Kosova & Rajoni

  • Sipas policisë serbe, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është shtënë me refale automatiku mbi punktin policor në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit. Shqiptarët e quajnë tendencioze dhe fabrikim për përfitime elektorale.
  • Hoxhaj takohet me Ban Ki Mun

    Hoxhaj ka kërkuar nga Ban Ki Moon që të ushtrojë ndikim mbi Serbinë për të hequr dorë nga mbështetja e strukturave ilegale, policore dhe paramilitare në veri të Kosovës.

  • Berisha e Thaçi promovojnë abetaren e përbashkët shqiptare

    Në prani të mijëra fëmijëve, edhepse me shumë fjalime politike, promovohet `Abetarja e përbashkët`Shqiptare.

  • Zhbogar i përgjigjet Thacit:
    Integrimi në BE varet nga Prishtina

    Integrimi në BE varet nga Kosova. Ky është reagimi i shefit të zyrës së Bashkimit Europian në Kosove, Samuel Zhbogar, pas kritikave të kryeministrit kosovar Hashim Thaci se vonesat e Brukselit ndaj PRishtinës në procesin integrues janë të pajustifikueshme.

  • Promovohet sot abetarja 
    e përbashkët Shqipëri-Kosovë

    Promovohet sot në Prizren 'abetarja e përbashkët'. Në ceremoninë që organizohet në Qendrën SPortive "Sezai Surroi" në Prizren marrin pjesë kryeministri shqiptar, Sali Berisha dhe ai kosovar, Hashim Thaci.
    Të dy kryeministrat do të përshëndesin me një fjalim të pranishmit, ndërsa më pas është planifikuar zbulimi i abetares së përbashkët dhe shpërndraja e disa kopjove nga të dy kryeministrat Berisha dhe Thaci.

  • Assad: Opozita siriane po
    stërvitet ushtarakisht në Kosovë

    Presidenti sirian Bashar al Assad ka deklaruar sot se trupa ushtarake të opozitës siriane po trajnohen në Kosovë me qëllim “për të fituar përvojë në përgatitjen e një pushtimi ushtarak”.

  • Kosova vë regjim vizash për disa shtete

    Qeveria ka aprovuar vendimin për futjen e regjimit të vizave për një numër shtetesh të botës. Ky vendim është pjesë e angazhimeve në procesin e integrimeve evropiane dhe për sigurinë.

  • Lunaçek: Kemi qenë të ngadalshëm në raport me Kosovën

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se Bashkimi Evropian po ecë shumë ngadalë në përmbushjen e premtimeve të dhëna për Kosovën.

  • Komisioni për zgjedhjet takim në kafiteri, Vetëvendosje reagon

    Vetëvendosje është kundër takimeve që nuk ndjekin rregullat dhe procedurat e miratuara nga Kuvendi apo Komisioni. Takimet mes liderëve për sistemi zgjedhor  rrezikojnë të pezullojnë punën dhe funksionin e Kuvendit dhe komisioneve.

  • Pasaportat serbe 
    sherr për ekstradim në Serbi

    Marrëveshja për ekstradimin e firmosur mes Kosovës dhe Zvicrës do t'ju vijë në ndihmë qytetarëve kosovarë, të cilët janë të dënuar në burgjet e shteteve të ndryshme evropiane. Por kjo nuk vlen për të burgosurit, të cilët gjenden në burgjet e shtetit serb, për shkak të raporteve aktuale ndërmjet dy vendeve.

  • Komisioni i MPB korrigjon datëlindjet

    Ndryshimet e datëlindjeve dhe statuseve personale nga një komision i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mënyrë kundërligjore, kanë bërë që misioni i BE-së për forcimin e sundimit të ligjit- EULEX të nisë hetimet në lidhje me këto shkelje.

  • 73 përqind e të rinjëve kosovar janë të papunë

    Sipas Agjencisë pë Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, 73 % të të rinjëve në Kosovë janë të papunë.

  • Rizgjidhet kryetari i Gjykatës Kushetuese

    Enver Hasani është rizgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pas seancës së mbajtur më 14 maj.

  • Prishtinë, plani i dialogut për veriun publikohet në 10 shtato

    Qeveria e Kosovës do të shfrytëzojë prezencën e përfaqësuesve të 25 shteteve anëtare të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për të prezantuar planin e dialogut për veriun e Kosovës, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

  • PDK tërhiqet, familjarët e të pagjeturve protestuan

    Partia Demokratike e Kosovës është tërhequr dje nga iniciativa për t`i kthyer në rivotim në Kuvendin e Kosovës rekomandimet e miratuara javën e kaluar, një prej të cilave parasheh kushtëzimin e bisedimeve me Serbinë me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, familjet protestuan para Kuvendit të Kosovës.

  • Maqedoni, kryeprokurori Shvrgovski kemi prova të sigurta për vrasjen e pesë-fishtë

    Prokurori i përgjithshëm i Maqedonisë, Lubço Shvrgovski deklaroi se prokuroria ka siguruar dëshmi të sigurta lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Ai pohoi se grupi që është ndaluar në operacionin “Mostër” janë autorë dhe kanë ndihmuar në kryerjen e krimit makabër.

  • OKB, ministri Hoxhaj: Serbia
    të heqë strukturat paralele në veri

    “Serbia të ndalë dhunën dhe të tërheqë njësitet e saj policore të sigurisë dhe ato paraushtarake nga veriu i Kosovës.” Kjo ka qënë kërkesa e ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj në seancën që u mbajt mbrëmë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

  • Thaçi: Vonesat e Brukselit janë të pajustifikueshme

    Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duke adresuar sërish kritika në drejtim të Bashkimit Evropian për qasje ndaj Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se Kosova ka një të ardhme të sigurtë evropiane. Sipas kreut të Ekzekutivit, këto vonesa të Brukselit ndaj Kosovës janë të pajustifikueshme, ngase Kosova po implementon në afat rekord të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet tregtare dhe përgatitjet për marrëveshjen e Stabilizim asociimit.

  • Merdar, kamionët me peshë të rëndë nga Kosova, kalojnë kufirin

    MERDAR/PODUJEVË- Pas ndërprerjes për të gjitha automjetet transportuese me peshë të rëndë, ditën e hënë janë parë dy kamionë me peshë të rëndë duke kaluar në pjesën e Serbisë nëpërmjet pikës kufitare Merdar.

  • Skicat nga kontrabanda në veri

    Koha Ditore ka siguruar skica nga organizimi i kontrabandës në veri. Ato shfrytëzohen për futjen e naftës, cigareve, e mallrave të tjera ushqimore. Marrja nën kontroll e portave kufitare 1 dhe 31 në Bërnjak dhe Jarinjë, më 27 korrik të vitit të kaluar, nga ana e autoriteteve ndërkombëtare nuk e ka ndalur kontrabandën.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv