Kosova & Rajoni

  • Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet – ÇOHU, ka prezantuar sot raportet hulumtuese mbi financat që kanë përfituar donatorët e partisë në pushtet, si dhe fshehjen e pasurisë nga 25 zyrtarë të lartë publik.Reagon PDK. 
  • Beogradi përshëndet përforcimin
    e KFOR: Përgatiten përsëri trazira

    Ministri për Kosovën në Serbi Goran Bogdanoviç tha se në Kosovë mund të përsëriten trazirat e marsit të vitit 2004.

  • Policia arreston “kryeshefin
    e rrethit të Kosovës” Goran Arsiç

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, i ka deklaruar se policia e ka arrestuar të ashtuquajturin “kryeshef i rrethit të Kosovës” Goran Arsiç, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

  • Gazetarët do të protestojnë

    Kalimi në Kuvendin e Kosovës i Kodit Penal që mban nene për përgjegjësinë penale zinxhirore tek mediat dhe obligon gazetarët që të tregojnë dhe zbulojnë burimet e tyre është pritur ka nga komuniteti i gazetarëve.

  • Prishtinë: Përdornin serbet për
    prostitucion, 5 kosovarë në pranga

    11 persona të dyshuar për trafik qeniesh njerëzore dhe krim të organizuar janë vënë në pranga sot nga Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit në Prishtinë.

  • Serbët në veri, gati për zgjedhje

    Përfaqësuesit e serbëve të veriut kanë konfirmuar se janë bërë gati që më 6 maj të zhvillohen normalisht dhe pa asnjë pengesë zgjedhjet lokale.Ata mbrëmë kanë dorëzuar listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në komunën e Zveçanit.

  • Limaj optimist: provat janë të fabrikuara

    Fatmir Limaj ka dalë më optimist të premten nga Prokuroria Speciale se nuk do të ketë aktakuzë kundër tij. Pesë orë rresht është marrë në pyetje nga një prokuror i EULEX-i, nën dyshimin se është i përfshirë në katër vepra kriminale.

  • KMDLNJ: Kashnjeti u arrestua gabimisht

    Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren ka vizituar familjarët e të arrestuarit Mark Kashnjeti, i arrestuar më 14 prill në Merdar.E bija e Markut, Valentina ka deklaruar se babai i saj është arrestuar gabimisht. “Ai s’ka të bëjë asgjë me foton. Në fotot e krahasuara me ato që i ka prezantuar opinioni serb (njeriu me uniformë dhe automatik) dhe ato që aktualisht i posedon familja nuk përkojnë as afërsisht”

  • Situata në veri, NATO: Gjermania
    trupa shtesë, është urgjente

    Gjermania do të dërgojë në Kosovë 550 ushtare forca operative rezervë për ndërhyrje të shpejtë, në veri të Kosovës, ndërsa si përforcim do t’u bashkohen edhe 150 të tjerë nga Ushtria e Austrisë. vendimi ehste marre pas kerkeses urgjente te NATO-s.

  • AGPK: Kuvendi shtyp lirinë e medias

    Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Kosovës (AGPK) ka reaguar ashpër pas miratimit në Kuvend të Kodit të ri Penal, duke thënë se është përdhunim i lirisë së shtypit, dhe se Presidentja nuk duhet ta në nshkruajë .

  • Debat në kuvend, votohen ligjet për Prizrenin dhe Hoçën

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës aprovuan dy projektligjet e rëndësishme për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë .
    Projektligji për Hoçën e Madhe, pas një debati të gjatë në Kuvend është miratuar me shumicë votash. Është miratuar edhe projektligji për Qendrën Historike të Prizrenit.

  • Aktakuzë kundër ish ministrave Haraqia dhe Beqiri

    Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish ministrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri,nga Lidhja Demokratike të Kosovës, pasi që dyshohet se dy ish ministrat kanë shpërdoruar detyrën zyrtare, duke dëmtuar buxhetin në vlerë prej 388 mijë Eurove.

  • Prokuroria e Serbisë heton rastin e Mark Koshnjetit

    Prokuroria e Serbisë po merr në pyetje dëshmitarë serbë për rastin e Mark Koshnjetit, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi. 
    30 ditësh

  • Serbia liron me kusht
    sindikalistin kosovar Hasan Abazi

    Lirohet kundrejt garancisë pasurore prej 20 mijë eurosh kreun e sindikatës së metalistëve në Kosovë, Hasan Abazi. Arrestimi i tij në fund te muajit mars u pasua me reagime të shumta të organizatave ndërkombëtare, që e cilësuan akt politik.

  • Akuzat për korrupsion
    Limaj del sot para Prokurorisë

    Deputeti Fatmir Limaj do të paraqitet sot në Prokurori ku do të merret në pyetje lidhur me akuzat për korrupsion. Kjo do të jetë seanca e fundit e pyetjeve në Prokurori në cilësinë e të dyshuarit për këtë rast pasi afati ligjor për zhvillimin e hetimeve përfundon të hënën.

  • Ilegalët serbë: Zgjedhje në Zubin Potok dhe Zvecan

    Krerët ilegalë të dy komunave me shumicë serbe në veri te Kosovës shprehen se janë të vendosur të zhvillojnë zgjedhjet lokale në 6 Maj pavarësisht qëndrimit kundër të ndërkombëtarëve dhe autoriteteve të Beogradit. Zgjedhjet lokale serbe priten të mbahen në komunat e Zubin Potokut dhe Zvecanit.

  • ‘Ndëshkohen’ policët e arrestuar nga
    serbët Thaci: Duhet të rezistonin

    Punonjësit e policisë Shukri Binaku dhe Sami Beqiri nuk do të patrullojnë më përgjatë kufirit të Kosovës, pasi janë ulur në pozitë. Kryeministri Thaci deklaroi dje në Kuvend, sepolicët duhet të rezistonin dhe jo të dorëzoheshin.

  • Shkelet marrëveshja
    Thaci: Zgjedhjet në 2014

    Pavarësisht marrëveshjes së një viti më parë, që parashikonte zhvillimin e zgjedhjete të përgjithshme të parakohshme në vitin 2013, Thaci ka deklaruar se “Ballafaqimin me opozitën, Qeveria do ta ketë në fund të vitit 2014”

  • Kuvendi, debat e akuza për veriun

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Liburn Aliu ka reaguar sot në seancën plenare lidhur me deklaratat e djeshme të kryeminsitrit Hashim Thaçi se gishti që po i drejtohet një komuniteti.Ne po e akuzojmë Serbinë e kryeministri e ndërlidh me komunitetin serb” Thaçi bojkotin e djeshëm  nga opozita e quajti mungesë e argumenteve.

  • Maqedoni, viza për kosovarët

    Policia kufitare e Maqedonisë i ka kthyer mrapsht qytetarët e Kosovës, të cilët kanë tentuar ta kalojnë kufirin shtetëror për të hyrë në Maqedoni, të enjten. Policia maqedonase i ka rekomanduar qytetarët kosovarë që për të hyrë në këtë shtet paraprakisht të aplikojnë për vizë në Ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv