Uruguait, ka kërkuar njohen e Kosovës.

  • Prishtina dënon sulmin sirian
    mbi avionin turk

    "Ky sulm edhe njëherë dëshmon se regjimi i Assad-it vazhdon të shkel të gjitha normat ndërkombëtare të paqes, sigurisë dhe të drejtat e njeriut."- thuhet në një letër që ministri i Jashtem i Kosovës i dërgoi homologut turk.

  • Nisin procedurat për ndryshimin e Kodit Penal

    Qeveria e Kosovës nis zyrtarisht procedurat për ndryshimin e Kodit Penal duke i hequr nga ky Kod nenet 37, 38 dhe atë 39. Nenet kishin të bënin me me përgjegjësitë penale të mediave dhe gazetarëve dhe u kundërshtuan ashpër nga gazetarët.

  • Haradinaj, Mbrojtja: Eshte i
    pafajshëm, akuza kërkoi 20 vjet

    Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Gjykata vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010. Prokurorët e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës kanë kërkuar që Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës, të dënohet së paku me 20 vjet burgim,

  • Veriu me gjykatë dhe polici të pavaru

    Një Gjykatë funksionale e Qarkut në veri të Mitrovicës me gjykatës serbë është e nevojshme, shkruhet në planin e bërë nga Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë dhe disa mekanizma të tjerë ndërkombëtarë, si dhe Policia  të jetë e pavarur dhe kompetente. 

  • Selimi: Nuk na duhet FBI për rastin Dino Hasanaj

    Ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tani deputet nga rradhët e PDK, Behar Selimi, ka thënë se kërkesa e Qeverisë së Kosovës drejtuar FBI-së për të ndihmuar në rastin e Dino Asanaj, ka qenë e panevojshme.

  • Oda Ekonomike: Çimento, vendimi
    dëmtoi tregtinë Shqipëri-Kosovë

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka kritikuar ministren Kusari-Lila se po dëmton imazhin e ekonomisë së Kosovës. Ai i ka thënë se shihet qartë se ka afera të mëdha korruptive, afera të krimit të organizuar dhe kontrabandës.

  • BE pret formimin e qeverisë serbe

    Bashkimi Evropian ende nuk e di se në ç`drejtim do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për vazhdimin e dialogut BE-ja po pret formimin e qeverisë së re në Serbi.

  • Hoxhiç: Jo KFOR-it me armë të gjata në veri

    Shefja e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, ka vlerësuar se është e panevojshme vendosja e trupave të KFOR-it me armë të gjata përreth kësaj zyre, e cila, sipas saj, nuk kërcënon asnjë institucion të Serbisë në veri. 

  • Zgjedhjet lokale ne Medvegjë,  shqiptarët fituan 15.59%

    Janë shpallur mbrëmë vonë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme lokale të mbajtura në Medvegjë. Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor në Medvegjë, Partia për Veprim Demokratik, me bartës të listës Florim Sahitin, ka fituar 15.59 për qind të votave.

  • Vazhdohet paraburgimi ndaj policëve të dyshuar për shpërthim

    Një trup gjykues, i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë vazhdoi për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit ndaj Bejtullah Mehmetit, Bekim Sumës dhe Luan Qerkinit që janë duke u hetuar për përfshirjen e tyre të pretenduar në shpërthimin e datës 24 shtator 2007 në Bulevardin Bill Clinton. Ata akuzohen për veprat penale: vrasje e rëndë, tentim vrasje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe krim i organizuar.

  • MPJ pret njohje nga Egjipti

    Pas formimit të qeverisë së re të Egjiptit, Ministria e Punëve të Jashtme pret që Egjipti shumë shpejt të procedojë me formalizimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, pas zgjedhjes së Mohamed Morsit në krye të shtetit.

  • Thaçi: Hajredin Kuçi do kthehet

    Sipas Kryeministrit Thaci, Hajredin Kuçi vetëm përkohshëm do të jetë jashtë ekzekutivit. Ai do të rikthehet për t’u bërë pjesë e kabinetit qeveritar sapo të hiqen nga Kodi Penal dy nenet kontestuese për mediat.

  • Ramushi kthehet ne Hagë

    Ramush Haradinaj ka arritur në Tribunalin e Hagës, dy ditë para se të mbahen dy seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij, më 25 dhe 26 qershor, në të cilat Prokuroria dhe Mbrojtja do të thonë fjalën përfundimtare, për t’i lënë pastaj kohën për rreth dy muaj trupit gjykues që të marrë një vendim përfundimtar për këtë rast.

  • Mitrovicë, hidhet një granatë në 
    oborrin e banesës së një shqiptari

    Një granatë është hedhur në oborrin e një shqiptari në veri të Mitrovicës. Shqiptari me inicialet B.M është banor i lagjes së boshnjakëve në veri të Kosovës.

  • Kërkohet rikthim i ligjit për media
    paralajmërohen protesta

    Dy organizata kryesore botërore Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe “Reporterë pa kufij”, kanë shprehur zhgënjimin e tyre të thellë me vendimin e djeshëm të Kuvendin e Kosovës, rreth dështimin e këtij institucioni për të votuar ndryshimet e nenit të 37 dhe 38 të Kodit Penal të Kosovës, që kanë të bëjnë më lirinë e medias.edhe AGPK paralajmeron Protesta derisa të ndryshohen nenet 37 e 38

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv