Kosova & Rajoni

  • Në Kosovë do të hapen 35 varre masive me qëllimin kërkimin e trupave të 300 personave të vrarë gjatë konfliktit të armatosur të 1998-1999, bëri të ditur agjencia ANSA.
  • Zyra Administrative në veri
    Beogradi: Provokim flagrant

    Hapja e zyrës administrative në veri të Kosovës nga ana e qeverisë Thaci, ka ngjallur kundërshtimin e Beogradit, por që është pasuar menjëherë me përshëndetjen e këtij vendimi nga ana e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell. Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka deklaruar se formimi i Zyrës Administrative në Mitrovicën e Veriut është një provokim dhe përpjekje për të ndryshuar gjendjen në terren në prag të dialogut Beograd-Prishtinë.

  • Prishtinë,protestë para Universitetit
    policia arreston 20 studentë

    Policia e Kosovës ka arrestuar rreth 20 aktivistë të Lëvizjes “Studim, Kritikë, Veprim”. Ndërhyrja e policisë u krye ndërsa aktivistët e kësaj lëvizje, tentuan të pengojnë shortin për zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës. Sipas mediave kosovare policia gjatë arrestimit përdori edhe dhunë dhe si pasojë e dhunës një prej të arrestuarve u transportua me autoambulancë në spital.

  • Thaci: Nuk ka bisedime me Serbinë
    pa zbatim të marrëveshjeve

    Qeveria e Kosovës, nuk do të nis raund të ri të bisedimeve me Serbinë pa u zbatuar marrëveshjet e arritura deri tani mes palëve, përkatësisht ajo për bashkëpunim rajonal dhe ajo e menaxhimit të integruar të kufirit. Kështu deklaroi sot kryeministri, Hashim Thaçi.

  • SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje bilaterale

    Janë nënshkruar në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës dy marrëveshje mirëkuptimi në mes të SHBA-së dhe Kosovës të cilat kanë të bëjnë me fushën e parandalimit të përhapjes së shkatërrimit në masë dhe një memorandum sa I përket shërbimit arsimor. Nënshkrimi u bë nga ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj .

  • UNDP, USAID: Popullariteti i Qeverisë dhe kryeministrit bie

    UNDP dhe USAID prezantuan Anketën e Pulsit Publik, te realizuar gjatë muajit prill. Kjo anketë tregon se niveli i kënaqshmërisë me punën e Qeverisë dhe kryeministrit ka shënuar rënien më të madhe që nga viti 2007.

  • Nikoliç, vizita e parë në Moskë

    Kryetari i Partisë Përparimtare dhe presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliç do të niset të premten në Moskë në Kongresin e Bashkuar të Rusisë të kryesuar nga presidentin rus Vladimir Putin.

  • Kuçi në dosjet e EULEX

    Përveç ish ministrave, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në këtë dosje figuron edhe emri i zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçit

  • BE kërkon vazhdimin e bisedimeve, SHBA përshendet Nikoliçin

    Bashkimi Evropian kërkon vazhdimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit menjëherë pas inaugurimit të Presidentit të Serbisë dhe krijimit të Qeverisë atje.
    Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur orientimin evropian të presidentit të zgjedhur të Serbisë, Tomislav Nikoliç, duke e inkurajuar që të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme.

  • Serbia arreston gazetarin kosovar Bojan Bozhoviç

    Gazetari nga veriu i Kosovës, Bojan Bozhoviç që raportonte nga veriu për televizionin Klan Kosova në Prishtinë, është arrestuar si i dyshuar për pedofili dhe agjent i intelegjencës kosovare. Mendohet se Bozhoviç është rrahur nga policia serbe.

  • Kuçi, Zhbogar, Lunaçek: Kosova duhet të përshpejtojë drejt integrimeve

    Kuçi e Zhbogar flasin për përshpejtimin e liberalizimit të vizave, Lunaçek shpreson që Kosova ta marri shumë shpejt  udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, e shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Feith, ka kërkuar vazhdimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.  

  • Konflikti 1999, zbulohen në Serbi
    eshtrat e 12 te zhdukurve

    Dorëzohen në Institutin e Mjekësisë Ligjor në Prishtinë eshtrat e 12 personave që rezultonin të zhdukur që nga viti 1999 gjatë konfliktit në Kosovë.
    EULEX njoftoi se eshtrat e 12 personave u nxorrën nga varrezat sekondare në Serbi.

  • Bastisje në veri, serbët protestojnë

    Që nga ora 03 e mengjesit, policia e EULEX-it dhe KFOR-i kanë ndërmarrë një operacion të madh kontrolli në fshatin Doljane të Zvecanit, konkretisht në shtëpinë e Zvonko Veselinoviçit.

  • Tërmet në Kosovë, pa dëme

    Pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm, dridhje të tokës janë shënuar në shumë qytete të Kosovës.

  • Tragjedia në Himarë, Kosova në zi

    Televizionet kosovare gjatë ditë së sotme kanë ndryshuar skemën programore duke transmetuar muzikë klasike. Studentët në orët e mbrëmjes do të ndezin qirinjë në kujtim të viktimave. Vetëvendosja, sot ndërpret gjithë aktivitetin publik, duke respektuar ditën e zisë pas aksidentit tragjik në Himarë.

  • NATO, Prishtines dhe Beogradit: Zbatoni marrëveshjet

    NATO kërkon marrëveshje edhe në fushën e telekomunikacionit dhe të energjisë. Ata përsëritën se do të ndihmojnë jetësimin e mandatit të KFOR-it sipas Rezolutës 1244, inkurajuan Kosovën të vazhdojë me reforma në sundimin e rendit e ligjit, kurse Serbisë i thonë të mbështes përpjekjet drejt konsolidimit të paqes dhe të stabilitetit në Kosovë.

  • Aksidenti tragjik në Himarë,
    Prishtina ngushëllon Tiranën

    Telegrame ngushëllimi dërgojnë presidenca, parlamenti, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brenshme të Kosovës

  • Jahjaga: Nikoliç të gjejë guximin
    për marrëdhënie paqësore

    Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës konsideron se zgjedhja e një presidenti të ri në Serbi është zgjedhje e popullit të Republikës së Serbisë, zgjedhje e një shteti fqinj, me të cilin Kosova mëton të ndërtojë marrëdhënie korrekte fqinjësore.

  • 100 vjet nga Kuvendi i Junikut

    Në Junik u shënua 100-vjetori i Kuvendit.. Në këtë manifestim morën pjesë zyrtarë të lartë nga Kosova e Shqipëria. 


  • Dy deputetë të Kosovës me diploma të "Kristal"

    Të paktën 5 deputetë nga Shqipëria dhe dy nga Kosova, të cilët, sipas informacioneve të para, janë diplomuar kryesisht për Drejtësi, pa frekuentuar Universitetin Kristal, madje pa kryer vitet e plota të studimit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv