Kosova & Rajoni

  • Deputeti Bekim Haxhi-Kamishi është zgjedhur asistent, ani pse rregullat e Universitetit të Prishtinës ndalojnë një gjë të tillë.Të shtunën se për të njëjtat arsye është refuzuar për tu bërë asistent burri i Presidentes, Atifete Jahjaga, Astrit Kuçi. 
  • Ministri italian i Mbrojtjes viziton Kosovën

    Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Xhiampaolo di Paolo do të takohet me ministrin e FSK-së Agim Çeku dhe komandantin e FSK-së, Kadri Kastrati.

  • FOL: Institucionet vazhdojnë paqen me korrupsionin

    Lëvizja ‘Fol’ publikoi sot raportin ‘Monitoruesi i Korrupsionit’ për periudhën janar-mars 2012, sipas të cilit, “institucionet vazhdojnë paqen me korrupsionin”.

  • Edita kërkon presion ndaj Serbisë

    Udhëheqësja e bisedimeve Prishtinë-Beograd, Edita Tahiri, ka deklaruar se me palën serbe nuk mund të fitet për tema të tjera, pa u zbatuar marrëveshjet e arritura në dialogun teknik.

  • Nuk respektohen gradat, togeri udhëheq nënkolonelen

    Pavarësisht gradave që ekzistojnë në Policinë e Kosovës, ato nuk respektohen kur janë në pyetje pozitat e larta menaxhuese. Është suspenduar koloneli për mosintervenim ndaj Vetëvendosjes, e tash togeri e udhëheq nënkolonelen.

  • Serbët protestuan në veri të Kosovës

    Serbët e veriut të Kosovës mbajtën një protestë simbolike si shenjë revolte ndaj rezultateve për zgjedhjet serbe të 6 majit.

  • Universiteti i Prishtinës refuzon
    burrin e presidentes Jahjaga

    Bashkëshortit të presidentes së Kosovës i refuzohet kërkesa për tu bërë asistent i fakultetit të mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Astrit Kuçit i është refuzuar kërkesa për shkak se nuk plotësonte të gjitha kriteret konform rregullores mbi të cilën funksionon ky Universitet.

  • PDK, skenar për largimin e kushtit për dialogun me Serbinë

    Partia Demokratike është mobilizuar për ta rivotuar të martën mocionin që i kushtëzon bisedimet me Serbinë, me ndriçimin e fatit të të pagjeturve. Në seancën e së martës do të jetë kuorumi, ndonëse do të mungojnë deputetë të opozitës, dhe draftit të mocionit që do të votohet do t’i mungojë fjalia kushtëzuese.

  • Raporti i Ban Ki Moon:
    Arrestimet, të pajustifikueshme

    Sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon i konsideron të pajustifikueshme arrestimet e fundit në Kosovë dhe Serbi, ndërsa retorika luftëdashëse do të cojë në tensione të mëtejshme dhë në dhunë. Kjo nënvizohet në raportin për situatën në Kosovë, i cili do të shqyrtohet të hënën në Këshillin e Sigurimit.

  • Falsifikon notat verbale, SHBA reagon

    Mehmet Morina, drejtor në Departamentin për Çështje Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës është suspenduar nga detyra e tij pas falsifikimit të notave verbale për grupe të njerëzve për pajisje me viza për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • Merdarë, bllokohet qarkullimi
    i automjeteve të rënda

    Në Merdarë, në pikën e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë qarkullimi i automjeteve prej mbrëmjes së djeshme në të dyja drejtimet. Shkak është bërë organizimi i një proteste të disa qytetarëve serbë në territorin e Serbisë, të cilët kanë bllokuar rrugën pasi pak dite me pare një kamion i ngarkuar me rërë, nga pesha e rëndë ju ka dëmtuar një urë.

  • Fitou: Mund të ankoheni për BE-në, por edhe ju keni ende detyrime

    Ambasadori francez në Kosovë, Jean François Fitou i ka dhënë mbështetje kryeministrit Thaçi për kërkesën e tij që BE-ja të jetë më e koncentruar në Kosovë, por diplomati francez ka shtuar se edhe ju duhet t’i kryeni obligimet dhe angazhimet e juaja, ngase “jo të gjitha i keni bërë” .

  • EULEX, shpall fajtor për krime lufte Zoran Koliçin

    Zoran Koliç është shpallur fajtor për kryerjen e krimeve të luftës kundër të burgosurve në Burgun e Lipjanit në maj të vitit 1999.

  • Serbet paralajmerojne protesta ne veri

    Këshilli komunal i Partisë Përparimtare serbe (SNS) në veri të Mitrovicës, ka paralajmëruar të shtunën se që nga dita e nesërme do të organizojnë protesta çdo ditë per vjedhjen e votave në zgjedhjet lokale, republikane dhe parlamentare

  • Thaçi: Brukseli deshtoi

    Thaçi përplaset me BE-në, e kërcënon me shpërthim pakënaqësish "Çdo vonesë e Brukselit për integrimin e Kosovës është dështim i tij, si në raport me Kosovën, ashtu edhe më rajonin."

  • Britania kërkon heqjen e Serbise nga veriu

    Serbia e ka një obligim në raport me veriun. Londra zyrtare pret që Qeveria e re e Serbisë ta shuajë prezencën e MUP-it në Kosovë, tha ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff

  • Dorëhiqet Zharku kryetari i Kaçanikut

    Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka dhënë dorëheqje nga ky post, por edhe nga kryetari i degës së PDK-së në Kaçanik, pas fuqizimit nga Gjykata Supreme e Kosovës të aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut, që Zharkut ia pat shqiptuar para një viti një dënim prej tre vjetësh burgim, për veprën penale të detyrimit.

  • Familjaret e te pagjeturve te zhgenjyer me mazhorancen

    Përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, në një konferencë për media shprehen shqetësimin për ngritjen e mocionit në seancën e djeshme të Kuvendit nga ana e Grupit Parlamentar të PDK-së që t’i kthejë në rivotim rekomandimet e miratuara në Kuvend, një prej të cilave parasheh kushtëzimin e vazhdimit të bisedimeve me Serbinë me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

  • Ministri Çeku e ambasadori Selimi ne PDK

    Radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pritet t’iu bashkohet edhe gjenerali Sylejman Selimi, ish komandant i FSK-së, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë, por edhe ministri i FSK, Agim Çeku, shkrujnë mediat në Kosovë

  • Kosovë, parlamenti përfshihet
    nga debatet, opozita braktis sallën

    Është ndërprerë vetëm pak minuta pasi kishte nisur seanca parlamentare në kuvendin e Kosovës, duke u shtyrë për ditën e martë. Shkak ëshët bërë debati mes mazhorancës , që kërkonte rivotim për një vendim të marrë dje, dhe opozitës – që e kundërshtonte atë . Pas këtij debati vetëm 36 deputetë deputetë mbetën në sallë, një numër që nuk mjaftonte për të marrë asnjë lloj vendimi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv